• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konsensusi i Kopenhagës dhe konsensusi i Prishtinës

by Veton Surroi
19/03/2025 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Veton Surroi

Pothuajse në të njëjtën kohë, diku para 20 e ca vjetësh u vendosën dy konsensuse për zhvillim. Njëri tashmë njihet në botë si Konsensusi i Kopenhagës e tjetri nuk njihet në botë, por do ta emërtojmë konsensusi i Prishtinës.

Ky i Kopenhagës u iniciua nga statistikani dhe ekonomisti danez, Bjorn Lomborg, më 2004, në bazë të një konstatimi të thjeshtë: në botë ka shumë ide dhe shumë analiza, pastaj ka edhe shumë caqe që shoqëritë e qeveritë duan të arrijnë, por nuk ka një sistem që do të vlerësonte se me cilat probleme duhet marrë dhe përse. Në vitin 2004, Lomborg mblodhi një grup prej tetë laureatësh të Nobelit në ekonomi, së bashku me ekspertë të fushave të ndryshme për të krijuar një listë të investimeve më efektive për botën.

Shkasi i drejtpërdrejtë, siç do të shpjegojë Lomborg në librin e tij “Fillimisht gjërat më të mira”, ishte debati rreth Caqeve të zhvillimit të qëndrueshëm të OKB-së deri në vitin 2030. Ai aty konstatoi se në debate ndërkombëtare vazhdon t’i thuhet “vazhdimisht t’u thuhet po” ideve e përcaktimeve të caqeve dhe kështu të arrihet tek 169 zotime në katër mijë fjalë të dokumentit përfundimtar.

Konsensusi i Kopenhagës do të arrijë që të dëshmojë se prej një liste prej 169 zotimesh, përqendrimi në 12 me një metodologji të bazuar në kosto-përfitim bën që efektet e çdo dollari të investuar të shihen me efekt të shumëfishuar.

Konsensusi i Prishtinës është ndërtuar herët në këtë shekull. Kur Bjorn Lomborg ishte në OKB për të kondensuar 169 zotime në 12, Kosova ishte nën administrim të OKB-së, të UNMIK-ut dhe asokohe bindja e përgjithshme, si në UNMIK ashtu edhe te çdo kosovar ishte se kudo që të futet një dollar investimi- shëndetësi, arsim, polici, prokurori, e kështu me radhë-do të jetë mirë, sepse në çdo fushë ka nevojë për investime pas një dhjetëvjetësh okupimi dhe luftës së Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës. Konsensusi i Prishtinës ishte se vendi kishte nevojë për më shumë dollarë ndihmë. Konsensusi i Kopenhagës ishte se bota ka nevojë për më shumë mend se ku i dërgon dollarët e ndihmës.

Konsensusi i Prishtinës kaloi nëpër metamorfoza ashtu si edhe pushteti prej UNMIK-ut tek institucionet e Republikës dhe arriti në formësimin e idesë se cilido problem i Kosovës zgjidhet me investim sa më të madh parash në të. Shembulli më i mirë ishte dhe mbetet arsimi: përgjatë 20 vjetëve të kaluar është ndërtuar konsensusi se prioriteti i vendit është përkrahja arsimit dhe çdo pushtet u angazhua për derdhje buxheti në të, rritje rrogash e ndërtim shkollash. Përgjatë kësaj periudhe, po ashtu, doli se fëmijët 15 vjeçarë kosovarë në testin PISA dëshmojnë në shumicë dërmuese (prej gati 80 për qind) nuk e kuptojnë tekstin të cilin e lexojnë.

Kosova nuk është e vetmuar në këtë kurth. Në “Fillimisht gjërat më të mira” jepet shembulli i Indonezisë. “Në vitin 2001, qeveria i kushtoi dhjetë për qind të buxhetit të saj arsimit, dhe katër vjet më vonë, parlamenti indonezian ndryshoi Kushtetutën e vendit për të kërkuar që njëzet për qind e buxhetit të shpenzohej për arsimin. Kjo i dyfishoi shpenzimet për arsimin, nga 18 miliardë dollarë në vitin 2005 në 45 miliardë dollarë sot. Indonezia rriti numrin e mësuesve nga 2.7 në 3.8 milionë në vetëm 11 vjet, duke e bërë vendin të ketë një nga klasat më të vogla në botë. Po ashtu, dyfishoi të ardhurat mesatare të mësuesve. Një studim i njohur tregoi se kjo – siç pritej – përmirësoi kënaqësinë e mësuesve me të ardhurat e tyre dhe ulëm stresin financiar dhe varësinë nga punët e dyta. Fatkeqësisht, kjo nuk pati asnjë ndikim në rezultatet e mësimit të nxënësve”.

