• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konsensusi i fshehtë kundër projektit “danez”

by Astrit Patozi
19/05/2020 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Astrit Patozi

Ditët e fundit, jo aq rastësisht, nofullave ripërtypëse të debatit publik në Shqipëri u janë servirur dy subjekte daneze. I pari është, sigurisht, projekti i arkitektit të famshëm Bjarke Ingels, i cili pritet të shndërrohet në godinën e re të Teatrit Kombëtar, pas shëmbjes brutale të së të vjetrës. I dyti është sugjerimi i ambasadores amerikane, Yuri Kim, për Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, që të kihet në konsideratë sistemi elektoral danez si një zgjidhje për Shqipërinë.

Në debatin e parë janë përfshirë i madh e i vogël në mbarë vendin, madje edhe në Kosovë e kudo ku ka shqiptarë në botë, pa dallim feje, krahine dhe ideje, duke i dhënë një energji të jashtëzakonshme betejës së zakonshme politike mes kampeve kundërshtare. Pala e shembësve po e trajton si një mrekulli të afërt, që mezi po e presin ta shikojnë, kurse të tjerët po e quajnë si mallkimin e shekullit mbi Tiranën e dhunuar nga diktatura.

Ndërsa për temën e dytë pothuajse nuk flet askush, me ndonjë përjashtim të rrallë, që e përforcon edhe më shumë rregullin. A thua se ishte propozimi i ndonjë personazh të panjohur, të ngjashëm me atë tipin që hodhi kapsollat dje në protestë dhe u kap duke ikur.

Midis këtyre dy temave, unë do të zgjidhja pa as më të voglin hezitim atë për mundësinë e një ndryshimi thelbësor në zgjedhjet tona, duke pasur si model Danimarkën. E para, se nuk jam aq aktor, sa të shkul faqet më shumë se ata, që kanë realisht një histori jetësore apo profesionale me godinën e shembur, siç kam parë plot ta bëjnë këto ditë. Por mbi të gjitha, sepse jam i bindur që vendit i vlen më shumë, qoftë edhe për faktin se ende ka shpresë, pasi shanset për të pasur një reformë zgjedhore thelbësore nuk janë shembur përfundimisht, ashtu si godina e Teatrit Kombëtar.

Me gjithë respektin që mund të kemi për protestën e Aleancës për Teatrin dhe kundërshtimin për shëmbjen që iu bë godinës së vjetër, ne duhet të jemi të sinqertë me publikun dhe të themi të vërtetën. Edhe pse një histori e shëmtuar dhe arrogante e pushtetit, prishja e ndërtesës së Teatrit Kombëtar nuk është gjëma më e madhe që ka prodhuar politika e mbrapshtë e këtyre viteve. Dhe kam frikë se nuk do të jetë as e fundit, në rast se ndryshimi nuk do të ndodhë.

Kjo natyrisht që nuk e zhvlerëson qëndresën dhe kontributin e atyre, që e ruajtën kauzën e tyre për gati 3 vjet rresht. Sipas meje, mbrojtësit e teatrit arritën një fitore të pjesshme në betejën e tyre dhe për atë meritojnë të gjithë vlerësimin tonë. Falë rezistencës së tyre qeveria u tërhoq nga projekti famëkeq i ndërtimit të disa kullave bashkë me teatrin, që tani të paktën do të ketë vetëm një godinë të re në vend të së vjetrës, dhe kjo nuk është arritje e vogël.

Unë kam dyshime të forta dhe të arsyeshme se ngutja e qeverisë për ta prishur me urgjencë dhe në kohë pandemie godinën e teatrit ka pasur për qëllim edhe ngrirjen e procesit, në mos hedhjen në erë fare, të reformës zgjedhore. Që do të thotë injorim dhe sabotim të propozimit amerikan dhe kthimin në origjinë të konfliktualitetit politik për të shkuar në zgjedhjet e ardhshme me të njëjtat rregulla loje.

Por natyrisht ajo e ka të pamundur që ta anashkalojë këtë debat delikat e vetme, nëse nuk ndihmohet nga aktorët e tjerë politikë. Sado e rëndë që të ketë qenë apo përjetuar shembja e godinës së teatrit, ajo nuk duhet të shërbejë si një arsye apo pretekst për të ndërprerë procese të tjera me rëndësi jetike për të ardhmen e vendit.

