• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kontrata e PD, më e shtrenjta! Lobimi në USA, zbulohen klientët e “Continental Strategy”

by B K
28/04/2025 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lidhjet direkte dhe indirekte mes kompanisë “Continental Strategy LLC” me presidentin Trump, e kanë kthyer këtë firmë lobimi më të kërkuarën, me një mori kontratash të lidhura 3 muajt e fundit.

Kompania lobuese në SHBA “Continental Strategy LLC” e cila lidhi një kontratë shërbimesh me PD për 24 muaj me vlerë totale 6 milion dollarë drejtohet nga Carlos Trujillo.

Në tetor 2017 ai u zgjodh nga presidenti Trump si ambasador i organizatave shtetërore amerikane, sikurse ai e ka ndihmuar Trump, në fushatën zgjedhore të Nëntorit për votën e shtetasve me origjinë latine.

Miqësia e tij me Trump e bëjnë lobistin më të kërkuar të momentit për shumë individë, parti politike dhe qeveri të ndryshme në botë.

Pa harruar faktin se në kompaninë se në “Continental Strategy LLC” punon ajo që njihet si biondia Katie Wiles vajza e Susie Wiles e cila në Shtëpinë e Bardhë punon si shefe e stafit të presidentit Trump.

Ndërkohë sipas CBS News, Susie Wiles menaxhere e fushatës elektorale të Trump në 2024 punoi ngushtësisht me Chirs LaCivita për të bindur ata që ishin më pak të interesuar ta çonin votën tek Trump.

Nuk është vetëm PD dhe Sali Berisha të cilët përmes pagesës 250.000 dollarë në muaj, synon afrimin me administratën së re Trump.

Nga një kërkim i gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, në faqen FARA ku janë regjistruar dhe publikojnë kontratat kompanitë lobuese amerikane rezulton se në periudhën Shkurt Prill 2025 kompania “Continental Strategy LLC” ka lidhur 5 kontrata ku në vend të parë me shumën 250.000 dollarë në muaj renditet PD e Shqipërisë.

Republika e Haitit ka lidhur një kontratë 12 muroje me një pagesë prej 35.000 dollarë në muaj për të rritur profilin e këtij shteti në SHBA, rritur investimet amerikane në këtë vend përfshi ndihmën për qeverinë haitiane në sektorin financiar.

Republika Domenikane përmes lobimit 1 vjeçar duke paguar 20.000 dollarë në muaj kërkon të fuqizojë marrëdhëniet qeveritare me SHBA përfshi shtimin e kontakteve ndërqeveritare.

Ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme të Guajanës duke paguar 50.000 dollarë në muaj për 6 muaj, kërkon nga “Continental Strategy LLC” shtimin e kontakteve me ligjvënësit amerikan.

Shërbimet e “Continental Strategy LLC” i ka kërkuar edhe kompania Gjeorgjiane “Reformatics” për të shtuar lidhjet me zyrtarë të administratës Trump dhe agjenci apo departamente të tjera përfshi kongresin amerikan.

Po të analizojmë të pesë kontratat me të fundit të “Continental Strategy LLC” ajo e lidhur me Partinë Demokratike, është me një kohëzgjatjen më të madhe prej dy vitesh përfshi shumën më të madhe 250.000 mijë dollarë në muaj me një total prej 6 milion dollarë.

5 KONTRAT E FUNDIT TË “CONTINENTAL STRATEGY LLC”

1.Partia Demokratike – 250.00 USD në muaj, kohëzgjatja 24 muaj.

2.Reformatics Gjeorgji-100.000 USD në muaj, kohëzgjatja 6 muaj.

3.Ministria e Punëve të Jashtme Guajana- 50.000 USD në muaj kohëzgjatja 6 muaj.

4.Republika e Haitit-35.000 USD në muaj, kohëzgjatja 12 muaj.

5.Republika Domenikane 20.000 USD në muaj, kohëzgjatja 12 muaj./Tch

Next Post
U kap me makinë të vjedhur! Arrestohet shqiptari në Greqi, i gjendet dhe drogë

U kap me makinë të vjedhur! Arrestohet shqiptari në Greqi, i gjendet dhe drogë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria në sytë e një emigranti

November 9, 2026
Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

November 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtoresha e burgjeve mund ta ndihmojë qeverinë me standarde të reja, jo me justifikime të vjetra

November 9, 2026
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

November 9, 2026
VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

November 9, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja! Ja si do të funksionojë

November 9, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha premtoi se do ikë kur ta lërë mendja, po kush guxon t’ia thotë?!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In