• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kongresmeni amerikan: Kosova ta themelojë Asociacionin, Serbia të shkëputet nga Rusia

by Java News
22/07/2023 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kongresmeni amerikan, Bill Keating, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, duke folur për raportimin që i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e bëri më 18 korrik në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, ka thënë se nuk ka dëgjuar ndonjë “surprizë”, duke shtuar se e “kemi bërë të qartë se kjo periudhë e dhunës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë”, duke iu referuar tensioneve të fundit në Veri të Kosovës.

“Ne duam të ndihmojmë në rajon sa më shumë që të mundemi dhe të përpiqemi të lehtësojmë paqen. Kjo ka ndodhur për një kohë të gjatë dhe ka probleme që duhen adresuar. Gjatë seancës u theksua se sa të rëndësishme janë pyetjet për mbajtjen e zgjedhjeve të reja (në Veri) dhe pjesëmarrjen e plotë, apo për të punuar sa më shumë në to, si dhe se pjesëmarrja e plotë do të thotë se nuk ka ndërhyrje apo përpjekje të organizuara nga Serbia për bojkotimin e zgjedhjeve”.

“Kjo është pika e rëndësishme e saj. Gjithashtu, ballafaqimi me çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe progresi në këtë, si pjesë e planit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, i cili është shumë i angazhuar në atë çështje. Të gjitha këto gjëra janë përmendur”, theksoi ai.

Ndërkaq, i pyetur për frikën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se themelimi i Asociacionit mund të krijojë një Republikë Srpska – entiteti serb në Bosnje e Hercegovinë – të re, Keating pohoi se i kupton këto shqetësime.

“Ne i kuptojmë ato shqetësime dhe se edhe me zgjedhje të lira, ka disa gjëra që ishin jashtë kontrollit të Kosovës, njerëzit bojkotuan. Por ne e bëmë të qartë se këto janë gjëra për të cilat Kosova është përkushtuar, sa i përket atyre komunave dhe komunitetit, dhe se ne duhet të vazhdojmë të punojmë në to”.

“Por, para së gjithash, dhuna duhet të ndalet dhe kjo është diçka mbi të cilën të dyja palët kanë kontroll. Është një parakusht për të ecur përpara në të gjitha frontet e tjera. Kosova ka thënë se do të bëjë përparim drejt një Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe dhe kjo është diçka që Bashkimi Evropian dëshiron veçanërisht ta shohë”.

“Shtetet e Bashkuara, potencon ai, “nuk janë aq drejtpërdrejt të përfshira në procesin e anëtarësimit sa Bashkimi Evropian”.

“Është mes BE-së dhe atyre vendeve. Por nëse ata ecin përpara drejt aksesit dhe angazhohen për disa gjëra, ata do të duhet ta përmbushin atë, nëse edhe Bashkimi Evropian ecën përpara”, beson kongresmeni amerikan.

Duke folur për sanksionimin që së fundmi Departamenti amerikan i Thesarit i bëri Shefit të Intelegjencës së Sigurisë së Serbisë, Aleksandër Vulin, Keating tha se kjo ëhstë një përjkje e vazhdueshme e shtetit që ai përfaqëson “për t’u siguruar që të ndalojnë pengesat që ekzistojnë në drejtim të përparimit drejt demokracisë, stabilitetit, sundimit të ligjit, të gjitha ato gjëra për të cilat sapo fola, që do të çonin në përparim të madh në rajon”.

“Shtetet e Bashkuara kanë një politikë të këtyre sanksioneve dhe duhet të vazhdojnë ta bëjnë këtë, sepse bllokadat jo vetëm që pengojnë problemet aktuale të rëndësishme në kontekstin e Rusisë dhe Ukrainës, por edhe e shtyjnë të gjithë rajonin prapa. Dhe i gjithë qëllimi i tyre është të prishin, në mënyrë që të mos arrihet asnjë përparim”, pohoi ai, duke shtuar se “nuk mendoj se mesazhi i tyre ka gjetur terren të përshtatshëm në rajon kohët e fundit”.

Momentalisht, sipas tij, qëllimi i Federatës Ruse është përçarja, “pa asnjë objektiv konstruktiv, pa alternativë konstruktive për t’u krahasuar, por vetëm për të bllokuar, shkaktojnë përçarje, trazira politike, me qëllim që të ngadalësojnë procesin dhe ta bëjnë rajonin më të paqëndrueshëm”.

