• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kontrata 1 euro me afat 30- vjet kush investon 800 mln lekë dhe hap 500 vende pune

by Java News
24/08/2018 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka vendosur të ndryshojë trajtimin që bën ndaj investitorëve që investojnë me shumë se 800 milionë lekë dhe hapin jo më pak se 500 vende pune kur bie fjala tek kontratat me vlerë simbolike 1 euro apo ato enfiteozë. Në një vendim të miratuar në muajin qershor por që ka hyrë në fuqi në 23 gusht sanksionohet pikërisht kjo pjesë ku për këtë kontigjent nënvizohet se kohëzgjatja nuk do të jetë ajo standarde.

Deri më dje gjithçka rregullohej me pikat 6 dhe 7 të kreut 1 të vendimit ku përcaktohej se afati i lidhjes së kontratës për sipërfaqet 200 – 500 m2 është deri në 10 (dhjetë) vjet, ndërsa për sipërfaqet mbi 500 m2 është deri në 20 (njëzet) vjet. Po kështu të drejtën e lidhjes së kontratës së enfiteozës për pasuritë shtetërore, me afat deri në 20 (njëzet) vjet, e ka ministria përgjegjëse për ekonominë ose organi i qeverisjes vendore, që ushtron të drejtën e përfaqësuesit të pronarit mbi pronën.

Me ndryshimin e fundit ligjor, kontratat me vlerë simbolike 1 euro mund të lidhen për një afat 30 vjeçar me të drejtë ripërtëritjeje po kaq , kurse ato emfiteozë për dyfishin e kësaj.

“Bëjnë përjashtim nga përcaktimet e pikave 6 e 7, të kreut I, kontratat e qirasë dhe enfiteozës, kur ka një investim të rëndësishëm për vendin, që synon tërheqjen e industrive të reja dhe futjen e teknologjive të përparuara, me një nivel investimi mbi 800 000 000 (tetëqind milionë) lekë dhe që do të sigurojë jo më pak se 500 (pesëqind) vende pune. Afati i lidhjes së kontratave të qirasë është deri në 30 vjet, me të drejtë ripërtëritjeje me afat 30- vjeçar, ndërsa afati i lidhjes së kontratave të enfiteozës është deri në 60 vjet”, thuhet në vendimin që tashmë ka hyrë në fuqi.

I njëjti vendim bën disa rregullime në pika të veçanta të lidhura me kufitjtë e investimit sipas sektorëve, masat penalizuese në rastet kur nuk realizohen sipas planbiznesit investimet dhe nuk hapen vendet e premtuara të punës, si dhe shton elementët e monitorimit.

Po kështu vendimi sanksionon të drejtën e privatizimit për subjektet që realizojnë investime në masën 150 për qind të vlerës së truallit apo 750 për qind në rastin kur situata është me komplekse. Në fund, vendimi shton tre pika të reja ku ndër të tjera, se kur kërkohet shembje e godinave të caktuara që janë të amortizuara dhe nuk i shërbejnë investitorit ato duhet të shemben me fondet e atij që ka përfituar kontratën 1 euro apo enfiteozë. Po kështu që kontratat e qirasë apo ato enfiteozë duhet të regjistrohen pranë zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme përgjatë gjithë kohëzgjatjes së saj, në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi. /Monitor/ma.me

Next Post
Plas sherri mes legjendave të sportit: Ti, bir komunisti…!

Plas sherri mes legjendave të sportit: Ti, bir komunisti...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mundësi bashkëpunimi në shumë fusha”- Presidenti Begaj dekoron dy senatorët amerikanë me “Urdhrin e Shqiponjës”: Aleanca jonë, më e fortë se kurrë!

“Mundësi bashkëpunimi në shumë fusha”- Presidenti Begaj dekoron dy senatorët amerikanë me “Urdhrin e Shqiponjës”: Aleanca jonë, më e fortë se kurrë!

October 9, 2026
Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të KLP, kryeprokurori Çela kërkon zgjidhje edhe për pagat e magjistratëve: Po kalojmë periudhë të vështirë prej disa vitesh

Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të KLP, kryeprokurori Çela kërkon zgjidhje edhe për pagat e magjistratëve: Po kalojmë periudhë të vështirë prej disa vitesh

October 9, 2026
E rëndë në Greqi/ Shpërthen rafineria e naftës, humb jetën një shqiptar, një tjetër në gjendje të rëndë!

E rëndë në Greqi/ Shpërthen rafineria e naftës, humb jetën një shqiptar, një tjetër në gjendje të rëndë!

October 9, 2026
“Synojmë më shumë investime”- Ministrja Ibrahimaj: Bashkëpunimi rajonal dhe investimet turke, mundësi për rritjen e tregtisë shqiptare

“Synojmë më shumë investime”- Ministrja Ibrahimaj: Bashkëpunimi rajonal dhe investimet turke, mundësi për rritjen e tregtisë shqiptare

October 9, 2026
Aksioni i policisë në kampin e MEK, Çupi: Dje ishe pika kulmore, hetimet kishin nisur kohë më parë

“Investimi në Zvërnec i shërben të ardhmes”- Frrok Çupi: Mundësi historike për Shqipërinë dhe forcim i ndikimit dhe mbrojtjes amerikane!

October 9, 2026
“S’jam dakord me heqjen e sanksioneve ndaj Dodik”- Senatorja amerikane kritikon lehtësimet nga Tirana! Mesazhe dhe për integrimin në BE

“S’jam dakord me heqjen e sanksioneve ndaj Dodik”- Senatorja amerikane kritikon lehtësimet nga Tirana! Mesazhe dhe për integrimin në BE

October 9, 2026
Zelensky: Sulmi rus ndaj autobusëve në Kramatorsk nuk do të mbetet pa përgjigje -

“Nuk po na ndihmoni!”- Zelenski shpërthen kundër SHBA-ve: Po bëni biznes me Rusinë! Kjo quhet mungesë vullneti e ndershmërie

October 9, 2026
Qëlloi me armë bashkëshorten, burri sapo kishte lënë qelinë, ishte dënuar për dhunë në familje

Tragjedia në Gjilan, zbardhen detajet e krimit në familje! Burri vrau bashkëshorten dhe kunatin, plagos edhe një tjetër

October 9, 2026
“Nuk mund të kalojë në heshtje”- Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve!

Pas skandalit në Dervician, hiqet portreti i Napolon Zervës, ishte ekspozuar në Dropull! Reagon ashpër Shoqata e Çamërisë: Provokim i rëndë

October 9, 2026
E rëndë në Kosovë, dy të vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri, autori vetëdorëzohet në Polici! Kishin lidhje familjare, mister motivet!

E rëndë në Kosovë, dy të vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri, autori vetëdorëzohet në Polici! Kishin lidhje familjare, mister motivet!

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com