Pamje të rënda vinë nga Franca, ku shihet se si një kontabandist hedh me dhunë nga gomonia dhjetëra emigrantë.
Sipas mediave të huaja, gomonia kishte destinacion përfundimtar Britaninë e Madhe, por ishte e tej mbushur dhe për shkak të një konflikti që lindi për hapësirën, ajo ndaloi në Francë.
Emigrantët, mes të cilëve kishte vajza të reja, u ndimhuan nga shërbimet e emerhgjencës, pasi kontrabandisti i hodhi në ujë.
Ende nuk dihet shtetësia e emigrantëve, të cilët kishin paguar shuma të mëdha monetare për udhëtimin e pasigurt.