Nëse qeveria mund të jetë plotësisht e interesuar që ta ruajë statuskuonë, opozita nuk ka asnjë arsye të bjerë në grackën e saj. Vetëm në rast se edhe ajo mendon njësoj si qeveria për këtë çështje dhe atëherë nuk kemi më çfarë të diskutojmë.

Dhe shenjat, për fat të keq, nuk janë të mira, sepse email-i për anëtarët e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore është dërguar disa ditë përpara se fadromat e Edi Ramës të suleshin mbi godinën e Teatrit Kombëtar, por askush prej tyre nuk pipëtiu.

Ndaj edhe nuk qëndron fare justifikimi se tani që u kalua “vija e kuqe” tek Teatri, as që bëhet më fjalë të ulesh në tavolinë me “armikun”. Kështu i bie që, ndërsa për subjektin e parë danez janë gati t’i shqyejnë sytë njëri tjetrit e ta çojnë gjakun “në gju të kalit”, për ndryshimin potencial të sistemit zgjedhor, që sugjeron ambasadorja amerikane, janë të gjithë në një mendje, jo vetëm që të mos preket, por as që të ketë mundësi të diskutohet. Dhe kam frikë se kjo i kushton shumë më tepër Shqipërisë, se sa shembja arbitrare e godinës së Teatrit.

PS.Ne ishim e vetmja forcë politike që e shprehu zyrtarisht dhe me votë qëndrimin për mosprishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Jo se jemi më të mirë apo më të zotë se të tjerët, por se ishim të vetmit, që e kishim dhe e shfrytëzuam këtë mundësi në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Next Post
Bilanc tragjik për SHBA nga COVID-19, mbi 90 000 viktima dhe 1.5 milion të infektuar

Bilanc tragjik për SHBA nga COVID-19, mbi 90 000 viktima dhe 1.5 milion të infektuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet atentati ndaj Ardian Çapjas, urdhri u dha nga Suel Çela! Kush është snajperisti që tentoi ta eliminojë

Donte të merrte pjesë në varrimin e të ëmës, ‘Burgjet’ refuzojnë kërkesën e Çapjas! Policia nuk garanton dot sigurinë

August 10, 2026
Sherri në burgun e Ferit, kjo është thika e improvizuar që u përdor nga të burgosurit

Sherri në burgun e Ferit, kjo është thika e improvizuar që u përdor nga të burgosurit

August 10, 2026
Analiza/ Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?

Analiza/ Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?

August 10, 2026
Merr fund beteja me flakët, nuk ka më vatra aktive zjarri në Drënie dhe Vlosh

Merr fund beteja me flakët, nuk ka më vatra aktive zjarri në Drënie dhe Vlosh

August 10, 2026
Sarandë, tregtarët të kënaqur: Kemi pasur shitje të produkteve

“Inflacioni në korrik 3,4%”, INSTAT: Barra më e madhe në xhepat e qytetarëve vjen nga ushqimet dhe transporti

August 10, 2026
Fundjavë e nxehtë me temperatura të larta! Si pritet të jetë moti për këtë të shtunë

Javë me temperatura ekstreme! E mërkura dita më e nxehtë, termometri ngjitet në 42 gradë celsius

August 10, 2026
“Shqipëria, rezultate kundër korrupsionit”, raporti i KE: Objektiv, mbyllja e negociatave deri në 2027

Kapitujt 16 dhe 29 / Gati 20 projektligje dhe 50 sisteme transmetimi të dhënash

August 10, 2026
Të huajt zgjedhin Shqipërinë për punë, kryesojnë Filipinet, India dhe Egjipti

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për punë, kryesojnë Filipinet, India dhe Egjipti

August 10, 2026
Karakaçi inspektim pranë Albcontrol: Numër rekord fluturimesh, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Karakaçi inspektim pranë Albcontrol: Numër rekord fluturimesh, masa të shtuara për të përballuar fluksin

August 10, 2026
Lufta e topit/ UEFA, CONCACAF dhe AFC, kundër Infantino-s: Besim i tradhtuar nga mashtrimi!

Lufta e topit/ UEFA, CONCACAF dhe AFC, kundër Infantino-s: Besim i tradhtuar nga mashtrimi!

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com