Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, (SPAK), ka nisur hetimet për tri të burgosur për kontaktet që mbajnë jashtë me anëtar të grupeve kriminale.
Në këto informacione thuhet se ka dyshime të arsyeshme se të dënuarit janë përfshirë në trafik droge dhe në një rast në një gjobvënie. Në përfundim të verifikimit , SPAK pritet t’i propozoj ministrit të drejtësisë futjen në regjim të posaçëm për 3 të dënuarit. Aktualisht në ‘bis-41’ janë 7 të dënuar.
Ndërkohë vendimet e ministres së drejtësisë për futje në regjim të posaçëm janë kundërshtuar në gjykatë dhe pritet vendimi për të parë nëse janë të drejta apo të gabuara.
g.kosovari











