• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kongresi i Lushnjes, mrekullia e historisë shqiptare

by Java News
19/01/2016 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga  Naun  Kule

   Në janarin e katër  viteve më pas, do mblidhemi sërish në Lushnjë për t’u uruar gjithë shqiptarëve 100-vjetorin e  Kuvendit kombëtar, Kongresit historik të Lushnjes.  Dikush  mund ta quaj të parakohshëm njoftimin e këtyre radhëve, nisur nga paranoja, sipas së cilës “kurdo  të ma thuash, ditën e fundit do ta kryej…!” Mirëpo, në rastin e festimit të këtij jubileu njëshekullor, mendojmë se duhet  t’i paraprijmë me projekte dhe vepra, me planifikime profesionale dhe financiare,  gjithënjë në nivelin e merituar dhe  të mundësive që kemi.

Janë të njohura vlerësimet e shumta  për këtë Kongres, bërë nga historianë dhe burrështetas për ato çka morën përsipër dhe vendosën delegatët e këtij Kuvendi historik të mbledhur këtu, gati një shekull më parë. Kështu psh, Prof. Sh. Sinani, shkruan se “…Kongresi i Lushnjes jo vetëm e konfirmoi pavarësinë e Shqipërisë. Ky Kongres  edhe e rishpalli Pavarësinë… Ai i dha shansin vendit që për herë të parë të kishte një qeveri të ligjëshme . Mbylli  kapitullin e kryetarit të shtetit nga një “i huaj” dhe ngriti institucionet shqiptare si Senati, Qeveria, Këshilli i lartë, Kushtetuta, etj. Kongresi themeloi sëpari parlamentarizmin, realizoi njohjen ndërkombëtare dhe e pavarësoi përfundimisht Shqipërinë…”.

Ishpresidenti A.Moisiu, shkruan se “…Kongresi i Lushnjes, përbënë një moment lavdie e madhështie në historinë e kombit shqiptar…Me këtë akt fisnik e atdhetar, myzeqarët  nderuan veten dhe vendin, i  shërbyen shtetit dhe popullit shqiptar duke u bërë mikpritësit dhe mbrojtësit e elitës politike të kohës, ardhur nga   gjithë trojet shqiptare…Ndaj mesazhet e këtij Kongresi janë trashigimi e vyer e historisë shqiptare të cilat duhet t’i  çmojmë dhe përcjellim me kranari…” Të tjerë autoritete e kanë vlerësuar edhe si “mrekullia “ e historisë shqiptare…”          Qëndruam edhe në vlerësimet e politikanëve për të kujtuar lexuesin se kjo kryengjarje historike, më shumë është përdorur nga poilitika se sa është  studjuar e vlerësuar nga historia dhe historianët; një praktikë kjo, jo e re për  shtetarët dhe liderët e  flamujve tanë politikë. Dikur na ngopnin me fjalët e bukura dhe propaganën e kohës, sapo afronin të korrat dhe lëmenjtë e grurit, pambukut, mishit apo qumështit… Edhe sot, avazi është i njëjtë, veçse jo më në prag lëmenjësh por në prag fushatash zgjedhore…! Pra, dje u duheshin për të mbushur hambarët, sot- për të mbushur kutitë me vota…(Myzeqeja, treva e populluar më dendur…!)

   Është i njohur mendimi se  Kongrsi i Lushnjes, si ngjarje kulmore e historisë moderne te shtetit shqiptar, nuk është studjuar dhe vlerësuar në masën e merituar  as dje, as sot  paçka, se  në fjalime presidiumesh e  tubime solemne,  brohoritet e lëvdohet edhe si  ngjarje-kthesë  e historisë kombëtare në tri kulmet e saj si Lidhja e Prizrenit-1878, Pavarësia e Shqipërisë-1912 dhe Kongresi i Lushnjes-1920. Kjo ndoshta sepse edhe fisnikëria e modestia  e tepruar e myzeqarëve nuk mundësuan autorët dhe aktorët e kësaj ngjarjeje historike, të rrahin gjoksin  e vetmburren për çka bënë, ashtu siç kishin bërë edhe të parët e tyre në “Nëntorin e dytë”,  kur udhëhoqën dhe siguruan  përmes Myzeqesë së ujosur, heronjtë e Flamurit, I.Qemalin dhe I.Boletinin.

