• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KONTRATA e lobimit, PD pajtoi kompaninë pranë republikanëve për fushatën zgjedhore, ja sa pagoi selia blu

by A R
07/04/2017 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë që lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka punësuar një kompani lobimi afër republikanëve për ta asistuar në marrëdhëniet me qeverinë amerikane, mediat, si dhe projektimin dhe zbatimin e fushatës zgjedhore të 18 qershorit.

Nga Besar Likmeta

Me 22 Mars, gjatë vizitës së tij në Uashington, lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka firmosur një kontratë me kompaninë e lobimit “Stonington Strategies,” pjesë e “Muzin Capitol Partners” – një kompani e regjistruar në shtetin Maryland të SHBA-ve. Kontrata kap vlerën e 25,000 USD në muaj dhe do të jetë e vlefshme për tre muaj.

Sipas të dhënave të deklaruara nga “Muzin Capital Partners LLC” në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, qëllimi i kësaj kontrate është “projektimi dhe implementimi” i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare; promovimi i qëllimeve të Partisë Demokratike në media dhe pranë bizneseve dhe figurave politike në SHBA. Gjithashtu “Muzin Capital” raporton se do ta ndihmojë Partinë Demokratike në krijimin e një lëvizjeje konservatore në Shqipëri. [Kliko këtu për kontratën]

Kjo kontratë është firmosur në një kohë kur Partia Demokratike është përfshirë në një bojkot të parlamentit dhe një protestë disajavore, përmes së cilës kërkon një qeveri teknike si garanci për të hyrë në zgjedhjet e 18 qershorit.

E kontaktuar nga BIRN, Partia Demokratike nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi kontratën, burimin e parave si dhe pjesëmarrjen e mundshme në zgjedhje.

Kontrata e fundit e lobimit të Partisë Demokratike nuk është një rast i veçuar. Partitë politike shqiptare janë përpjekur në vazhdimësi të ndikojnë mbi qëndrimet e qeverisë amerikane ndaj tyre, duke paguar lobues të kushtueshëm, veçanërisht gjatë periudhave të krizave politike apo periudhave zgjedhore.

Muzin Capitol Partners LLC është një kompani e themeluar nga Nicolas Muzin, një këshilltar strategjik dhe zëvendës-shef shtabi për senatorin Republikan Ted Cruz gjatë fushatës së tij për President në vitin 2016.  I trajnuar si mjek dhe jurist, Nick Muzin ka punuar gjithashtu si shef stafi i senatorit Tim Scott, kur ky i fundit ishte në pozicionin e kongresmenit.

Gjatë vizitës së tij në Uashington në janar, Basha mori pjesë në një pritje të organizuar nga senatori Cruz.

“Senatori Cruz ndau me z.Basha idetë dhe praktikat më të mira që ndiqen dhe në SHBA për të luftuar korrupsionin dhe forcuar drejtësinë. Z.Cruz e siguroi z.Basha se do të ketë mbështetjen e tij në projektin për një Shqipëri të drejtë dhe të mundësive për të gjithë,” tha Partia Demokratike në një  njoftim për shtyp mbi vizitën.

“Jurist i shkëlqyer, prokuror dhe avokat i suksesshëm i Shtetit të Teksasit dhe njohës i rrallë i politikave publike, ai më ofroi këshilla interesante për të luftuar korrupsionin dhe forcuar drejtësinë dhe mbështetje për projektin tim për një Shqipëri të drejtë dhe të mundësive për të gjithë,” shkroi Basha në një postim në Facebook me 19 janar.

Ndërsa në vizitën e tij të dytë në Uashington në fund të marsit, Basha nuk publikoi axhendë, por deklaroi në një intervistë për Zërin e Amerikës se kishte takuar “ një numër të madh senatorësh dhe kongresmenësh si dhe bashkëpunëtorë të nivelit të lartë të administratës Trump”.

Faksimile e kontratës së lobimit të nënshkruar nga Lulzim Basha | Foto: BIRN

Faksimile e kontratës së lobimit të nënshkruar nga Lulzim Basha | Foto: BIRN

“Kemi diskutuar për gjendjen në Shqipëri, për zhvillimet politike dhe impaktin që ka kriza politike dhe në veçanti krimi i organizuar, paratë e drogës dhe influenca e tyre mbi procesin politik në Shqipëri,” tha Basha më 24 mars për Zërin e Amerikës.

Muzin Capital Partners LLC nuk është kompania e parë lobuese e kontraktuar nga Partia Demokratike dhe liderët e saj politikë. Gjatë vitit 2016, PD u asistua për një periudhë të shkurtër nga Podesta Group.

Dokumentet e Departamentit të Drejtësisë tregojnë që edhe kompania Podesta Group është regjistruar si lobist i Partisë Demokratike për periudhën 1 mujore nga 15 marsi 2016 në 15 prill 2016, e cila ka përkuar me një tjetër vizitë të Bashës në Uashington. Por ndryshe nga herë të tjera, aktiviteti i kësaj kompanie ka qenë i kufizuar dhe Partisë Demokratike nuk i janë faturuar shpenzime për përfaqësimin e saj.

Sipas formularit si agjenti i huaj të depozituar nga Podesta Group me Departamentin e Drejtësisë, kjo e fundit e ka këshilluar Partinë Demokratike “mbi politikën e jashtme të SHBA-së, si dhe ka informuar zyrtarë të Ekzekutivit mbi zhvillimet në Shqipëri.”

Në këtë drejtim, përfaqësues të Podesta Group kanë dërguar 2 emaile dhe kanë mbajtur dy takime me Ana Makanju dhe Victoria Taylor, nga zyra e Presidentit Barack Obama.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës me 18 mars 2016, kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se Partia Demokratike nuk po paguante për kontratën me Podesta Group.

“Kompania është kompani që e ka mbështetur më parë Shqipërinë dhe do vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në atë që bën. Për këtë kontratë nuk do shpenzojë asnjë shumë,” tha Basha.

“Është një kontratë që nuk ka faturë financiare, por është një angazhim për një çështje parimore si zgjedhjet e lira që nuk i vlejnë vetëm PD, por edhe PS-së,” përfundoi kreu i PD-së./BIRN/a.m.

Next Post
PBDNJ: Rama të braktisë politikat e saj klienteliste ndaj Himarës

Dule: Rama nuk ia ka idenë fundit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale

January 27, 2026
Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

‘Molotovi të kategorizohet si armë zjarri’, Braçe nxjerr foto nga protestat e Berishës: E papranueshme

January 27, 2026
“Na ka marrë malli të shohim një grua shtatzënë”, Korreshi në Kuvend: Është hall, s’jep njeri më nuse në fshat!

Korreshi ngre tonet në Kuvend: E keni në terezi, hani petulla me mjaltë.. Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

January 27, 2026
FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

January 27, 2026
Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

January 27, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

January 27, 2026
Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

January 27, 2026
VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

January 27, 2026
Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In