• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konkurenca diplomatike Japoni-Kinë në Tiranë

by A R
19/07/2017 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm pak ditë më parë Japonia inauguroi ambasadën e saj në Tiranë. Kësaj ngjarjeje iu kushtua rëndësia maksimale nga Tokio, pasi për këtë ceremoni kishte ardhur ministri i Shtetit për Çështjet e Jashtme, i cili është dhe vëllai i kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.

Por kjo lëvizje e Japonisë vjen në një kohë kur Kina ka shtuar ndjeshëm praninë e saj në rajonin e Ballkanit dhe veçanërisht në Shqipëri.

Pikërisht ky fuqizim i Kinës mësohet të ketë qenë dhe në qendër të të gjitha takimeve që ministri Noboi Kishi ka zhvilluar në Tiranë. Japonia kërkon që të jetë sa më prezente në Ballkan për të sfiduar rivalen e saj të vjetër.

Shqipëria në këtë mes është e treta që përfiton, pasi të dyja shtetet, për të treguar forcën e tyre kanë në plan të kryejnë një sërë investimesh në Shqipëri e në Ballkan.

Por në kohën kur Japonia hap ambasadën e saj në Tiranë, Kina e zgjeron atë. Referuar marrëveshjes së lidhur mes dy qeverive që në vitin e largët 1960, dy shtetet kanë rënë dakord që t’i ofrojnë ambasadat respektive referuar reciprocitetit.

Deri më sot Kina ka ambasadën e saj në bllokun e ambasadave në kryeqytet, ndërsa Shqipëria një ndër godinat më të mëdha në Pekin.

Por pas kërkesave të shumta të palës kineze për të respektuar reciprocitetin, marrëveshja është rishikuar në qershor të vitit 2016, kur Shqipërisë iu dha në përdorim dhe për 70 vite të tjera godina në Pekin, ndërsa Kina ka përfituar një sipërfaqe prej gati 9.000 metrash katrorë në ish-ofiçinën e automjeteve të Tiranës, në afërsi të ish-parkut, e cila po ashtu i është dhënë për përdorim për 70 vjet.

Të gjitha ndërtesat në këtë zonë janë duke u rrafshuar, në mënyrë që trualli t’i dorëzohet Ambasadës Kineze, e cila do të ndërtojë vetë godinën e selisë së re të saj. /top channel

Next Post
Vrasja e ambasadorit, SHBA dënon sulmin: Lutjet tona për familjen Karlov

Raporti/ DASH: Shqipëria kontribute kundër ISIS; Korrupsioni e drejtësia problem

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Mbi islamofobinë si sëmundje

March 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Mars 2026

March 1, 2026
Alireza Arafi zgjidhet udhëheqës i Përkohshëm i Iranit

Alireza Arafi zgjidhet udhëheqës i Përkohshëm i Iranit

March 1, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Putin: Vrasja e Khameneit, cinike! Shkel ligjin ndërkombëtar

March 1, 2026
Policia arreston 5 serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës

Policia arreston 5 serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës

March 1, 2026
Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

March 1, 2026
Vdekja e Khameneit: Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran

Vdekja e Khameneit: Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran

March 1, 2026
Si po goditet edhe Kina nga sulmi ndaj Iranit

Si po goditet edhe Kina nga sulmi ndaj Iranit

March 1, 2026
Sherri me thika në berberhane, policia arreston autorin që plagosi dy persona

Sherri me thika në berberhane, policia arreston autorin që plagosi dy persona

March 1, 2026
Rama viziton “Vilën 31” pas protestës: Artistët i gjeta të traumatizuar, turp për gjykatësit që lirojnë keqbërësit

Rama viziton “Vilën 31” pas protestës: Artistët i gjeta të traumatizuar, turp për gjykatësit që lirojnë keqbërësit

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In