• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konkursi për “brezin i ri” të Drejtësisë, Sadushi: Si do ta monitorojnë ndërkombëtarët

by Java News
09/10/2016 17:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brezi i ri i drejtësisë së re që do të dalë nga reforma e thellë kushtetuese do të duhet të kalojë konkursin e 10 tetorit për të filluar studimet në shkollën e Magjistraturës. Juristi i njohur, Sokol Sadushi, që drejton këtë shkollë në një intervistë ekskluzive për Ora News sqaron mënyrën se si do të monitorohet nga ndërkombëtarët konkursi prej të cilit dalin vetëm 25 fitues. Studentët që do të pranohen do të jenë magjistratët e rinj, mbi të cilët rëndon dhe pritshmëria për një drejtësi të bararabartë për të gjithë, që për shumë shqiptarë mund të duken edhe si magjistarët e rinj

25 magjistratë do të dalin nga konkursi i së hënës së 10 Tetorit ndër 157 kandidatë për gjyqtarë dhe prokurorë të ardhshëm nga shkolla e magjistraturës.

Numri i të pranuarve është relativisht më i lartë se vitet e mëparshme për shkak të përcaktimit në ligj dhe pritshmërisë për vende të lira në sistemin e drejtësisë si pasojë e largimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

Sokol Sadushi drejton shkollën e Magjistraturës dhe i qëndron larg mediave por në një intervistë të posaçme për Ora News sqaron detajet e konkursit dhe konfirmon bindjen e tij se shtimi i numrit të magjistratëve do të ulte cilësinë.

Sokol Sadushi: Të pranosh një dyfishim apo trefishim të numrit padiskutim që kjo do të sjellë një rënie të cilësisë. Sistemi gjyqësor aktual pavarësisht ligjit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk mundet të punojë me një numër shuëm të madh kandidatësh që presin për tu përfshirë në rradhët e gjyqësorit. Ne nuk e dimë se sa do të largohen nga sistemi gjyqësor, nuk kemi pse ti paragjykojmë.Por të paktën një prurje prej 25 gjyqtarësh në vit dhe prokurorësh, unë mendoj se është e arsyeshme.

Pasi përfundojnë fazën e parë kandidatët që marrin mbi 60 pikë duhet t’i nënshtrohen dy fazave fazave të tjera, testit psikiatriko–psikologjik një praktike kjo e futur një vit më parë, si dhe provimit me shkrim dy teste që jane përcaktuese për studentët.

 Sokol Sadushi: Fituesit e fazës së parë kalojnë të gjithë domodoshmërisht në testimin psikologjik. Testimi bëhet me shkrim, një aplikim që ne e kemi marrë sistemi austriak, bëhet mbi baza tepër shkencore, ku arrihet të identifikohet mbi personin, profilin e tij. Por ajo që e identifikon qartësisht personin është intervista në grup, katër ose pesë veta dhe intervista individuale. Pra janë tre faza që kalon kandidati për tu testuar psikoligjikisht. Është përvojë mjaft e mirë që mendojmë se u vlen gjyqtarit dhe prokurorit të ardhshëm. Ai testim ka vlerën e skualifikimit.

Për magjistrurë mund të konkurojnë të gjitha ata kandidatë që kanë përfunduar juridikun me mesatare mbi 8 në Shqipëri dhe mbi 6.5 jashtë vendit. Prej ditësh studentët kandidatë po trajnohen për mënyren se si duhet të plotësojnë testin.

Sokol Sadushi: Ka një avantazh studenti që ka përfunduar jashtë shtetit në raport me studentin që ka përfunduar brenda shtetit, gjë që nuk dihet, nuk është thënë, unë po e them. Në rregulloren e shkollës është që student që ka përfunduar një Universitet të huaj duhet të ketë mesataren e notave, bëhet me një lloj kofiçenti 1.2, nëqëoftë për studentët shqiptarë duhet mesatarja e notave 8, për studentët që kanë mbaruar në Harvard duhet ta ketë minimum 6.6.

Ky është Ansi Allushi, kandidat për student në magjistraturë ka ardhur të familjarizohet me shkollën përpara testimit.

 Ansi Allushi: Nga të gjitha lajmet që dëgjojmë, nga të gjitha gjërat që janë thënë, çdo gjë është e monitoruar nga ndërkombëtarët, nga EURALIUS që është i atashuar në Shqipëri. Shpresojmë të kemi vlerësimin më të drejtë, do të jetë vlerësimi më i drejtë ashtu siç duhet të jetë gjithmonë.

Deshira e tij është të bëhet gjyqtar dhe për këtë ka një arsye.

Ansi Allushi: E konsideroj vetën si një njeri vetëm të drejtë, që mund të japë vendime të drejta, kaq.Një njeri objektiv.

Gazetarja: Pse, Prokurori si ju duket?

Ansi Allushi: Prokurori, edhe ai përfaqëon interesat e shtetit gjithmonë, por ka punën më të vështirë. Gjyqtari është pak më i mbrojtur./a.k

Next Post
Festë dhe urrejtje/ Sarajeva, e ndarë në dy kantone sipas etnive

Festë dhe urrejtje/ Sarajeva, e ndarë në dy kantone sipas etnive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In