• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Konsultat Ambulatore me godinë të re në pranverë

by Java News
26/09/2015 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fillim të pranverës së ardhshme, pacientët shqiptarë do të përfitojnë nga shërbimet që do të ofrohen në Qendrën e re të Konsultave Ambulatore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të Tiranës. Lajmi u bë i ditur gjatë vizitës që Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, i shoqëruar nga Drejtorja e QSUT-së, znj. Ogerta Manastirliu, zhvilloi sot për të inspektuar punimet për ndërtimin e godinës së re të kësaj njësie unike prenotimesh për konsulta ambulatore në qendrën më të madhe universitare spitalore në vend.

Në fjalën e tij gjatë vizitës, Ministri Beqaj theksoi se “me aktin normativ të buxhetit të shtetit, që u miratua në fund të korrikut 2016 morëm edhe 33 milionë lekë për pajisjet e nevojshme, dhe kanë filluar edhe procedurat e prokurimit, që do të thotë që pranverën e ardhshme, ne jemi gati për ta vënë në funksionim të plotë këtë qendër konsultash,” duke shtuar se kjo qendër “do të përmirësojmë ndjeshëm cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve, ndaj pacientëve, – nuk do të kemi më sorollatje nëpër pavione, por do të ulim edhe ngarkesën që kanë sot pavionet, kur brenda të njëjtave hapësira ku ofrohet shërbimi për pacientët që janë të shtruar, por edhe shërbim vizitash ambulatore”.

E konceptuar si një projekt që do të lehësojë rrugëtimin e pacientëve për të përfituar shërbimin e kërkuar, qendra e re e konsultave me një sipërfaqe të përgjithshme prej 1350 m2, do të presë rreth 300 pacientë në ditë sipas llojit të konsultës: kardiologjike, endrokrinologjike, gastrohepatologjike, hematologjike, alergologjike, reumatologjike, dermatologjike, infektive, nefrologjike, djegie-plastike, kirurgjikale, ekzaminime laboratorike, ekografi, ekzaminime të tjera, si p.sh., stress-test, etj.

Gjithashtu, Qendra do të jetë e mobiluar sipas standardeve, duke ofruar një shërbim cilësor dhe në kohë për pacientin, falë 32 kabineteve të konsultave të pajisura me aparate mjekësore bashkëkohore, farmaci qendrore, dhomë flebotomie, të cilat do të jenë të përqëndruara në një godinë të vetme.

Next Post

Meta nga Skrapari: Projektet po gjenerojnë vende pune

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com