Indonezianët dhe shtete të tjera të mëdha, në mesin e tyre më e madhja India, u kapën pas modës së fillimshekullit e të revolucionit teknologjik në të. Ideja që u hodh atëbotë ishte “një laptop për nxënës” dhe India filloi të prodhonte laptopët më të lirë në botë për të arritur objektivin që çdo fëmijë të pajisej me teknologji të re. As kjo nuk bëri punë. E pastaj erdhën tabletët dhe këtu në disa pjesë të Indisë u shtrua një problem logjik: mbase nuk është puna te teknologjia si “hardware” (laptop a tablet) por te teknologjia si “software”, si program operativ e aplikativ. Dhe, disa pjesë të Indisë sot njihen për nga nxënësit brilantë , posaçërisht në teknologji informative, ngase për çdo tablet u sajua një software i cili do ta “kuptonte” nxënësin, aftësinë dhe njohuritë e tij, e në saje të atyre të krijojë një kurrikulë të veçantë, të bërë me teknologji informative nergut për ta nxitur edukimin e tij.

Sot ky software është në dispozicion të secilit shtet në botë që don t’i arsimojë fëmijët e vet përtej konceptit të thjeshtë “sa më shumë para, aq më shumë muzikë”. Dhe, zgjidhje të ngjashme ka brenda Konsensusit të Kopenhagës për një sërë problemesh që duke u zgjidhur ndryshojnë në mënyrë dramatike jetët e njerëzve. Por, për të gjetur zgjidhje duhet nisur prej premisës fillestare: ka shumë probleme, ka edhe më shumë propozime për të gjetur zgjidhje, por mënyra e vetme se si do të zgjidhen në formë efikase është nëse shndërrohen në prioritete të një liste të shkurtër e me vlerësim të qartë se në relacionin kosto-përfitim efekti shoqëror është shumëfish më i madh.

Meqë Kosova po hyn në çerekun e dytë të shekullit XXI mbase njërin prej hapave më të rëndësishëm konceptualë që mund ta bënte është braktisja e konsensusit të Prishtinës, se sa më shumë para të futur në problem e zvogëlon problemin. Jo, sa më shumë para në këtë sistem arsimor nuk do ta ndryshojë arsimin.

Jo, edhe një miliard euro të investuara në ndonjë autostradë të re, si model i zhvillimit ekonomik të këtij shekulli nuk do ta ndryshojë ekonominë. E as më shumë para në sistemin e tanishëm energjetik të ndërtuar që në socializëm nuk do ta ndryshojë sigurinë energjetike të vendit. Dhe jo, edhe më shumë para në këtë sistem prokurorial e gjyqësor nuk do ta ndryshojnë sistemin e sundimit të ligjit.

Mbase duhet dhënë mirëseardhje Konsensusit të Kopenhagës, me një pyetje të thjeshtë e fillestare në mesin e ekspertëve, politikanëve, mendimtarëve e vrojtuesve se cilat do të ishin ato çështje që meritojnë vëmendje parësore dhe një ndryshim urgjent qasje në investime. Hapi i dytë dhe i natyrshëm është që prej listës së njëqind çështjeve që ngrihen të zgjidhen tri, sepse një shoqëri që i zgjidhë me sukses tri, pastaj do ta gjejë rrugën edhe për tri të ardhshmet.

Next Post
VIDEO / Sherr me punonjësin e policisë në rrugë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

VIDEO / Sherr me punonjësin e policisë në rrugë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

September 29, 2026
Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

September 29, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
“Ka ardhur koha të ndryshojë sistemi politik”- Dash Shehi: Europa na ka mbetur si shpresë përballë skandaleve! Jo vetëm rotacion

“Ka ardhur koha të ndryshojë sistemi politik”- Dash Shehi: Europa na ka mbetur si shpresë përballë skandaleve! Jo vetëm rotacion

September 29, 2026
“I vetmi narkoshtet…”- Berisha nxin përsëri Shqipërinë në Strasburg: Diasporës i detyrohemi pothuajse mbijetesën! Qëndrim ndërkombëtar për të shpëtuar kombin

“I vetmi narkoshtet…”- Berisha nxin përsëri Shqipërinë në Strasburg: Diasporës i detyrohemi pothuajse mbijetesën! Qëndrim ndërkombëtar për të shpëtuar kombin

September 29, 2026
Identifikohen mbetjet kockore të së paku 23 personave në varrezën masive të Zubin Potokut në Kosovë! Prokuroria: Tre persona nën akuzë

Identifikohen dy të zhdukur nga lufta në Kosovë! Dalin përgjigjet e ADN, jo nga “Grupi i Intelektualëve”

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com