• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rasti i efektives/Policia bën aksion masiv në 1136 subjekte dhe sekuestron qindra fishekzjarre

by Java News
02/12/2018 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Luftë ndaj fishekzjarrëve pas incidentit te rende kunder efektives se policise. Policia e Shtetit ka vijuar dhe gjatë ditës së djeshme, kontrollet e shumta në subjekte që shesin lëndë plasëse.Sipas një njoftimi për mediat mësohet se  janë sekuestruar 643 kapsolla dhe 487 fishekzjarre që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën.

NJOFTIMI I PLOTË

Nisur nga ngjarja e fundit ku gjatë një proteste para Parlamentit, mbeti e plagosur nga një kapsollë një punonjëse policie, nga shqetësimet e shumta të qytetarëve që kanë denoncuar në numrin 112 dhe në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, si dhe duke parë rrezikshmërinë e lartë për jetën që kanë këto mjete shpërthyese, Policia e Shtetit prej disa ditësh vijon zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për kontrollin e tregjeve dhe bizneseve që kryejnë aktivitet në tregtimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarreve.

  ë këtë kuadër, bazuar dhe në Ligjin Nr.9126, datë 29.07.2003 “Për përdorimin civil të lëndëve plasëse, lëndëve piroteknike e fishekzjarreve në Republikën e Shqipërisë” si dhe Urdhërit të MB nr. 229, datë 08.05.2015 “Për miratimin e rregullores për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarreve”, gjatë ditëve të fundit në të gjithë vendin nga strukturat e policisë është ushtruar kontroll në subjekte (dyqane dhe tregje), “Për mënyrën kushtet dhe kriteret e magazinimit e përdorimit të lëndëve pritoteknike e fishekzjarreve”.

Janë kontrolluar 1136 subjekte (dyqane të ndryshme, markete apo supermarkete) si dhe tregje të shumicës.

Si rezultat i kontrolleve janë sekuestruar 643 kapsolla, si dhe 487 fishekzjarre që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën.

Janë dërguar materialet për vlerësim në Prokurori për 3 subjekte ku janë gjetur dhe sekuestruar kapsolla.

Kontrollet janë përqëndruar edhe në verifikimin e plotësimit të masave shtesë të sigurisë, si kamera dhe fikse zjarri.

Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjitha bizneseve që të mos tregëtojnë kapsolla apo lëndë piroteknike si dhe të plotësojnë kushtet dhe kriteret për magazinimin dhe tregtimin e lëndëvë piroteknike dhe fishekzjarreve, konform ligjit.

Policia e Shtetit iu bën thirrje prindërve që mos të lejojnë fëmijët të përdorin të tilla mjete shpërthyese pasi janë rrezik potencial për jetën e tyre dhe të të tjerëve, si dhe fton qytetarët për të denoncuar çdo rast të tregëtimit të lëndëvë të mësipërme në numrin pa pagesë 112 apo në aplikacionin “Komisariati Dixhital”. (Panorama)

Next Post
Fushë Arrëz/Si mbahen në jetë dy vajza me një bombol oksigjeni

Fushë Arrëz/Si mbahen në jetë dy vajza me një bombol oksigjeni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

August 19, 2026
Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

August 19, 2026
OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

August 19, 2026
VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

August 19, 2026
Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

August 19, 2026
FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

August 19, 2026
“E dua këtë vend”- Richard Grenell pushime në bregdetin shqiptar, shfaqet mes Vlorës e Radhimës: Perfekt për të mbyllur verën, me ujëra shëruese!

“E dua këtë vend”- Richard Grenell pushime në bregdetin shqiptar, shfaqet mes Vlorës e Radhimës: Perfekt për të mbyllur verën, me ujëra shëruese!

August 19, 2026
E bujshme nga Argjentina: Barcelona ofron 100 mln euro për Lautaro Martinez, dridhet Interi!

E bujshme nga Argjentina: Barcelona ofron 100 mln euro për Lautaro Martinez, dridhet Interi!

August 19, 2026
Një muaj pas përfundimit të Botërorit, presidenti i Federatës së Argjentinës shpërthen në akuza: Donin të na shkatërronin…

Një muaj pas përfundimit të Botërorit, presidenti i Federatës së Argjentinës shpërthen në akuza: Donin të na shkatërronin…

August 19, 2026
Triller në SHBA, tharja e liqenit të Nevadës nxjerr në sipërfaqe skelete njerëzore!

Triller në SHBA, tharja e liqenit të Nevadës nxjerr në sipërfaqe skelete njerëzore!

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com