• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Konservatorët fiksohen me emigrantët/ Premtime masive, sfidojnë partinë e Nigel Farage për të pakësuar numrin e të huajve

by E S
05/10/2025 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konservatoret e qendrës së djathtë në Britani që zyrtarisht janë opozita zyrtare, nën ndikimin dhe presionin e sondazheve të partisë Reforma të Nigel Farage, akoma më në të djathtë të spektrit politike, dukshëm tingëllojnë qesharak me premtime të bujshme për të luftuar emigracionin ilegal dhe pakësuar numrat e të huajve, gjë që nuk e bën 15 vjet sa ishin në pushtet, madje janë përgjegjësit e situatës së sotme.

Ata në konferencën e tyre vjetore në Manchester thonë se nëse vinë në pushtet pas katër vjetësh, ku gjasat janë thuajse zero, do depërtojnë brenda mandatit të tyre hipotetik të ri, ose thënë ndryshe, brenda dhjetë viteve të ardhshëm 750 mijë emigrantë ilegal dhe do shpenzojnë 1.6 miliardë stërlina çdo vit për Forcën e Kufirit.

Ndër planet do jenë ndalimi përgjithmonë i atyre që hynë pa leje në Britani që të kërkojnë azil. Sipas konservatorëve vendimet e apelimit të atyre që u refuzohet azili do bëhen jo më nga Gjykatat e Apelit, por nga vetë zyrtarët e Home Office.

Madje, Britaninë nëse do vinin në pushtet do e nxirrnin pas 75 vjetësh nga juridiksioni i Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut, ku jashtë saj janë momentalisht Rusia dhe Bjellorusia.

Të modeluara sipas planeve të presidentit Tramp për emigracionin, planet e konservatorëve duket se janë formuluar në vetëdije të plotë se gjasat e tyre për ardhjen në pushtet, sidomos nën drejtimin e udhëheqëses aktualë Kim Bedenoch janë thuajse inekzistente.

Në kushtet kur partia Reforma e Nigel Farage është në të djathtë të kësaj partie dhe në rritje elektorale, konservatorët e opozitës, janë nën presion, pasi nuk e marrin të mirëqenë se do jenë partia e dyte më e madhe në vend dhe më relevantja për marrjen e pushtetit, pas 4 vjetësh.

Dikur një nga partitë më të vjetra politike në botë, në mos më e vjetra dhe më e suksesshmeje në politikën, e një prej demokracive më të konsoliduar në botë, si Britania, konservatoret janë në një trysni të madhe dhe situata e tyre përmes këtyre premtimeve anti-emigracion tingëllon më shumë se qesharake dhe dëshpëruese.

Next Post
Vrasje e dyfishtë në Kalamata të Greqisë, një prej viktimave shqiptar

Vrasje e dyfishtë në Kalamata të Greqisë, një prej viktimave shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

March 17, 2026
Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

March 17, 2026
Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

March 17, 2026
ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

March 17, 2026
Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

March 17, 2026
A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In