• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Konsultat e Ilir Metës, kur kreu i shtetit fut kontrabandë nga penxherja opozitën

by S M
15/02/2018 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Presidenti Meta po përpiqet të mbajë gjallë hijet e dyshimit mbi marrëveshjen e re detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke nisur një tur takimesh me paraardhësit e tij. Ndërkohë që pritej që kreu i shtetit të formalizonte lejet e plotfuqishmërisë për panelin e negociatorëve, Meta ka vendosur të pijë një kafe me Berishën, Moisiun dhe Nishanin, e kjo duket se ka të bëjë kryesisht me faktorizimin në distancë të ish-kryeministrit, sesa me dëshirën reale të Ilir Metës për t’u informuar rreth asaj që duhet të bëjë konkretisht me procesin e negociatave për detin.

Nga ana tjetër, duke konsultuar Berishën, Presidenti bën sikur harron se po i merr mendim për plotfuqishmërinë personit, i cili në vitin 2009 as që e vuri ujin në zjarr për të kërkuar një leje të ngjashme tek presidenti i kohës Bamir Topi. Duke provokuar kështu me duart e veta rrëzimin e marrëveshjes së mëparshme të detit, ku asnjëri nga negociatorët që formatuan tekstin e saj, nuk kishte plotfuqishmërinë e presidentit.

Formalisht presidenti ka në dorë ta trajtojë sipas vullnetit të tij çeshtjen e plotfuqishmërisë për marrëveshjet ndërkombëtare. Në bazë të ligjit 43/2016 (neni 6), kreu i shtetit e jep plotfuqishmërinë pasi merr kërkesën zyrtare nga ana e Ministrisë së Jashtme dhe pasii vihet në dispozicion një kopje e projekt-marrëveshjes dhe një relacion shpjegues. Deri këtu gjithçka tingëllon si një rutinë normale institucionale, rreth të cilës nuk ja vlen të spekullohet. Presidenti Meta ka plotësisht të drejtë të kërkojë të informohet rreth procesit, të cilin po i kërkohet ta paisë me tagrin e përfaqësimit të shtetit. Ka të drejtë gjithashtu të kërkojë të gjitha shpjegimet që i sheh të arsyeshme, nga pozicioni i kryetarit të shtetit dhe në komunikim normal pune me institucionet e agjencitë që përfshihen në procesin e negociatave me një vend tjetër.

Problemi është se tentativa për të futur në këtë trajektore të mirëpërcaktuar institucionale ish-presidentët, i jep qëndrimit të presidentit një trajtë të panevojshme subjektiviteti dhe politizimi. Dihet se Sali Berisha tashmë ka deklaruar publikisht se marrëveshja detare nuk do të kalojë dhe se opozita do të bëjë maksimumin e obstruksionit për ta penguar atë. “Vetëm po të kalojnë mbi trupat tanë”, tha ish-kryeministri para pak ditësh kur u pyet për miratimin e marrëveshjes. A ka ndonjë vlerë të pyetet për negociatën aktuale, një politikan që thotë se do ta rrëzojë atë edhe duke u shtrirë në derën e Kuvendit?!

Ilir Meta mund të ketë simpatitë dhe antipatitë e tij politike, të vjetra dhe të reja. Rregullisht ka deklaruar se ka një pikë të dobët për Berishën dhe se me Ramën nuk është ndjerë kurrë komod. Çdo njeri është në të drejtën e tij t’i gjykojë si të dojë miqtë dhe armiqtë, por një kryetar shteti nuk e ka luksin të mendojë dhe të veprojë në planin personal.

Nëse qeveria tregohet e hapur dhe transparente në raport me të, është krejt e tepruar dhe hileqare ta hapësh rrethin e konsultave tek ata që tashmë janë deklaruar publikisht kundër marrëveshjes së re detare. Meta po kërkon që me anë të konsultave me Berishën e ish-presidentët e tjerë, të faktorizojë opozitën, të fitojë kohë për t’i bërë presion Ramës dhe të shpresojë tek një mobilizim imagjinar i opinionit publik kundër marrëveshjes. Ky lloj spektakli ka një çmim të kripur në raport me palën tjetër në tryezë, e cila pret me shumë dëshirë që të dalë dikush në Tiranë e t’i ngatërrojë nga e para letrat e Detit.

Next Post
Skandali me Skënderbeun/ Prokuroria e Përgjithshme ende pa vendim nëse do nisë hetimet apo jo

VENDIMI/ Çfarë informacionesh ka Sekretari i Shtetit për Adriatik Llallën për afera korruptive?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In