• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kongresi i ri do të testojë bashkëpunimin politik

by Java News
09/11/2018 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht fushave të panumërta të konfliktit të mundshëm, vëzhguesit politikë thonë se një Kongres amerikan i ndarë politikisht dhe i polarizuar ideologjikisht mund të gjejë fusha bashkëpunimi të kufizuar mes dy dhomave dhe Presidentit Donald Trump, duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm.

“Qeverisja e përçarë është diçka e zakonshme në politikën amerikane dhe e kemi madje më shumë se qeverisjen e bashkuar”, thotë analisti politik John Fortier, i Qendrës së Politikave Dypartiake, me seli në Uashington. “Kjo do të thotë se mbi të gjitha, axhenda e presidentit nuk do të jetë axhenda e legjislativit. Do të ketë gjëra për të cilat do të nevojitet bashkëpunimi i demokratëve dhe i republikanëve; diçka e vështirë, por ende e mundshme”.

“Nëse do të ekzistojë dëshira për të treguar një nivel arritjesh, ekziston një numër fushash, megjithëse të pakta, ku mund të veprosh – si infrastruktura, ose ndoshta konsolidimi i disa shërbimeve të kujdesit mjekësor”, thotë Guian McKee, profesor në Universitetin e Virxhinias.

Presidenti Trump dhe udhëheqësja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Ligjvënësja Nancy Pelosi nga shteti Kaliforni, kanë sinjalizuar tashmë dëshirën për të gjetur terrenin e përbashkët.

“Të shpresojmë se do të punojmë së bashku vitin tjetër që të vazhdojmë të japim rezultate për popullin amerikan, ndër të tjera për rritjen ekonomike, infrastrukturën, tregtinë, uljen e çmimeve të barnave”, tha Presidenti Trump gjatë një konference për shtyp të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë. “Këto janë disa gjëra për të cilat demokratët dëshirojnë të punojnë, dhe besoj vërtet se do të mundemi t’i realizojmë”.
“Do të përpiqemi për një përqasje dypartiake”, u tha zonja Pelosi gazetarëve ditën pasi demokratët fituan kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve nga votimet e mesmandatit. “Besojmë se kemi përgjegjësinë për të kërkuar terrenin e përbashkët aty ku mundemi. Për çështjet për të cilat nuk mundemi, duhet të ruajmë qëndrimin tonë. Por, duhet ta provojmë”.

Megjithatë, dolën në pah me shpejtësi fërkime rreth asaj që demokratët e perceptojnë si detyrën e tyre për të mbikqyrur ekzekutivin dhe rreth asaj që Shtëpia e Bardhë e shikon si një abuzim të mundshëm të motivuar politikisht – autoritetin hetimor që demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve do të ushtrojnë kur të bëjë betimin Kongresi i ri.

“Populli amerikan kërkoi llogaridhënie të qeverisë së tyre dhe dërgoi një mesazh të qartë për atë çfarë dëshirojnë nga Kongresi”, shkruajti në Twitter demokrati kryesor në Komisionin për Gjyqësorin të Dhomës së Përfaqësuesve, Jerry Nadler, Ligjvënës nga shteti Nju Jork. “@realDonaldTrump ndoshta nuk i pëlqen kjo gjë, por ai dhe administrata e tij do të japin llogari përpara ligjeve tona dhe popullit amerikan”.

Megjithatë, Presidenti Trump paralajmëroi se një valë hetimesh ndaj administratës së tij do të shkaktonte “një qëndrim pothuajse luftarak”.

Kontrolli i përbashkët republikan i dy dhomave të Kongresit solli një pushim dy-vjeçar të betejave të ashpra për buxhetin dhe shpenzimet, të cilat patën përndjekur Uashingtonin gjatë administratës së mëparshme të Presidentit Obama.

