• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kontrata 1 milion euro, Kokëdhima: Shpifja nr. 1005 e Saliut

by Java News
24/05/2016 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koço Kokëdhima ka reaguar ndaj akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke u shprehur se, shembulli i tij në politikë është totalisht e kundërta e asaj që “mbollën dhe zhvilluan Salinjtë në këto 25 vite”. Më poshtë reagimi i plotë i Kokëdhimës.

Shpifja nr. 1005 e Saliut për mua

Dje, Saliu publikoi një shpifje tjetër. Ai thotë se unë qenkam shpërblyer nga qeveria me një milionë euro kontratë pa konkurrencë e me favorizim përmes Remontit Elektrik të Elbasanit që riparon transformatorët e OSHEE-së. Kjo është një shpifje e ndyrë. Po në të njëjtin shkrim, ai deklaron se unë e kam shitur këtë ndërmarrje në vitin 2013.

Sali Berisha dhe të gjithë maskarenjtë e tjerë në politikën shqiptare, që kusaruan në këtë vend, 25 vite me radhë, do të donin të shkatërronin jo vetëm çfarë unë ndërtova në jetën time si sipërmarrës. Siç është e qartë, e kuptueshme dhe e dukshme për të gjithë njerëzit, këta kanë sulmuar emrin tim, kanë sulmuar punët e mia, kanë sulmuar bashkëpunëtorët e mi, ndërmarrjet e mia, interesat e mia, çdo gjë që lidhet me mua. Kjo bëhet sepse modeli im në politikë është ai i një politikani që nuk i tradhton interesat e vendit, që u shërben qytetarëve, modeli i një politikani që nuk përzihet me asnjë aferë korruptive, i një politikani që nuk ka lidhje as me shitjen e posteve të punës, as me manipulimin e garave publike, as me koncesionet shkatërrimtare për vendin, as me sjelljet e ndyra të administratës, as me emërimin e kriminelëve, njerëzve pa vlera e pa shkolla në poste dhe në administratën publike, as me servilizmin ndaj interesave të huaja, as me pengmarrjen e institucioneve kushtetuese, as me kalbëzimin e plotë të partive politike dhe të sistemit politik në Shqipëri. I gjithë shembulli im në politikë është totalisht e kundërta e kësaj që mbollën dhe zhvilluan Salinjtë në këto 25 vite. Ata kanë goditur gjithmonë sipërmarrjen e vendit, lirinë e fjalës, vlerat, rregullin, rendin e normalitetin, besimin te puna e ndershme e tek e ardhmja më e mirë për këtë popull e në këtë vend, gjithçka që ishte jashtë kontrollit dhe kundër politikës së tyre.

Remonti Elektrik i Elbasanit është një kompani unike, e vetme në llojin e vet në Shqipëri. Nuk ka dhe nuk besoj se do të ketë konkurrentë edhe në të ardhmen, sepse është një investim jofizibël. Ajo kompani do të fitojë çdo vit, sepse është kompani që e fiton punën me meritë dhe me ligj, është e domosdoshme dhe bën shërbime me cilësi të lartë, që nuk i bën askush tjetër në Shqipëri, në Kosovë, në Mal të Zi dhe në Maqedoni. Në këto rrethana, nuk ka sesi kjo pasuri kombëtare të eliminohet, të zhduket, të shkatërrohet vetëm sepse është ish-kompani e Koço Kokëdhimës. Salinjtë do të donin që kjo ndërmarrje të mbyllej dhe punonjësit e saj të talentuar të iknin në emigracion vetëm se kjo kompani e ka të shkuarën të lidhur me mua. Lidhja e kontratës vjetore mes OSHEE dhe Remontit Elektrik të Elbasanit, që këta e prezantojnë si një diçka të padrejtë, është diçka që përsëritet çdo vit në të gjitha këto 20 e ca vite. Që nga viti 1994, kur unë e kam blerë, rinovuar dhe rimëkëmbur këtë kompani, e deri më sot, ajo ka qenë e vetme dhe do të jetë e vetme edhe në 20 vitet e ardhshme në Shqipëri.

Unë nuk erdha në politikë për të bërë pará, as me tendera, as me koncesione dhe as me korrupsione. Këta horra të pamëshirshëm që u bënë të pasur në politikë, duke vjedhur e plaçkitur popullin e tyre dhe pasuritë e Shqipërisë do vazhdojnë të sulmojnë përditë shembullin, punën dhe emrin tim.

Shekulli/d.i.

Next Post

Serwer: Kosovarët, myslimanët më pro-amerikanë në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

“Epsteini” ynë

February 6, 2026
Nga përndjekja e Zef Brozit, te Sollaku, Ina Rama e Dumani, Lamallari i kujton Berishës sulmet ndaj drejtësisë: Me ligjin 7501 futët Shqipërinë në vëllavrasje

Kush janë 447 personat që do lirohen pas amnistisë? Flet Ministri Lamallari

February 6, 2026
Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

February 6, 2026
Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

February 6, 2026
Hapet gara për drejtuesit e 9 shërbimeve kryesore në QSUT

Hapet gara për drejtuesit e 9 shërbimeve kryesore në QSUT

February 6, 2026
Ministri Blendi Gonxhja: Arbër Minxhozi emërohet Drejtor i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

Ministri Blendi Gonxhja: Arbër Minxhozi emërohet Drejtor i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

February 6, 2026
Dështoi të vjedhë Postën, autori në Shkodër tenton të grabisë edhe një market

Dështoi të vjedhë Postën, autori në Shkodër tenton të grabisë edhe një market

February 6, 2026
Dyshohen për vjedhje votash në Gjakovë, kërkohet paraburgim ndaj 22 personave

Dyshohen për vjedhje votash në Gjakovë, kërkohet paraburgim ndaj 22 personave

February 6, 2026
VIDEO/ Demokrati-Berishës: Ose nxirrni kandidatin politik të Tiranës, ose hiqni dorë!

VIDEO/ Demokrati-Berishës: Ose nxirrni kandidatin politik të Tiranës, ose hiqni dorë!

February 6, 2026
Sulmi ndaj Sulës, Spaho ironizon Nokën: Ka të drejtë Flamuri, ata që Doktori mban afër janë zgjedhje të gabuara!

Sulmi ndaj Sulës, Spaho ironizon Nokën: Ka të drejtë Flamuri, ata që Doktori mban afër janë zgjedhje të gabuara!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In