Në vlerësimin e tij, një gjë e tillë “nuk është e drejtë për njerëzit e rajonit”.

Pas agresionit rus në Ukrainë, të gjitha vendet perëndimore e kanë sanksionuar atë, Serbia ëshët një nga vendet e pakta në kontinetin e vjetër që nuk është bashkuar me politikat e vendeve perëndimore, mirëpo kongresmeni Keating thekson se “është koha për të ecur përpara, sepse përndryshe nuk ka rrugë përpara”, duke shtuar se “kjo do të bëhet gjithnjë e më e qartë për Serbinë”.

“Nuk ka asnjë mënyrë për të përparuar duke bashkëpunuar me Rusinë për çështjet e shkatërrimit dhe trazirave. Thjesht nuk ka asnjë përdorim për të. Dhe gjëja tjetër është, ndërsa ne ecim përpara me disa nga vendet e tjera në rajon, Serbia do të dëshirojë të bashkohet. Ata nuk do të duan të mbeten prapa të tjerëve”.

“Pra, ne mund të punojmë në dy fronte. Së pari, le të bëjmë të qartë se veprime të tilla prishin të gjithë rajonin dhe nuk janë të drejta për vendet që përbëjnë rajonin në tërësi. Dhe së dyti, se ne do të ecim përpara me hapa konkretë në rajon dhe se ata mund të përfshihen dhe të përfitojnë nga kjo, ose të mbeten prapa”.

Një gjë është e qartë, tregon ai, “nëse shikoni të ardhmen dhe shihni të ardhmen me Rusinë, shihni regres”.

“Ose nëse shihni të ardhmen me Kinën, shihni kontrollin e tyre, nevojën e tyre për të kontrolluar portet dhe ekonomitë e aksesit. Ata duan kontroll. Ose mund të kesh vetëvendosjen e atyre vendeve, që është rruga që ofrojnë Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi, përsa i përket investimeve dhe zhvillimit ekonomik”.

/f.stafa

Next Post
Korruptoi prokurorin për të liruar vëllain, ekstradohet nga Spanja Dritan Dedja

Flet iraniania që u arrestuarl në Rinas: Jam gazetare, u arratisa nga regjimi që më përndjek

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Autoritetet italiane e kërkonin për trafik droge/ Arrestohet në Turqi vëllai i “Visit të Pojës”

Autoritetet italiane e kërkonin për trafik droge/ Arrestohet në Turqi vëllai i “Visit të Pojës”

January 30, 2026
DETAJE / Meta tre orë përballje me SPAK: Hetime të fabrikuara, të hetohet kush bëri pagesat

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën arrest me burg për Ilir Metën

January 30, 2026
Agjenti digjital, informacion dhe vetërregullimi

“Ministri i Drejtësisë të vërë pikat mbi ‘i’”/ Yzeiri : SPAK burgosi pa gjyq Erion Veliajn, Metën pa asnjë akuzë!

January 30, 2026
SPAK operacion, kontrolle te kompania farmaceutike ‘Evita’ e Klodian Allajbeut

SPAK operacion, kontrolle te kompania farmaceutike ‘Evita’ e Klodian Allajbeut

January 30, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

“PD, e rrezikshme ka bërë gjithë të zezat”, Çupi: Berisha kërkon të mbulojë krimin me krim

January 30, 2026
30 mijë veprimtari në kuadër të Festës së Pranverës

30 mijë veprimtari në kuadër të Festës së Pranverës

January 30, 2026
27-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

Kurti për Bordin e Paqes: Kosova dëshiron të kontribuojë ku të ketë nevojë

January 30, 2026
U kap pas 29 vitesh, si Kostandin Nishku vrau me gjakftohtësi të miturin me plumb në kokë

U kap pas 29 vitesh, si Kostandin Nishku vrau me gjakftohtësi të miturin me plumb në kokë

January 30, 2026
Berisha njofton protestën e radhës: Ju pres pas një muaji në Tiranë që të shpëtojmë Shqipërinë

Berisha njofton protestën e radhës: Ju pres pas një muaji në Tiranë që të shpëtojmë Shqipërinë

January 30, 2026
Zyrtari i lartë europian ‘qorton’ Shqipërinë për paraburgimin, Rama ndan deklaratën

Zyrtari i lartë europian ‘qorton’ Shqipërinë për paraburgimin, Rama ndan deklaratën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In