• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konsolidimi i shtetit, jo pushtetit

by Artur Ajazi
29/01/2024 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ajo ç’ka kërkon çdo parti fituese në zgjedhje, në vendet demokratike është konsolidimi i shtetit. Forcimi i procedurave për zbatimin e ligjit, lirisë së fjalës, mendimit, votës  dhe lëvizjes së lirë, rritjen e mirëqenies, ekonomisë, biznesit, etj, janë disa nga pikat programore të çfo force politike. Por sa zbatohen në praktikë gjith1% pikat programore ? Eksperienca 33 vjeçare e postokomunizmit në Shqipëri, ka treguar se, partitë politike, sapo fitojnë zgjedhjet, “startin” e ulin pas vitit të parë të pushtetit.

Rritja e nevojës së forcimit të pushtetit dhe jo konsolidimit të shtetit, ka qenë “defekti” kryesor i tyre. Kjo ka ndodhur pas 22 Marsit 1992 kur Partia Demokratike erdhi në pushtet, kjo ndodhi edhe pas 1997 kur Partia Socialiste mori pushtetin. Forcimi i rolit të kryetarit, kryeministrit, presidentit, ministrit apo dhe në nivele të dyta, solli forcimin e pushtetit të individit, duke lënë pas dore forcimin e shtetit.

Shteti që ngriti Berisha- 1 dhe Berisha -2 apo dhe Nano-1 dhe Nano-2, ishin në shkelje flagrante të vijueshmërisë dhe normalitetit të një shteti ligjor. E ndërsa Berisha, ngriti shtetin policor, brënda dhe jashtë partisë tij, ku gjithçka ( madje edhe mbledhjet e seksioneve në rrethe vareshin nga ai) varej nga fjala dhe firma e tij, Nano e denigroi shtetin në mënyrën më të keqe të mundshme. Kjo solli tejzgjatjen e periudhës së tranzicionit në Shqipëri.

Shteti për afro 2 dekada, ishte pronë e një njeriu, e një “dore”, ashtu siç ishin partitë politike. Kurrë më parë se periudha deri në 2013, Shqipëria nuk ka shijuar siç duhet, forcimin e shtetit. Fenomenet negative si trafiqet, kontrabanda, krimet dhe rrjetet kriminale, drogat, kanabizimi i fushave, maleve dhe brigjeve lumore, rritja e analfabetizmit, lulëzimi i universiteteve private, shkaterrimi i vlerave kombetare, ishin “produkti” i qeverisjeve të drejtuara nga një njeri i vetëm. Sistemi i drejtësisë, ishte mbështetësi i çdo veprimi  dhe akti antiligjor, pasi ishte totalisht i varur nga politika. Shqipëria deri në 2013, ngjasonte me çdo shtet afrikan apo amerikanolatin. Qytetet ishin të kioskëzuara, ku dhe plehrat digjeshin në fusha periferike. Pasoja të tilla, ishin nga keqeverisja dhe përqëndrimi i pushtetit në një “dorë” në atë të kryeministrit. Institucioni i kreut të qeverisë, ishte ndotur,  dhe konceptuar si “kolltuk dhe privilegj i trashëguar”.

Shqipëria nuk do të kishte shansin të provonte forcimin dhe konsolidimin e shtetit, në rast se në pushtet nuk do të kishte ardhur politikani i moderuar Edi Rama. Pas shembullit të dhënë si minister Kulture, apo dhe kryetar bashkie në Tiranë, Edi Rama kryeministër, i dha shqiptarëve modelin e të bërit shtet me ligje. Ishte i pari që propozoi dhe mbështeti fort, reformimin e organeve të drejtesisë, si një kusht final për të përmbysur të shkuarën bajraktariste në qeverisjen e vendit.

Ata që e provuan, u befasuan, dhe thanë “ky po rrënon demokracinë, lirinë, biznesin, ekonominë”..etj. Kjo për faktin, sepse gjithë jeta e shqiptareve ishte lidhur “nyje” me antiligjin, rrumpallën, antishtetin, kaosin. Uniformat e shtetit kapeshin dhe gjuheshin me gurë, kurse borxhi publik rritej me shpejtësi alarmante. Edi Rama, ishte i vetmi që vuri në “hundut” institucionet, individin, dhe përditshmerinë e jetës së shqiptareve.

Rrugë tjetër nuk kishte. Vendi duhej të bëhej, ndryshe rrezikonte kapitullimin, shkaterrimin. Konsolidimi i shtetit, është sot arritja më e madhe e një politikani që arriti ti japë Shqipërisë emrin dhe vendin e duhur në Ballkan, Europë dhe botë. Kaq sa ka bërë (duke mos përmendur të tjerat) ja vlen të qeverisë i sigurtë, ndoshta edhe për 3 mandate të tjera, pa u menduar dhe munduar gjatë.

Next Post
Supergrabitja, zhduken nga qilari 83 shishe verë me vlerë 1.5 milionë euro

Supergrabitja, zhduken nga qilari 83 shishe verë me vlerë 1.5 milionë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

October 6, 2026
Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

October 6, 2026
Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

October 6, 2026
Aksident i rëndë në Tiranë! Makina përplaset me motorin, humb jetën 21-vjeçari

Tragjike në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për…

October 6, 2026
Ish-prokurori fiton në Strasburg: Shkarkimi nga vettingu joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë…

Ish-prokurori fiton në Strasburg: Shkarkimi nga vettingu joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë…

October 6, 2026
Vjedhje me dhunë dhe grabitje automjetesh në Tiranë dhe Rinas, arrestohen 4 persona

Vjedhje me dhunë dhe grabitje automjetesh në Tiranë dhe Rinas, arrestohen 4 persona

October 6, 2026
Kur protesta kërkon imunitet nga humori

Kur protesta kërkon imunitet nga humori

October 6, 2026
Marrëveshjet me Gjermaninë, Balla: Investimet në konvikte, mbështetje konkrete për studentët

Marrëveshjet me Gjermaninë, Balla: Investimet në konvikte, mbështetje konkrete për studentët

October 6, 2026
Zbuloi “grimcat fantazmë” të universit, Francis Halzen shpallet fitues i Nobelit në Fizikë

Zbuloi “grimcat fantazmë” të universit, Francis Halzen shpallet fitues i Nobelit në Fizikë

October 6, 2026
E zunë poshtë materialet e rënda teksa po punonte, humb jetën pronari i një objekti në Vlorë

E zunë poshtë materialet e rënda teksa po punonte, humb jetën pronari i një objekti në Vlorë

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com