Mbrojtësi i Barcelonës Rafinha, është kthyer në një prej lojtarëve kryesor të këtij ekipi.
Katalanasit i kanë rinovuar kontratën anësorit për 5 vite të tjera, por ajo që bie më shumë në sy është klauzola e tij marramendëse e largimit.
Klubet të cilat në të ardhmen dëshirojnë ta transferojnë lojtarin në radhët e veta, duhet t’ia paguajnë Barçës 75 milionë euro.
Rafinha u shpreh i lumtur për vazhdimin e kontratës, ndërsa tha se Barcelona është shtëpia e tij.