• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kontratat e çuditshme të botës së futbollit

by
08/09/2015 23:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë viteve të fundit, klauzolat në kontratat e lojtarëve kanë fituar terren duke u bërë pika të rëndësishme në fletën ku futbollistët hedhin firmën dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për bonuset e lidhur me paraqitjen e tyre në fushën e lojës.

Në Paris, një pikë në kontratën që e lidh Thiago Silvan me Paris Saint Germain e gjobit lojtarin brazilian me 500 mijë Euro nëse ai kritikon vendimet e trajnerit. Në kampionatin amerikan shkojnë edhe më tej, aty japin premio për lojtarët edhe në rastet e asisteve vendimtarë dhe në këtë mënyrë, gjatë viteve të fundit ata që kërkojnë të japin një pasim të saktë me finalizim drejt rrjetës, janë shtuar.

Më e çuditshme eshtë kontrata që Arsenali lidhi me Southampton për transferimin e Alex Oxlade-Chamberlain në vitin 2011. Në një pikë të saj shkruhet se “Topçinjtë” janë të detyruar të paguajnë 14 mijë Euro për çdo ndeshje ku sulmuesi aktivizohet më shumë se 20 minuta.

Kjo ishte edhe arsyeja se përse fillimisht Wenger e hidhte në fushë rreth minutës 72 por edhe në këto raste ai u detyrua të paguante sepse Southampton kishte parashikuar në kontratë edhe minutat shtesë.

Në rastin e Eden Hazard, ata që fërkuan duart për largimin e tij ishin lojtarët e tjerë të skuadrës së Lille pasi Abramovic u detyrua të paguante nga 10 mijë Euro në llogarinë e gjithsecilit pasi në kontratë shkruhej se lojtarët e mbetur të skuadrës ishin të detyruar të luanin pa një prej lojtarëve më të mirë të organikës.

Më keq shkoi për ish trajnerin e Schalke 04, Udo Lattek, të cilit i premtuan se nëse do ta mbyllte sezonin përpara Borussias së Dortmundit  do të kishte një bonus prej 1 milionë e gjysmë Eurosh. Por edhe pse ai e mori seriozisht sezonin 1992-93 duke kryesuar përpara rivalëve, klubi e shkarkoi përpara përfundimit të kampionatit për të evituar pagesën shtesë të premtuar në fillim të sezonit.

Një tjetër kontratë e çuditshme është edhe ajo që lidhi Giuseppe Reinan me Arminia Bielefeld. Klubi do t’i dhuronte nga një shtëpi për çdo vit në kontratë por për fatin e keq të lojtarit nuk ishin saktësuar dimensionet e banesës.

Në fund të sezonit të parë ai përfitoi një shtëpi të gjatë vetëm 20 cm dhe kjo për shkak të mungesës së vëmendjes sepse Reina nuk u kishte kushtuar rëndësi detajeve të kontratës.

Next Post

Horoskopi 9 Shtator 2015

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com