“Dy vitet e ardhshme do të kenë beteja të vazhdueshme buxhetore në Uashington, me kërcënime për mbyllje të qeverisë dhe madje edhe realizim të mbylljes, të cilat do të shndërrohen në normë”, thotë analisti i buxhetit federal, Stan Collender. “Edhe nëse republikanët e Senatit dhe demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve bien dakort për rritjet e zërave të shpenzimeve që kërkon pala tjetër, nuk do të ketë asnjë garanci se Presidenti Trump do të bjerë dakort dhe do të nënshkruajë një ligj për buxhetin që nuk do të përfshijë kërkesat që ai vetë ka për shpenzimet që duhet të bëhen”.

Për momentin, ligjvënësit kryesorë po i mëshojnë përqasjes së përveshjes së mëngëve për t’iu futur punës, duke reflektuar kështu një lloj sjelljeje të njerëzishme dhe dypartiake. Udhëheqës i maxhorancës në Senat, Mitch McConnell, republikan nga shteti Kentucky, përmendi sistemin e kujdesit shëndetësor gjatë një konference për shtyp të mërkurën.

“Ka probleme serioze me Obamacare, probleme serioze që duhen ndrequr”, tha zoti McConnell. “Problemin nuk e zgjidh retorika dhe mendoj se tashmë do të na duhet ta trajtojmë këtë çështje mbi baza dypartiake”.

Pak minuta më vonë, kreu i opozitës Chuck Schumer, i shtetit Nju Jork, u tha gazetarëve se demokratët në Senat mund t’i zgjerojnë radhët e tyre “duke u përqëndruar tek çështjet e klasës së mesme, çështje që kanë ndikim tek votuesit, si kujdesi shëndetësor, çmimet e barnave dhe të tjera çështje të ngjashme”.

/VOA

Next Post
Dule në Bularat: E vërteta për Kaçifas nuk do të humbasë

Bushati: Të mos biem në kurthin e ekstremistëve grekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Megatek, koha për të përfituar nga Gift Card! Bli më lirë deri më 22 nëntor!

Megatek, koha për të përfituar nga Gift Card! Bli më lirë deri më 22 nëntor!

November 9, 2026
Faza e dytë e Territoriales, PS shton në Komision deputetë të Doshit dhe Shehajt, mbeten jashtë Lapaj e Qorri!

Faza e dytë e Territoriales, PS shton në Komision deputetë të Doshit dhe Shehajt, mbeten jashtë Lapaj e Qorri!

November 9, 2026
Vuan nga leuçemia, nxënësit dhe mësuesit e Fierit solidarizohen në ndihmë të 11-vjeçarit!

Vuan nga leuçemia, nxënësit dhe mësuesit e Fierit solidarizohen në ndihmë të 11-vjeçarit!

November 9, 2026
“Mos u habisni kur…”- PD braktisi mbledhjen, PS i vendos afate PD për Reformën Zgjedhore! Balla: Pas 30 nëntorit i çojmë propozimet në Kuvend

“Mos u habisni kur…”- PD braktisi mbledhjen, PS i vendos afate PD për Reformën Zgjedhore! Balla: Pas 30 nëntorit i çojmë propozimet në Kuvend

November 9, 2026
Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”! Financat: S’e ka përdorur plotësisht buxhetin e dy viteve të fundit

Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”! Financat: S’e ka përdorur plotësisht buxhetin e dy viteve të fundit

November 9, 2026
Lufta hibride/ Rusia pas protestave në Francë? Raporti i BE: Shfrytëzoi kaosin për narrativë kundër emigrantëve!

Lufta hibride/ Rusia pas protestave në Francë? Raporti i BE: Shfrytëzoi kaosin për narrativë kundër emigrantëve!

November 9, 2026
Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

November 9, 2026
“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

November 9, 2026
“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

November 9, 2026
Qeveria jep  26 mijë lekë për të larguarit nga puna në transportin publik, pagë shtesë për ata që janë ende në punë

Kriza/ Transporti publik kërkon lehtësi, Operatorët: TVSH 6%, lehtësim të taksave të karburantit dhe rishikim të tarifave!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In