• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kontribues në letërsinë shqiptare”/ Presidenca vlerëson përkthyesin dhe botuesin Rexhep Hida me titullin “Mjeshtër i Madh”

by Java News
19/03/2022 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta dekoroi me Titullin “Mjeshtër i Madh” përkthyesin dhe shkrimtarin Rexhep Hida.

Ky vlerësim nga Kreu i Shtetit ishte me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të qenësishëm të dhënë në fushën e letërsisë si themelues i shtëpisë së parë botuese private në vend, duke u sjellë lexuesve kryevepra të letërsisë botërore dhe asaj shqiptare. Me mirënjohje për vlerat e çmuara si përkthyes në gjuhën amtare të kryeveprave botërore dhe të shkrimtarëve shqiptarë në gjuhë të huaj, duke u dalluar gjithashtu edhe si autor veprash të rëndësishme mbi çështjen tonë kombëtare”.

Gjatë fjalës së tij drejtuar shkrimtarëve, artistëve, intelektualëve dhe diplomatëve të pranishëm në ceremoni, Meta tha:

Jam shumë i lumtur, që ndodhem sot, mes shumë personalitete të fushës së artit e letërsisë, me studiues, shkrimtarë, përkthyes e botues, për të vlerësuar njërin prej jush, intelektualin e njohur të fushës së letrave, pedagogun, përkthyesin, redaktorin, shkrimtarin dhe botuesin Rexhep Hida. Rexhep Hida ka fituar respektin dhe vlerësimin e kolegëve dhe miqve të tij të shumtë dhe ka krijuar një personalitet të spikatur mes intelektualëve tanë, falë aftësive profesionale, vlerave të larta njerëzore, ndershmërisë dhe përkushtimit të tij në punë.

Jeta e Hida ka qenë dhe mbetet e lidhur ngushtësisht me librin dhe me dijen. I lindur në një familje patriotike dhe kulturëdashëse, Hida me përfundimin e universitetit u emërua pedagog i letërsisë dhe teorisë së përkthimit, pranë Universitetit të Tiranës. Më pas ai, shërbeu si përkthyes-redaktor i veprave filozofike, sociologjike e politike, në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” dhe atë enciklopedike, ku përgatiti një botim për shumë veprash të rëndësishme nga letërsia botërore në gjuhën shqipe.

Next Post
Dy dallgët e derisotme të Covid-19 në Shqipëri dhe dallga e pritshme

Shiringat kryeministrore i kanë shfryrë tullumbacet protestore…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In