• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konstituohet KED me 15 anëtarë! Vakancat në Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, short për relatorët

by A R
15/01/2025 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konstituohet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025, si dhe janë caktuar edhe relatorët për vakancat në Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me praninë e të gjithë anëtarëve, të anëtarëve zëvendësues, Avokatit të Popullit dhe subjekteve që ftohen të marrin pjesë sipas ligjit, zhvilloi të mërkurën mbledhjen e tij të parë konstitutive, në ambientet e Gjykatës së Lartë.

KED, me përbërjen e re, të zgjedhur me short nga institucioni i Presidentit të Republikës, për të ushtruar kompetencat e detyrimet kushtetuese dhe ligjore për vitin 2025, ka diskutuar për të gjitha çështjet e paracaktuara për shqyrtim në rendin e ditës.

Në fillim të mbledhjes së KED, në lidhje me pikën e parë të rendit të ditës, bëri konstituimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Anëtarët e KED janë:

  • Sokol Sadushi (Gjykata e Lartë)
  • Marjana Semini (Gjykata Kushtetuese)
  • Ilir Toska (Gjykata Kushtetuese)
  • Alma Muça (Prokuroria e Përgjithshme)
  • Fuat Vjerdha (Gjykatat e Apeleve)
  • Enkela Vlora (Gjykatat e Apeleve)
  • Irma Balli (Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit)
  • Etien Kapo (Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit)
  • Nafije Hasko (Gjykatat Administrative
  • Marsida Xhaferllari (Gjykata Kushtetuese) – Anëtare Zëvendësuese
  • Medi Bici (Gjykata e Lartë) – Anëtar Zëvendësues
  • Thoma Jano (Prokuroria e Përgjithshme) – Anëtar Zëvendësues
  • Elvana Çiçolli (Gjykatat e Apeleve) – Anëtare Zëvendësuese
  • Genti Xholi (Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit) – Anëtar Zëvendësues
  • Bezart Kaçkini (Gjykatat Administrative) – Anëtar Zëvendësues

KED, gjatë mbledhjes, vlerësoi se me konstituimin e tij, duhet të angazhohet menjëherë për të përmbushur të gjitha kompetencat dhe detyrimet që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji, të cilat janë unike dhe të pazëvendësueshme, lidhur me verifikimin, vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për pozicionet vaktante për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Në zbatim të rendit të ditës, Këshilli u njoh me mbështetjen administrative, buxhetore, burimet njerëzore, me funksione të ndryshme të caktuar nga Gjykata e Lartë si personel mbështetës me kohë të pjesshme për veprimtarinë e KED, me qëllim përballimin e ngarkesës së punës së Këshillit gjatë vitit 2025.

Këshilli realizoi edhe procedurat e shortit elektronik për caktimin e anëtarëve relatorë për vendet vakante, të cilat janë aktualisht në proces shqyrtimi pranë KED. Për vendin vakant nga dorëheqja e gjyqtares Elsa Toska relatore u përzgjodh, Nafije Hasko.

Për vendin vakant nga Gjykata e Lartë, për shkak të mbarimit të mandatit të gjyqtares, Holta Zaçaj, relatore u përzgjodh, Enkela Vlora.

Gjithashtu, pas organizimit të shortit për caktimin e këshilltarëve të ngarkuar me mbështetjen e veprimeve të relatorëve për dy vendet vakante, u caktuan këshilltarë: Aulona Bodo, Alda Sadiku, Besmir Rrapaj, Sonila Hoxha, Iva Zemani, Bjorka Duka.

“Krahas angazhimit maksimal të këtij këshilli, shpejtësia e procesit të verifikimit, besueshmëria dhe integriteti i tij varet gjithashtu edhe nga kontrolli dhe informacionet që duhet të dërgohen nga institucionet publike e subjektet private, të cilat sipas dispozitave ligjore, duhet t’i kthejnë përgjigjet në kohën më të shpejtë të mundshme, me informacione të plota dhe të sakta në shërbim të realizimit me sukses të misionit kushtetues e ligjor të KED.”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Next Post
Në rritje diagnostikimi i fëmijëve me defekte në zemër! Një foshnje 2.9 kg i nënshtrohet ndërhyrjes…

Në rritje diagnostikimi i fëmijëve me defekte në zemër! Një foshnje 2.9 kg i nënshtrohet ndërhyrjes...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com