• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Konsullatat në Itali nisin korrigjimin e pasaportave

by
15/09/2015 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konsullatat në Itali nisin korrigjimin e pasaportave

Emigrantët që jetojnë në Itali, tashmë mund të aplikojnë pranë ambasadës shqiptare atje dhe pranë dy konsullatave në Milano dhe Bari për të korrigjuar gabimet e bëra në pasaportat biometrike sa u përket të dhënave mbi vendlindjen dhe vendbanimin. Pas problemit të toponimeve në Greqi, Ministria e Jashtme dhe Ministria e Brendshme kanë nxjerrë një udhëzim të përbashkët për zgjidhjen e këtij problemi edhe në Itali, i cili ka hyrë në fuqi dje dhe tashmë pranë zyrave të shtetit tonë në vendin fqinj mund të aplikohet edhe për certifikata.

Udhëzimi

Në udhëzimin e publikuar dje deklarohet se përfaqësitë diplomatike dhe konsullore në Itali, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre konsullore, kryejnë edhe funksione ose shërbime të gjendjes civile, si lëshimin e certifikatave, pasaportave biometrike, ose korrigjimin e tyre. Në këtë shkresë, e cila ka hyrë në fuqi dje, specifikohet se dokumentet e identifikimit do të lëshohen nga Ambasada në Romë, me kod 501, Konsullata në Milano, me kod 502 dhe Konsullata në Bari me kod 503. Ky shërbim do të ofrohet për të gjithë emigrantët, të cilët duhet të identifikohen nëpërmjet paraqitjes së letërnjoftimit elektronik/pasaportë biometrike, si dhe pasi të jenë kryer veprimet përkatëse në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGJC) për plotësimin dhe saktësimin e rubrikave “vendlindja” dhe “vendbanimi”, si përbërës të gjendjes civile.

Konsullata

Për këtë shërbim, mësohet se janë trajnuar nëpunësit konsullorë. Të trajnuarit do të kryejnë këtë shërbim me kërkesë të Drejtorisë së Çështjeve Konsullore, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile. Përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të miratuara, lëshojnë certifikata për përdorim nga autoritetet e huaja vendore, pasi të jetë verifikuar më parë se këto dokumente do të njihen dhe pranohen nga autoritetet e vendit pritës. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile furnizon periodikisht me certifikata të papersonalizuara, Drejtorinë e Çështjeve Konsullore, me kërkesë të kësaj të fundit. Drejtoria Konsullore merr masat për shpërndarjen e dërgimin tyre në (drejtim të) poste. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile në bashkëpunim me Drejtorinë e Çështjeve Konsullore marrin masa për drejtimin metodik të aktivitetit lidhur me shërbimin e gjendjes civile në postet konsullore. Në aktivitetin e tyre, postet marrin udhëzimet nga Drejtoria e Çështjeve Konsullore. Ky shërbim më herët është realizuar për Greqinë, ku janë hasur më së shumti edhe problemet me toponimet.

Kushtet dhe procedurat

1 – Pajisen me certifikata vetëm shtetasit me qëndrim në juridiksionin e rrethit përkatës

2 – Për shtetasit nën 16 vjeç, certifikata mund të lëshohet me foto, por me kërkesë të dy prindërve

3 – Për t’u pajisur me certifikatë për përdorim nga autoritetet e huaja vendore, shtetasi paraqitet personalisht me letërnjoftim elektronik/pasaportë biometrike dhe dëshmi të qëndrimit të rregullt e të regjistruar në rrethin konsullor të postit

4 – Për dëshmi të qëndrimit të rregullt e të regjistruar në rrethin konsullor të postit, mund të paraqitet si dokument

a – Certifikatë rezidence/vendbanimi, e lëshuar nga komuna

b – Deklaratë personale për vendbanimin, e vërtetuar nga komuna

c – Kopje kontrate banimi e vlefshme jo më pak se 12 muaj, e noterizuar

d – Kartë identiteti, ku shënohen të dhënat për vendbanimin

3 dëshmi të kryerjes së pagesës së tarifës me bankë

 

Next Post

Çfarë fshihet në katet e ulta të Kuvendit dhe stalla e kuajve mbretërorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In