• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kongresi i PS/ Ruçi falenderon Fatos Nanon dhe thumbon Koço Kokëdhimën

by A R
19/03/2016 10:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi ishte në të njëjtën linjë me kreun e e kësaj force Edi Rama, sa i takon vlerësimit të figurës së Fatos Nanos për atë që ika dhënë selisë rozë. Ruçi falenderoi Nanon për kontributet e tij, që sipas Ruçit i’u desh të bënte 4 vite burg vetëm pse ishte kryetar i PS.

Ruçi: Ky Kongres mblidhet 3 muaj para kremtimit të 25 vjetorit të themelimit të PS, ndaj do ta nisja fjalën me një përshëndetje të posaçme për të gjitha ato dhe ata mijëra gra e burra, që aderuan në forcën tonë politike në 25 vjet, që dhanë gjithçka për mbijetesën tonë, rritjen dhe reformimin e arritjet tona 25 vjeçare…Faleminderit, atij që dha gjithcka për rritjen, forcimin, përballimin e vështirësive të lindjes dhe rritjes, që bëri 4 vjet burg për të vetmin faj që kishte bërë se ishte kryetari jonë, të atij që edhe me aktin e fundit të dorëheqjes në 2005 dhe leksionin e fundit të demokracisë, Fatos Nanos. Ju drejtohem të gjithëve juve që drejtuat këto vite, PS është shtëpia juaj, ju thërret dhe ju kërkon ta falni edhe kur ka gabuar, përvoja juaj është jetike në çdo kohë për të përmbushur shpresat për një Shqipëri më të integruar në BE”.

Por ndërkohë Ruçi ka thumbuar deputetin Koço Kokëdhima gjatë fjalës së mbajtur për të ashtuquajturat projekte pilot për riorganizimin e partisë në përgatitje për zgjedhjet e vitit 2017. Kreu i deputetëve socialist shprehu hapur kundërshtinë e tij ndaj propozimit të Kokëdhimës.

Ruçi: Përgatitja e partisë për zgjedhjet e 2017, për mua tre pika janë jetike, e para fryma brenda nesh, nga mënyra si do diskutojmë edhe sot, çfarë do diskutojmë si do ta dëgjojmë njëri-tjetrin, edhe kur ndahemi me njëri- tjetrin në mendime ta vendosë vota dhe fushata e fshehtë e pastaj ta pranojmë. Anëtarësinë edhe elektoratin ta dëgjojmë para se të pretendojmë të na dëgjojë, më pak takime publicitare, më shumë zgjidhje që na adresohen, frymë dmth ta ndjesh anëtarësinë. Këtu është fjala që nga telefonat e mbyllur, zyrat e mbyllura, para se të mbyllen të rrisin kontaktet njerëzore për të gjithë elektoratin e PS.

Së dyti organizimi i partisë, do varet nga rregullat që do miratojmë, jam për rregulla të forta. Ashtu si familjen e mban morali, shtetin ligji, partinë e mban rregulli. Jam për domosdoshmërinë e zbatimit të këtyre rregullave, jam për unifikim dhe zbatim të unifikuar në gjithë territorin jo të ashtuquajturat projekte pilot”.

Next Post

Pakti i rrezikshëm i Europës me Turqinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In