• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Konispol, arrestohet një ish-polic për vrasjen

by Aalison Pearse Stevens
17/02/2016 08:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ish-efektiv i policisë së Sarandës ka përfunduar në pranga, pasi dyshohet të jetë autor i vrasjes së 44-vjeçarit Pajtim Shehu në Shkallë të Knispolit. I arrestuari është Ajet Rexhepi, banues në këtë fshat, i cili (sipas policisë lokale) ka pasur konflikte me viktimën, por edhe me pronarin e lokalit ku ndodhi vrasja, shkruan Gazeta Shqiptare.

Rexhepi u arrestua pasditen e së hënës, pasi ka dyshime të forta se ai ka qëlluar për vdekje babain e tre fëmijëve me një plumb në fytyrë (poshtë syrit). Ndërkohë, hetuesit e çështjes sqaruan se 49-vjeçari u vu nën akuzë pas përgjimeve të kryera, por edhe bazuar në dëshmitë kontradiktore të dhëna prej tij. Por, prova më e fortë që kompromenton Rexhepin, është fakti se atij i janë gjetur gjurmë baruti në duar. E ndërsa dyshohet për vrasje, ende nuk dihet nëse ish-polici, i cili mori pjesë dhe në ceremoninë e varrimit të Pajtim Shehut, e ka vrarë atë aksidentalisht apo me dashje.

Një ditë pas ekzekutimit të Pajtim Shehut, policia e Sarandës ka shoqëruar dhe marrë në pyetje shumë persona (numri arrin mbi 80). Mësohet se në lidhje me këtë ngjarjeje është shoqëruar dhe fqinji i viktimës, Ajet Rexhepi si dhe djali i këtij të fundit. Shoqërimi i Rexhepit është bërë në cilësinë e personit që mund të kishte dijeni për ngjarje, por edhe për faktin se ai ka pasur konflikt me 44-vjeçarin (për një zënkë mes fëmijëve të tyre) dhe nuk i fliste prej disa kohësh. Mësohet se agjentët e policisë e kanë përgjuar 49-vjeçarin në automjetin e tij dhe në dhomat e izolimit ku ishte shoqëruar bashkë me djalin e vet.

Dyshimet e bluve janë përforcuar nga prania e nitrateve në duart dhe në trupin e Rexhepit. “Ajet Rexhepi ka dhënë dëshmi kontradiktore gjatë marrjes në pyetje. Kur ka ndodhur vrasja, ai ka qenë në vendngjarje së bashku me disa banorë të tjerë të zonës. Ka qenë i vetmi që ka pranuar se ka dëgjuar krismë arme. Ai ka deklaruar se “dola nga shtëpia pasi dëgjova një krismë arme”, thanë burime pranë grupit hetimor. Policia e Sarandës ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare pas arrestimit të 49-vjeçarit. Ndërkaq, burimet zyrtare nuk bëjnë të ditur motivin e qartë të ngjarjes, pasi dy pistat në të cilat po hetohet janë ajo e vrasjes për motive të dobëta pas konflikteve të mëparshme dhe ajo e vrasjes aksidentale.

Kontradiktore duken edhe të dhënat lidhur me grabitësin e lokalit të Arqile Poçit. Vetë ky i fundit ka pohuar se ka parë një fuoristradë të dyshimtë që largohej nga vendin e ngjarjes, së cilës nuk kishte arritur t’i shikonte targën. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lokalin e fshatit Shkallë, mbetet mister fakti se në vendngjarje nuk është gjetur gëzhojë arme. Nisur nga ky fakt, dyshohet se arma mund të ketë qenë pistoletë me mulli, por nuk përjashtohet mundësia që i dyshuari Ajet Rexhepi është treguar i kujdesshëm, duke e marrë prej andej për të mos lënë gjurmë.

49-vjeçari, ish-polic i Komunës Xarrë, është gjithashtu pronar i një lokali pranë vendit të ngjarjes. Mësohet se banorët e zonës ishin në dijeni të konfliktit që ai kishte me viktimën Pajtim Shehu, por edhe me pronarin e lokalit, Arqile Poçi. Me këtë të fundit, Ajet Rexhepi ishte konfliktuar në dhjetor të vitit 2009, pasi gjatë ushtrimit të detyrës, kishte dhunuar bashkëshorten e Poçit dhe shtetasin P.B. për një tendë të ndërtuar në lokalin e tyre.

BW

Next Post

Këndi i Lojërave, Veliaj: Kurrë nuk punoj kundër interesit të fëmijëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet me Iranin, SHBA-të nisin largimin e personelit nga baza ushtarake në Katar

Tensionet me Iranin, SHBA-të nisin largimin e personelit nga baza ushtarake në Katar

January 14, 2026
Konstituohet KED, caktohen relatorët për vendet vakante në GJK

Konstituohet KED, caktohen relatorët për vendet vakante në GJK

January 14, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

DETAJE / Mbledhja e Ramës me Grupin Parlamentar të PS, të pranishëm do jenë edhe ministrat

January 14, 2026
Skandali i korrupsionit që tronditi Qipron, Presidenti: Videoja, një sulm i luftës hibride ruse

Skandali i korrupsionit që tronditi Qipron, Presidenti: Videoja, një sulm i luftës hibride ruse

January 14, 2026
Rast tjetër evazioni/ Tatimet sqarojnë publikun për sulmin me lajmet e pavërteta

“Kanë ndryshuar fashat e pagave”, reagojnë Tatimet: Ja sa bëhet rroga minimale dhe ajo maksimale

January 14, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Shqipëria ka nevojë për amnisti politike! Mos na hapni barkun me..

January 14, 2026
Të dështuara sistemet ajrore ruse gjatë sulmit amerikan/ Venezuela e zhgënjyer: Rusia është një tigër prej letre!

Të dështuara sistemet ajrore ruse gjatë sulmit amerikan/ Venezuela e zhgënjyer: Rusia është një tigër prej letre!

January 14, 2026
Mblidhet sot Parlamenti, cilat janë projektligjet që do të diskutohen

Zbardhet “Plani i Veprimit” të Kuvendit të Shqipërisë: Reforma Zgjedhore të mbyllet brenda Korrikut

January 14, 2026
Berisha: Rama sulmon drejtësinë për të mbrojtur veten e tij

VIDEO-LAJM/ 1.1 milion euro Kuvendi luksoz i Rithemelimit: A është hetimi pasuror i Berishës edhe fundi i tij politik?

January 14, 2026
Nëntori i Braktisjes së Berishës

Protesta e 24 janarit e thirrur nga Berisha/ Merret vendimi në PD, ja ora në të cilën do të zhvillohet

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In