• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kontrata e Safet Gjicit për Kukësin: Qytetarët duan njerëzit e punës, jo kandidatët e importuar

by A R
27/04/2023 09:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një kontratë për qytetarët e Kukësit, kjo është ajo çka kryebashkiaku Safet Gjici ofron në kërkim të votës së tyre për një mandat të ri në krye të qytetit verilindor.

Kandidati socialist bëri në Debat në A2 CNN një prezantim të premtimeve të realizuar dhe listoi programin ku do të bazohet për 4 vitet e ardhshme.

“Kemi përgatitur kontratën tonë me banorët e Kukësit për të përmirësuar jetën e qytetarëve të bashkisë. Këtë kontratë e ka çdo qytetar në shtëpi. Sot të gjitha premtimet i kemi mbajtur dhe kemi bërë më shumë. Në Kukës kërkohen rrugë, investime në çerdhe, shkolla, rrugë. Qytetarët kuksianë e prekin ndryshimin, qoftë në pastrim, në investime. Aeroporti do t’i sjellë një zhvillim makro të gjithë qytetarëve. Efektet e aeroportit po ndjehen, por për 2-3 vite aeroporti do ketë ndikim direkt në xhepat e qytetarëve”, tha Gjici.

Në lidhje me një nga plagët e shoqërisë shqiptare, e cila është ajo e largimit të të rinjve, Gjeci u shpreh se në Kukës nuk ka një shpopullim, por thjesht një emigracion të shtuar. Ai u angazhua për investime edhe në zonat më të thella për të përmirësuar jetesën e qytetarëve, teksa foli dhe për programin e qeverisë britanike, i cili aktualisht ka punësuar sipas kryebashkiakut mbi 100 të rinj.

“Shpopullimi është një fjalë e rëndë dhe nuk është në Kukës. Emigracion ka pasur dhe do të ketë. Por ne do të vazhdojmë me investime dhe njerëzit janë të lirë për të vendosur. Ne kemi vizion dhe për ta çuar bashkinë te qytetari dhe jo si ishte 20 vite më parë nga PD. Investimet do të vijojnë dhe në zonat më të thella. Ne dimë të punojmë dhe të thithim investimet.

Programi i qeverisë britanike për të mbajtur qytetarët në Kukës është rreth 9 milionë euro dhe deri në këto momente janë punësuar mbi 100 persona. Do të hapim shkolla profesionale pasi janë shumë të nevojshme për Kukësin. Ky është një projekt i leverdishëm dhe synon të punësojë deri në 3000 persona në 2-3 vite”, shtoi Gjici.

Në lidhje me kandidatin rival, Safet Gjici deklaroi se kuksianët nuk pranojnë më njerëz të importuar nga Tirana që nuk jetojnë në qytet dhe nuk njohin problemet e tij, ndërsa e thumboi atë duke thënë se bën premtime të parealizueshme.

“Kandidati i opozitës është jashtë realitetit, nuk ka program, bën premtimet që nuk mund të bëhen. Premtimet e tij nuk i beson asnjë fëmijë. Kuksianët nuk do të shkojnë më mish për top. Raportet në SPAK për Gërcedin, Sinamati i ka mbi shpinë, ne i dimë, Shqipëria është e vogël. Kuksianët kanë parë ndryshime të mëdha, ne jemi njerëz të punës”, përfundoi kryebashkiaku aktual, teksa u shpreh i sigurt në fitoren e 14 majit.

/a.r

Next Post
Bild: Kievi tentoi të vrasë Putin me dron

Bild: Kievi tentoi të vrasë Putin me dron

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

March 20, 2026
Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

March 20, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

Pse Berisha dhe PD nuk ngushëlluan vdekjen e ish drejtuesit të gazetës Rilindja Demokratike?

March 20, 2026
Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

March 20, 2026
Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

March 20, 2026
Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 20, 2026
Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

March 20, 2026
Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

March 20, 2026
Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

March 20, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

DETAJE / Vdes në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In