• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kontrabandë vaksinash”, Rama sqaron deklaratën: Zoti na ruajt! Shaka për të përshkruar një bashkëpunim vëllazëror

by A R
10/10/2022 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jam i habitur që rrëfimi im për një sasi simbolike vaksinash që na u dha nga Italia në momentin më të errët të pandemisë mund të na frymëzojë që ta marrim seriozisht fjalën “kontrabandë” që përdora për të përshkruar me shaka një bashkëpunim vëllazëror që ka shpëtuar jetë, deklaroi kryeministri Edi Rama, sipas gazetës së njohur italiane ”Corriere della Sera”.

”Ndjehem i detyruar të nënvizoj se ajo që raportoi shtypi për fjalimin tim të djeshëm në Bergamo për dërgimin e vaksinave nga Italia është qartë historia e një paradoksi që në asnjë rast nuk mund të interpretohet duke nxjerrë jashtë kontekstit një fjalë të përdorur me shaka”, theksoi Rama.

Këtë situatë saktësoi kryeministri shqiptar Edi Rama duke iu rikthyer fjalës së tij të djeshme në eventin “Kultura do të shpëtojë botën”, edhe në prani të kreut të Farnesinës, Luigi Di Maio.

“Qeveria italiane në fakt i është përgjigjur një kërkese zyrtare nga Shqipëria në një kohë të vështirë në vendin tim për shkak të pandemisë. Siç thashë, ishte një kërkesë urgjente dhe një sasi simbolike e vaksinave për të filluar vaksinimin e stafit tonë mjekësor dhe paramjekësor. Sigurisht që nuk kam dashur të them seriozisht se bashkë me ministrin Di Maio apo institucione të tjera italiane kemi bërë kontrabandë. Zoti na ruajt! Aq më tepër që këto doza janë dhuruar nga qeveria italiane në Shqipëri dhe janë përdorur në një moment emergjence të rëndë”, deklaroi Rama.

“Nga ana italiane ishte edhe një shenjë mirënjohjeje për dërgimin, në një fazë kritike të epidemisë së Covid-19 në Itali, të mjekëve dhe infermierëve tanë për të mbështetur një vend vëlla”, shtoi ai.

”Do të jetë gjithmonë një kënaqësi e madhe për të treguar për këtë operacion dhe për të nderuar Italinë, Luigi Di Maion dhe Giuseppe Conten për atë frymëmarrje në rrezik të plotë të mbytjes për një popullsi të tërë, duke shpresuar që askush të mos e ketë idenë shumë të keqe duke u kapur pas fjalëve të caktuara, ashtu siç bënin censuruesit e lirisë së shprehjes në kohët e errëta të stalinizmit në Shqipëri”, përfundoi Rama.

/a.r

Next Post
Goditën njëri-tjetrin me sende të forta, përfundojnë në spital çifti i të moshuarve në Durrës

Goditën njëri-tjetrin me sende të forta, përfundojnë në spital çifti i të moshuarve në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In