• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Konjufca: Një emër nga familja Jashari për president, konsensus automatik në shoqëri

by A R
25/02/2026 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, tha se nëse do të vinte një emër për president nga familja e heroit të Kosovës, Adem Jashari, do të ishte një “konsensus automatik” në shoqëri. “Konsensus të partive politike, deri tash të vetmit emra që kanë shkaktuar automatikisht një pritje pozitive, një konsensus automatik në shoqërinë tonë është një president nga radhët e familjes së nderuar Jashari”, tha ai për mediat më 25 shkurt, pas takimit me kryediplomaten e Shqipërisë, Elisa Spiropali.

I pyetur se a ka vullnet nga familja Jashari për këtë çështje, Konjufca tha se nuk i takon të flasë në emër të tyre. “Duhet të shkoni atje dhe ta merrni përgjigjen, nuk jam unë këtu që të supozoj se kjo është. Ka qenë kryeministri aty”, tha ai. Ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar në Prekaz të Skenderajt te familja Jashari. Ai ka konfirmuar për mediat se ka biseduar me Rifat Jasharin “për çështje politike”.

Emra nga kjo familje, në të kaluarën, janë përmendur si kandidatë potencialë për president, por asnjë prej tyre nuk ka përfunduar në propozim zyrtar. Për çështjen e presidentit, Konjufca u pyet edhe gjatë një konference për media me homologen nga Shqipëria, Elisa Spiropali.

Ai i cilësoi si pozitive takimet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka zhvilluar me krerët e dy partive më të mëdha opozitare, Bedri Hamzën e Partisë Demokratike të Kosovës, dhe Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për çështjen e kreut të ri të shtetit.

Konjufca tha se hartuesit e Kushtetutës e kanë shkruar pjesën për zgjedhjen e presidentit me idenë që një shumicë e thjeshtë të mos ketë garancinë që ta zgjedhë vetë atë, por kjo të ndodhë në bashkëpunim me forcat politike. Ai tha se shumica aktuale ka 66 vota në Kuvend dhe për arritjen e 80 votave të kërkuara për president duhet edhe mbështetja e partive opozitare.

Sipas tij, 80 vota nuk mund të arrihen nëse propozohet një “emër i njëanshëm”. “Pra, konkludimi është që përmes një emri të përveçëm ne mos ta mbështesim për muri opozitën”, tha ai. Vetë Kurti ka kërkuar një marrëveshje me PDK-në dhe LDK-në për presidentin, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e parakohshme. Nga PDK-ja kanë thënë se nuk do të jenë pengesë e proceseve shtetërore, por nuk mbështetin kandidatura që nuk përfaqësojnë unitet qytetar, ndërkaq LDK-ja ka kërkuar ose marrëveshje politke ose konsensus për kreun e ri të shtetit.

Deputetët e Kosovës kanë afat deri më 4 mars që të zgjedhin presidentin e ri, pasi presidentes aktuale, Vjosa Osmani, i skadon mandati pesëvjeçar më 4 prill. Osmani ka shprehur synimin edhe për një mandat të dytë në krye të shtetit./Rel/

Next Post
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 26 Shkurt 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Investimet në Banjat e Bënjës, Rama: E çon turizmin në një tjetër nivel

Investimet në Banjat e Bënjës, Rama: E çon turizmin në një tjetër nivel

February 25, 2026
Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasada britanike njofton risitë

Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasada britanike njofton risitë

February 25, 2026
Ministrja Kumbaro: Drejt krijimit të Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe në Diasporë

Ministrja Kumbaro: Drejt krijimit të Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe në Diasporë

February 25, 2026
Ishte caktuar si rrugë alternative, 2 kamionë paralizojnë përsëri trafikun në Lozhan-Moglicë-Gramsh

Ishte caktuar si rrugë alternative, 2 kamionë paralizojnë përsëri trafikun në Lozhan-Moglicë-Gramsh

February 25, 2026
Po kalonte te vijat e bardha, makina përplas gruan në Korçë

Po kalonte te vijat e bardha, makina përplas gruan në Korçë

February 25, 2026
Dosja “CEZ”, Taulant Balla nxjerr në skenë një tjetër emër: Nuel Kalaj ka e-maile dhe telefonata me Berishën

Balla: Sulmi i Berishës ndaj Ramës për fjalën në mbrojtje të UÇK në Bordin e Paqes, akt i rëndë anti-kombëtar

February 25, 2026
Presidenti kinez Xi Jinping takon kancelarin gjerman Friedrich Merz në Pekin

Presidenti kinez Xi Jinping takon kancelarin gjerman Friedrich Merz në Pekin

February 25, 2026
Foshnja humb jetën pak orë pas lindjes, nisin hetimet për mjekun në Durrës

Foshnja humb jetën pak orë pas lindjes, nisin hetimet për mjekun në Durrës

February 25, 2026
Bllokimi i monopatinave, protestë para Ministrisë së Brendshme: Na mashtruat, gjeni zgjidhje

Bllokimi i monopatinave, protestë para Ministrisë së Brendshme: Na mashtruat, gjeni zgjidhje

February 25, 2026
Aksident me vdekje në superstradën Milot-Fushë Krujë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Aksident me vdekje në superstradën Milot-Fushë Krujë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In