• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konkursi Kombëtar i Krijimtarisë Muzikore/ Kumbaro e lumtur me prurjet (FOTO)

by Java News
16/12/2018 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë fundjavë u shpallën fituesit e Konkursit Mbarëkombëtar të Krijimtarisë Muzikore në gjinitë Opera, Muzikal dhe Balet, i organizuar nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, si dhe Ansamblin Popullor. Ndër kompozitorët e ‘vjetër’ fitues u shpallën Fatos Qerimaj dhe Vasil S.Tole, ndërsa nga të rinjtë rrëmbeu çmimin 24-vjeçari Jetmir Zaganjori me baletin ‘Ballkan Exspress. ’ Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, u shpreh se në mandatin e saj të dytë, projektet për muzikën kontemporane shqiptare i vlerëson me prioritet.

 

“Si ministër, në mandatin tim të parë, ndonëse jemi përpjekur të ndërtojmë programe të reja, dhe politika kulturore në artet pamore, në edukimin kulturor, në artet skenike, në trashëgimi kulturore, në libër e lexim; më duhet të pohoj që e mbylla mandatin tim të parë me një peng për muzikën shqiptare kontemporane në gjinitë e mëdha ku një boshllëk prej disa dekadash ishte krijuar tashmë dhe askush s’e kishte mbushur. Prandaj ishte një ndër prioritetet e para në këtë mandat dhe Viti i Skënderbeut ishte viti i duhur për të mobilizuar fuqitë krijuese të kompozicionit në gjinitë e vështira të Operas, Baletit dhe Muzikalit”, tha Kumbaro.

Pavarësisht skepticzmit apo paragjykimit që ekzistonte, u shpreh ministrja, Ministria e Kulturës vijoi punën për ta çuar deri në fund këtë konkurs.

“Gjithmonë ka një herë të parë për institucionet e kulturës që më në fund ndërtuan një model për të nxitur krijimtarinë muzikore bashkëkohore në këto gjini. Mbase ky model nuk është më i miri, por pa dyshim ata që do të vijnë pas nesh do ta përmirësojnë. Se më besoni, që nuk është aspak lumturi kur nuk gjen gjë! Këtë s’e bëra unë, por kompozitorët që punuan, dhe frymëzimin e tyre artistik ia besuan këtij konkursi, kësaj trupe artistike dhe kësaj skene”, tha Kumbaro.

Ministrja vlerësoi gjithashtu edhe jurinë profesioniste të këtij konkursi;Thomas Simaku; Nicole LeFanu dhe Pedro Amaral

“Ky është një konkurs, dhe si ne çdo konkurs ka një garë, ka vlerësime, ka fitues, ka humbës. As këtë s’e bëj unë. I jam pa fund mirënjohëse Jurisë që na nderon me nivelin shumë të lartë akademik, professional dhe me përvojat e tyre, që prej javësh i kanë vënë në shërbim të kësaj aventure të bukur muzikore shqiptare”,  u shpreh Kumbaro.

Konkursi Mbarëkombëtar i Krijimtarisë Muzikore synon të zhvillojë krijimtarinë muzikore dhe të nxjerrë në pah talentin, artin dhe frymëzimin e artistëve në gjinitë: Opera, Balet dhe Muzikal. Po kështu qëllimi i tij është  të inkurajojë artistët në këto gjini të muzikës skenike, duke promovuar kreativitetin, afirmimin dhe dialogun në botën emocionuese të Muzikës.

Next Post
Po cili është më i bukuri ndër krejtve?!

Po cili është më i bukuri ndër krejtve?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

March 25, 2026
Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

March 25, 2026
Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

March 25, 2026
Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Ligji i emigracionit, ekspertja punësimit: Dokumentacioni i ofrohet nga punëdhënësi

March 25, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

March 25, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

516 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt. Mbizotërojnë vizitorët nga Europa Jugore dhe Perëndimore

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In