PS nisi zyrtarisht punimet e Kongresit të Jashtëzakonshëm këtë të premte. Nga salla e Pallatit të Kongreseve pati një videomesazh nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, që është njëkohësisht President i Internacionales Socialiste. Ai përshëndeti punimet duke theksuar se vitet e fundit Shqipëria është kthyer në një shembull progresi.
“Vitet e fundit Shqipëria është kthyer një shembull progresi, në rritjen ekonomike, drejtësinë sociale dhe në të drejtat dhe liritë e të gjithë qytetarëve. Në këtë rrugë drejt prosperitetit, kontributi i Partisë Socialiste ka qenë vendimtar nën drejtimin e mikut tim Edi Rama, nënkryetar i Internacionales Socialiste.
Në emër të gjithë familjes Internacionale Socialiste dhe në emrin tim, dua t’ju jap të gjithë mbështetjen tonë për të vazhduar promovimin e axhendës transformuese për Shqipërinë. Jam i sigurt se ky kongres do t’i shërbejë këtij propozimi dhe ju do të përfitoni prej tij për t’i dhënë një shtysë të re projektit tuaj që është gjithashtu i joni. Të njëjtin projekt të drejtësisë dhe progresit social që ndajnë ne socialistët nga të gjitha anët e botës, të njëjtin për të cilin luftojmë çdo ditë. Kongres të mbarë”, tha Sanchez.
/a.r