• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Konstituohet Komiteti i Emergjencave Civile, vendimi i parë që mori

by A R
11/01/2021 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rehabilitimi i dëmeve që ka sjellë dalja nga shtrati i lumit Drin në Bërdicë të Shkodrës është vendimi i parë i Komitetit të Emergjencave Civile të saporikonstituuar.

Në një njoftim për mediat, Ministria e Mbrojtjes thotë se Komiteti diskutoi gjithashtu mbi situatën si pasojë e reshjeve në vend, masat e marra dhe pritshmëritë meteorologjike.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh se është bërë i mundur evakuimi në kohë i familjeve të prekura dhe se deri më tani nuk ka pasur asnjë humbje jete. “Kanë qenë prurje të mëdha, ku Kaskada e Drinit ka shkaktuar disa fish më tepër dëme. Kemi mundur të largojmë nga rreziku të gjitha familjet. Nuk kemi dëme në njerëz, ndërsa edhe dëmet materiale i kemi minimizuar aq sa nuk ka të krahasuar me të shkuarën”, tha Peleshi.

Në mbledhjen e tij të parë ku u bë dhe konstitutimi i këtij Komiteti, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako bëri një përmbledhje të situatës së deritanishme, ku pavarësisht reshjeve të dendura, ai tha se situata është nën kontroll.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se është bërë një menaxhim i mirë i kaskadave për të kontrolluar nivelin e prurjeve dhe të largimit të ujit. Ministrja Balluku bëri me dije se është bërë e mundur hapja e të gjitha akseve, veç Thethit, ku ajo kërkoi edhe ndihmën e Forcave të Armatosura me mjete të rënda.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi informoi se falë marrjes së masave në kohë, të gjithë hidrovoret janë në funksion të plotë për largimin e ujit, ndërsa pastrami dhe ndërtimi i argjinaturave mbrojtëse ka bërë që edhe lumenjtë të jenë nën kontroll.

Ekonomi kërkoi edhe mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për të bërë të mundur që pas kalimit të situatës të ndërhyhet për rehabilitimin e dëmeve që ka sjellë dalja nga shtrati i lumit Drin në Bërdicë të Shkodrës.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral major Prof. Asoc. Bajram Begaj siguroi se janë vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet operacionale për përballimin e situatës, duke përfshirë edhe disa mjete të rënda.

Drejtori i IGJEUM bëri të ditur se pas datës 13 janar pritet edhe një përmirësim i kushteve atmosferike që do të sjellë dhe tërheqjen e lumenjve brenda shtratit të tyre.

/a.r

Next Post
Kreu i Kadastrës së Lushnjes, llogari në KQZ: Nuk i kam dhënë deputetit certifikata për t’i shpërndarë

Kreu i Kadastrës së Lushnjes, llogari në KQZ: Nuk i kam dhënë deputetit certifikata për t’i shpërndarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

April 9, 2026
Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

April 9, 2026
Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

April 9, 2026
Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

April 9, 2026
“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

April 9, 2026
Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

April 9, 2026
Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

April 9, 2026
Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

April 9, 2026
“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

April 9, 2026
Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In