Mina Hysa, pjesëmarrëse në Miss Universe, thotë se fituesja ishte e paracaktuar. Në një intervistë me “Gazetën Shqiptare”, 19-vjeçarja thotë se ka marrë pjesë e fituar trofe në disa kompeticione jashtë, por në Shqipëri gjithçka ishte e paracaktuar në kompeticionin Miss Universe.
“Këtu funksionin vetëm me mik dhe me lekë, nuk vlerësohet e bukura apo edhe inteligjentja. Te “Miss Universe” për shembull, fitoi një që nuk ja vlente. Emri i vajzës u tha shumë kohë më përpara, e dinim shumë mirë se kush do ta fitonte dhe kjo nuk ishte e drejtë për ne”, thotë Hysa për GSH.