   Në gjysmëshekullin e socializmit shqiptar historianët e partisë-shtet nuk guzuan ta lartonin këtë Kongres  sepse  “…Kongresin e Lushnjes e mbulonte hija e lartmadhërisë, Zogu i parë, i cili pikërisht këtu në Lushnjë, mori  sëpari shpirton e shtetarit, duke u emëruar ministër i brendshëm në qeverinë e re. Por, jo vetëm  mbreti  Zog. Edhe shokët e tij që ideuan  dhe e realizuan këtë Kongres historik, ishin të damkosur nga lufta e klasave  me biografinë e “keqe të bejlerllëkut…”

  Mirëpo edhe sot, kur e kemi shporrur luftën e klasave dhe gjoja shkruajmë historinë shqiptare pa pengesa politiko-ideologjike, reminishencat e të djeshmes, ende tërheqin pas. Shëmbulli i një qendrimi të pamerituar ndaj kësaj ngjarje kombëtare ishte edhe mungesa e autoriteteve të larta  shtetërore në festimin vjetshëm i 95-vjetorit të Kongresit në Lushnjë. Ndërsa Bashkia dhe gjithë pushteti vendor këtu, bënë më të mirën e mundëshme, qendra dhe titullarët e shtetit, nuk begenisën as të përshendesnin…Duket se presidenti i Republikës tonë, ende nuk e di (apo s’do ta dijë…!?), se pikërisht këtu, në Lushnje, u  projektuan dhe u vulosën sëpari institucionet e larta të shtetit shqiptar, të cilin ai kryeson sot.   Se pikërisht këtu, atdhetarët e trojeve shqiptare që kishin për parti dhe flamur vetëm Shqipërinë,  mori udhë parlamentarizmi shqiptar, Senati dhe Kushtetuta e parë shqiptare, (Kanunorja e Lushnjes). Në këtë përvjetor festiv, organizuar bukur dhe masivisht, Bashkia ndërtoi dhe përuroi në qendër të qytetit,  Obeliskun  kushtuar Kongresit, rikonstruktoi shtëpinë-muze duke  e pasuruar edhe me  bustet e dy delegatëve, S. Delvinës (kryeministri i qeverisë së re) dhe veprimtarit lushnjar, I. Sheh  Karbunara. Mirëpo kjo, është çka bëjnë  në përvjetorët e përvitëshme pushteti vendor   dhe banorët e  këtushëm. Ndërsa synimi i këtyre radhëve është për shumë më tepër e  sidomos, për jubileun e pritshëm  njëshekullor të Kongresit.

   Kjo “mrekulli” e historisë shqiptare  nuk i përket vetëm Lushnjes. Duke qënë një kontribut dhe krenari kombëtare, njëherësh është edhe një detyrim dhe pergjegjesi kombëtare. Kësisoj, edhe investimet dhe organizimet  përkujtimore të këtij Kuvendi të kombit shqiptar, duhen bërë objekt  vramendje dhe planifikimi të organeve qendrore të shtetit, sidomos dikastereve dhe institucioneve kulturore e shkencore.

Kështu psh, në këtë pragshekulli të këtij Kongresi historik, a ka ndonjë ide a projekt për ta festuar atë në përmasën dhe mënyrën e denjë? Pyesim kështu se për të realizuar vepra dhe veprimtari të plota, kurrësesi nuk janë shumë tri-katër vite. Kështu psh, do ishte në nderin e Akademisë së Shkencave dhe Institutit të studimeve historike që këtë ngjarje njëshekullore ta promovonin dhe përjetësonin edhe me një botim të posaçëm studimor, gjithpërfshirës dhe shterues i cili, edhe për arsyet që thamë, por jo vetëm, i mungon botimeve tona historike. Dhe dihet, një  libër i tillë studimor,  me pretendime akademike,  ndoshta i ka pak tri-katër vjet…

