• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kongresmeni amerikan: Duartrokas autoritet për parandalimin e sulmit terrorist ndaj skuadrës së Izraelit

by Java News
17/11/2016 22:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njëherësh anëtar i lartë i Komisionit për Punë të Jashtme të këtij institucioni, Eliot Engel, ka lavëruar Kosovën për parandalimin e një sulmi terrorist të militantëve të grupit Shteti Islamik ndaj kombëtares së Izraelit në futboll.

“I duartrokas autoriteteve të Republikës së Kosovës për parandalimin e një varg sulmesh të planifikuara terroriste nga ekstremistët e ISIS’it, duke penguar një masakër ndaj kombëtares së Izraelit në futboll”, ka thënë Engel nëpërmjet një komunikate.

“Më kujtohet sulmi brutal ndaj ekipit olimpik izraelit në Munih më 1972, dhe druaj se ky sulm mund të kishte qenë po aq i keq ose edhe më i rëndë”, ka shtuar Engel.

“Unë i jam gjithashtu mirënjohës autoriteteve në Shqipëri dhe Maqedoni, të cilat kanë bashkëpunuarmeKosovën për ta parandaluar këtë sulm”, ka thënë Engel.

Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan ka vlerësuar se Kosova ka ndërtuar një historik mbresëlënës të luftimit të ekstremizmit të dhunshëm.

“Askush nuk duhet të dyshojë në angazhimin e udhëheqësve në Prishtinë për ta arritur këtë objektiv, dhe Shtetet e Bashkuara janë me fat që kanë një partner si Kosova në këtë përpjekje të rëndësishme”, ka thënë Engel.

Ai ka vlerësuar se “duke marrë parasysh historikun e fuqishëm të Kosovës, është koha të përshpejtohet inkuadrimi i Kosovës në strukturat kyç euroatlantike, përfshirë NATO’n dhe Bashkimin Evropian”.

Next Post
FOTO/ Nano dëgjon “leksonin” e Edi Ramës për investimet

FOTO/ Nano dëgjon "leksonin" e Edi Ramës për investimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In