• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kontribut i çmuar në ditët pas tërmetit shkatërrues”, 19 punonjës policie vlerësohen me “Medalje Nderi”

by Java News
15/01/2020 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dekoruar me 19 punonjës të Policisë së Shtetit me “Medalje Nderi”, për kontributin e tyre në ditët më të vështira që kaloi Shqipëria pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. Këta punonjës policie u nderuan me këtë titull për merita dhe shërbime të veçanta në luftën ndaj krimit dhe sigurimit të rendit e qetësisë publike.

Gjatë fjalës së tij Lleshaj tha se tërmeti na dha të kuptojmë se me çfarë niveli angazhimi, profesionalizmi, qytetarie, trimërie kemi të bëjmë në Policinë e Shtetit. Mes të tjerash ai theksoi se do të punohet për kampusin e ri të Policisë, një infrastrukturë krejtësisht e re kjo dhe me standarde.

“Janë thënë shumë fjalë për performancën dhe angazhimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, nga niveli më i ulët, te niveli më i lartë, nga periferia në qendër. Gjatë vitit 2019 e më parë, por për vitin 2019, që unë e kam konsideruar vërtet si një vit tektonik në të gjitha planet, me tektonika të shumta, jo vetëm ato fiziket, por dhe në fushën e politikës e në fusha të tjera, Policia e Shtetit është sfiduar dhe është vënë përballë barrëve të mëdha dhe provave të mëdha. Dhe këtu ka patur angazhim, ka patur performancë. Tërmeti është vetëm njëri prej tyre, që na dha të kuptojmë se me kë kemi të bëjmë, pra me çfarë niveli angazhimi, profesionalizmi, qytetarie, trimërie kemi të bëjmë me Policinë e Shtetit dhe struktura e tjera, por meqenëse jemi për Policinë e Shtetit. Në të njëjtën kohë, edhe gjithë viti 2019 na ka ballafaquar me shembuj të jashtëzakonshëm angazhimi të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Qeveria shqiptare është plotësisht e qartë për rëndësinë që duhet t’i kushtohet sigurisë në tërësi, policisë në veçanti, është mjaft e motivuar. Para pak ditësh, ju patë RENEA-n. Do punojmë për të filluar punën e konceptimit dhe planifikimit të një qendre të tillë të ngjashme, edhe për Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Do të punohet për kampusin e ri të Policisë së Shtetit, i cili do t’i japë Policisë së Shtetit një infrastrukturë krejtësisht të re, të panjohur më parë në kuptimin e standardeve”, tha ministri Lleshaj. /e.s/

Next Post
Arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Itali, bënte korrierin e trafikut ndërkombëtar të drogës

Arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Itali, bënte korrierin e trafikut ndërkombëtar të drogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In