• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kontroll nxënësve te dera”, policia bën planin e sigurisë, do mbyllen lokalet afër shkollave

by A R
05/09/2025 17:39
FOTO ILUSTRUESE

FOTO ILUSTRUESE

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çdo nxënës që dyshohet se mund të mbajë me vete në shkollë sende të jashtëligjshme, do të kontrollohet që në portën hyrëse nga roja i shkollës dhe oficeri i sigurisë. Kjo është një ndër masat e ndërmarra nga Policia e Shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë e nxënësve.

Plani i masave do të nisë zbatimin nga dita e hënë, me nisjen e vitit të ri shkollor. Detajet e u bënë publike në një deklaratë për mediat nga drejtori i Rendit Publik, Agron Çeli.

“Dhënien dhe shkëmbimin e informacioneve me stafin pedagogjik dhe me oficerët e sigurisë në shkolla, për nxënësit që mund të mbajnë me vete sende të kundërligjshme dhe mbi bazën e tyre, zhvillimin e kontrolleve në portat e hyrjes nga personeli roje i shkollës dhe oficerët e sigurisë, në prani të mësuesve dhe në mbikëqyrjen e punonjësit të Policisë”, tha drejtori i rendit publik, Agron Çeli.

Një tjetër pikë e paketës së sigurisë është edhe zbatimi i perimetrit, sidomos për lokalet pranë shkollave.

“Në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor, AKU-në dhe pushtetin vendor, do të punohet për mbylljen apo largimin e lokaleve të tregtisë dhe pikave ambulante të shitjes që tregtojnë pije alkoolike, produkte ushqimore të skaduara pranë shkollave, të cilat jo rrallë herë shërbejnë dhe si pika të grumbullimit të shtetasve me precedent kriminal, përdoruesve të pijeve alkoolike dhe lëndëve narkotike, si dhe burim rreziku për prishje të rendit publik apo veprime të tjera të dhunshme ndaj personelit mësimdhënës dhe nxënësve të shkollave”, shtoi ai.

Drejtuesit e policisë garantuan se që në nisje të procesit mësimor e deri në përfundim do të ketë shtim të efektivëve në shkollë për të garantuar nxënësit dhe prindërit e tyre. Ndërsa në ato shkolla që ndodhen pranë rrugëve kryesore, Policia Rrugore do të jetë në gatishmëri dhe do të kryhen kontrolle të vazhdueshme për drejtuesit e automjeteve që transportojnë nxënësit, duke përfshirë testet për alkool, kontrollin teknik të automjeteve dhe zbatimin e rregullave të transportit të tyre.

Next Post
VIDEO / Zuri vendin e parkimit të motrës, 34-vjeçari djeg makinën

VIDEO / Zuri vendin e parkimit të motrës, 34-vjeçari djeg makinën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In