Një ditë pas skandalit me kontrabandën e cigareve në Portin e Durrësit ka dhënë dorëheqje, drejtori i Drejtorisë Operacionale në portin e Durresit, Fatjon Sulaj . Sulaj vinte nga radhët e LSI, dhe ka mbajtur këtë detyrë për 4 vite.
Dje Drejtoria e Doganave bllokoi një sasi prej 6100 koli cigare me vlerë 610 mijë euro në e Portin e Durrësit, pasi dyshohet se do hynin kontrabandë.
Pas kontrollit të 5 kontejnerëve, u gjetën 6,100 koli ose 3,050,000 paketa cigare, te cilat nga kontrolli rezultuan të papajisura me pulla fiskale.
a.ç