• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kongresi i SHBA merr vendim historit për masakrën ndaj armenëve: Ishte gjenocid

by Java News
31/10/2019 08:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendim është jo më pak se historik: Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA i klasifikon masakrat e armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore si gjenocid. Për vendimin votoi një shumicë e qartë.
Rezoluta përkatëse u miratua me 405 pro dhe 11 vota kundër. Në të thuhet se SHBA njeh gjenocidin ndaj armenëve dhe dënon vrasjen e 1.5 milion armenëve nga Perandoria Osmane. Është hera e parë që Kongresi Amerikan i ka quajtur gjenocid masakrat e vitit 1915-1917. Turqia, si pasardhëse e Perandorisë Osmane, deklaroi se qeveria dhe njerëzit e konsideruan rezolutën “plotësisht të pa vlerë”.

Qeveria në Ankara e pranon vdekjen e 300.000 deri në 500.000 armenëve gjatë luftës, por kundërshton rreptësisht kategorizimin si gjenocid. Gjatë Luftës së Parë Botërore, armenët u përndoqën sistematikisht dhe u dërguan, përveç të tjerash, në marshime të vdekjes në shkretëtirën siriane. Historianët flasin për qindra mijëra deri në 1.5 milionë viktima.

“Hap pa kuptim politik”

Ministria e Jashtme turke tha se rezoluta me sa duket është “shkruar dhe publikuar për konsum të brendshëm” dhe nuk ka “bazë historike ose ligjore”. Ajo nuk është juridikisht detyruese dhe një “hap politik pa kuptim” që u drejtohet “grupeve lobiiste armene dhe grupeve anti-Turqi”. Ministria e Jashtme Turke thirri për shkak të rezolutës ambasadorin amerikan David Satterfield. Një arsye tjetër për këtë masë, sipas kësaj janë edhe sanksionet e SHBA kundër Ankarasë, të vendosura pas ofensivës ushtarake turke në Siri.

Gjenocidi ndaj armenëve

Veprimet e ushtrisë turke kundër kurdëve në veri të Sirisë kanë dëmtuar së fundi rëndë marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Uashingtonit. Dhe këtu e sheh Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Cavusoglu motivin e vërtetë për votimin e Kongresit.”Rezoluta e vjetëruar” është hakmarrje për ofensivën ushtarake turke në veri të Sirisë, shkroi Cavusoglu në twitter. “Qarqe që besojnë se mund të marrin hak në këtë mënyrë gabohen.”

Franca ishte vendi i parë i madh evropian, që në vitin 2001 i kategorizoi si gjenocid masakrat ndaj armenëve në Perandorinë Osmane. Bundestagu Gjerman e bëri këtë në qershor 2016 dhe kjo shkaktoi një krizë serioze diplomatike me Turqinë. Edhe Rusia, Zvicra dhe Holanda dhe më shumë se një dyzinë shtetesh të tjera ndërkohë e konsiderojnë masakrën kundër armenëve si gjenocid. Republika e Armenisë në Kaukazin e Jugut ka kohë që po bën thirrje që Turqia t’i pranojë si një gjenocid aktet mizore. /DW/

Next Post
Një 41-vjeçare nga Korça i jep fund jetës duke pirë ilaçe, nuk dihen arsyet

Makina përplas motoçikletën në kryqëzimin e Shënkollit, një i vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qirinj për kriminelin e luftës: Vdekja e Mlladiçit shpërfaq krizën morale të Serbisë

Qirinj për kriminelin e luftës: Vdekja e Mlladiçit shpërfaq krizën morale të Serbisë

August 31, 2026
Zjarri në Vajkal të Bulqizës vijon të jetë aktiv, flakët përhapen drejt Fushë-Hutrës

Zjarri në Vajkal të Bulqizës vijon të jetë aktiv, flakët përhapen drejt Fushë-Hutrës

August 31, 2026
Bilanci i INSTAT për Korrikun, rritje e aksidenteve rrugore, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e viktimave

Bilanci i INSTAT për Korrikun, rritje e aksidenteve rrugore, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e viktimave

August 31, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Qorrsokaku i Elitës tonë

August 31, 2026
Dialogu, Liria Fetare dhe Kohezioni Shoqëror

Kujtim Buza, njeriu që ma rrëfente Shkupin

August 31, 2026
DETAJE / Ekzekutohet me armë zjarri në Napoli figura historike e Kamorrës

DETAJE / Ekzekutohet me armë zjarri në Napoli figura historike e Kamorrës

August 31, 2026
Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar “antifa” që rrezikon ekstradimin: Është një persekutim politik!

Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar “antifa” që rrezikon ekstradimin: Është një persekutim politik!

August 31, 2026
Rritja e çmimeve/ Ekspertët propozojnë “kartë pensionisti” për lehtësime fiskale në produktet bazë

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën pesë herë më shpejt se në BE gjatë korrikut

August 31, 2026
SHBA sulmon Iranin në ishullin Larak, Tehrani godet bazat në Jordani dhe Emirate

SHBA sulmon Iranin në ishullin Larak, Tehrani godet bazat në Jordani dhe Emirate

August 31, 2026
Tragjedia në Nepal/ Mbi 900 viktima dhe 4 mijë të zhdukur, vijon “gara me kohën” për të mbijetuarit

Tragjedia në Nepal/ Mbi 900 viktima dhe 4 mijë të zhdukur, vijon “gara me kohën” për të mbijetuarit

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com