   Kur themi kështu, sigurisht, njohim dhe vlerësojmë edhe autorësinë e botimeve ndër vite të cilat rrokin apo cekin teatrin politik të ngjarjeve krah të cilave, zhvilloi punimet edhe Kongresi historik i Lushnjes. Kështu, që nga botimi i F.Veizit, 1959, të profesorëve S. Pollo dhe V.Koka, të para viteve tetëdhjetë, te prof, M.Verlit, 2006  dhe deri tek botimi i zotit E. Zerdelia, doemos,   të gjithë meritojnë përgëzime për punën e bërë. Por kur flasim për botime të posaçme akademike për këtë ngjarje  madhore historike,  kërkojmë më shumë gjithëpërfshirje të historisë së asaj kohe  në Shqipëri dhe larg saj, posaçërisht  rolin e faktorëve të huaj, dhe  dokumentacionin e kohës  që ruajnë arkivat e huaja, sidomos roli i fqinjëve greko-sllavë dhe rivaliteti italo-austriak, për të zotëruar domenin shqiptar  dhe   bregdetin lindor të Adriatikut.

   Por jo vetëm kaq. Shpresojmë  gjithashtu, të shërbejë kjo kujtesë për të bërë shënimet e duhura  edhe dikastere të tilla si Ministria e Kulturës, pse jo, edhe institucione qendrore si ai i Presidentit të  Republikës, për ta vlerësuar  Mbledhjen e Kombit  të thirrur në Lushnjë në emër të “Atdheut  në  rrezik”,  tashmë  në 100-vjetorin e saj,  me titujt më të lartë  të nderimit kombëtar, deri edhe për ta zyrtarizuar këtë ditë festimi si pushim zyrtar, siç bënim dikur për ditën e Republikës, (?!) dhe siç bëjnë shtete dhe kombe që dinë të nderojnë  luftën dhe  historinë e popujve të tyre.  Popujt që e kanë të paktë historinë, nxitin brezat ta shtojnë dhe shkruajnë atë, ne që e kemi të lashtë dhe të  pasur, e nëpërkëmbim pafalshëm.

  Le të na shërbej  festimi i   ngjarjeve të tilla  kulmore  si 100-vjetori i ardhshëm i  Kongresit  historik  të Lushnjes, për t’u bërë homazhin e merituar  (shpesh të munguar), të parëve tanë,  atdhetarë si ata. Kësisoj rritim edhe krenarinë e  brezit të ri    për historinë e kombit  shqiptar.

Next Post

E tradhtoi gruaja, e nxjerr lakuriq rrugëve (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi në Hagë, Veseli: Nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam kryer krim, gjykata të mbrojë të vërtetën

Gjyqi në Hagë, Veseli: Nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam kryer krim, gjykata të mbrojë të vërtetën

February 18, 2026
“Shqipëria ka shënuar hapa të rëndësishëm, mbështesim mbylljen e negociatave në 2027’, mesazhi i ambasadorit të BE: Të përkushtuar në pavarësinë e SPAK

“E rëndësishme të mos preket Reforma në Drejtësi”, Gonzato flet për nismën e PS kundër pezullimit të ministrave

February 18, 2026
“A do takohesh me Sali Berishën?”, McAllister: Jo! Do shkoj direkt në aeroport

“A do takohesh me Sali Berishën?”, McAllister: Jo! Do shkoj direkt në aeroport

February 18, 2026
LIVE NGA HAGA! “Jam i pafajshëm”, Thaçi: Isha student kur iu bashkova luftës, fund mund t’i jepte vetëm NATO

LIVE NGA HAGA! “Jam i pafajshëm”, Thaçi: Isha student kur iu bashkova luftës, fund mund t’i jepte vetëm NATO

February 18, 2026
Vatikani refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Krizat duhet të menaxhohen nga OKB

Vatikani refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Krizat duhet të menaxhohen nga OKB

February 18, 2026
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Projektligji për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, Begaj: Është kompetencë e Kuvendit

February 18, 2026
PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

Berisha: Rama po sillet si lopë e çmendur, kërkon të korruptojë gjykatësit kushtetues

February 18, 2026
Mbreti i Panairit

Miting Funeral

February 18, 2026
Komiteti i Punëve të Jashtme të PE vizitë në Tiranë, McAllister: Protestat e dhunshme s’kanë vend në demokraci

Komiteti i Punëve të Jashtme të PE vizitë në Tiranë, McAllister: Protestat e dhunshme s’kanë vend në demokraci

February 18, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 19 Shkurt 2026

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In