• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kongresi Amerikan kërkon prova për shpalljen non grata të Berishës”, Këlliçi: Muajt në vijim do të ketë zhvillime

by A R
22/09/2022 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërkesa për transparencë mbi faktet dhe provat që çuan në vendimmarrjen e Departamentit Amerikan të Shtetit, për shpalljen non grata të Sali Berishës, nuk është vetëm e kryedemokratit, por edhe e Kongresit Amerikan. Konfirmimi vjen nga deputeti Belind Këlliçi, pas kthimit nga SHBA ku u takua me kongresmenë dhe senatorë. Sipas tij në ditët në vijim do të ketë zhvillime mbi këtë çështje.

Në studion e Debatit me Alba Alishanin në A2 CNN, ai tha se 6 senatorë republikanë kanë adresuar një letër në 2017 ku kërkojnë transparencë dhe investigim në lidhje me ekspertët që kanë hartuar reformën në drejtësi, ndërsa senatori Lee Zeldin ka adresuar një letër që ka të bëjë me rastin e PD në Shqipëri.

“Ka patur shqetësim për reformën në drejtësi nga kongresmenët, sepse nuk konsiderohet e suksesshme, kishin dijeni për inceneratorët, ka patur pyetje për zotin Berisha. Anëtarë të komisionit të marrëdhënieve me jashtë kishin informacion të detajuar, kanë pyetur sekretarin e shtetit Blinken dhe ka dërguar dy letra në departament të cilat janë të pa adresuara dhe nuk kanë marrë përgjigje për të bërë transparencë në rastin e zotit Berisha. PD ka ende miq të shumtë në kongres senat e politikën amerikane dhe pjesën dërmuese i ka te partia simotër PR e Amerikës. Diskutimi ka qenë në lidhje me gjendjen e opozitës ku vëmendje të veçantë merr rasti i Berishës ku po kërkohet transparencë mbi provat dhe faktet për vendimmarrjen. Kërkesa është edhe e kongresit amerikan, kongresmenit Lee Zeldin i është drejtuar dashur të marrë përgjigje dhe nuk ka marrë ende sot përgjigje. Kanë lidhur deklaratat e forta të Berishës të dhëna në çadër ku kërkonte publikisht për të shpallur non grata George Soros dhe ndodhi që u shpall Berisha 4 vite më pas. Ka pasur një letër të 6 senatorëve në mars 2017 që kanë kërkuar në dash informacion të detajuar dhe investigim në lidhje me paratë që vinin nga USAID në lidhje me ekspertët që kanë draftuar reformën në drejtësi në Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri. Dhe unë besoj që frytet e asaj reforme nuk i kemi parë. Drejtësia e sotme kishte dy standarde. Zeldin ka adresuar me letër që ka të bëjë me rastin e PD në Shqipëri”.

Këlliçi thekson se në ditët në vijim do të ketë zhvillime në lidhje me këtë çështje, por pa dhënë shumë detaje.

“Jam i bindur që në muajt në vijim do të ketë zhvillime në lidhje me të vërtetën dhe transparencën me këtë çështje, do ketë shtim të interesit me këtë çështje. Lërjani kohës unë jam i bindur që do të ketë shtim interesi për këtë çështjen e non gratës që lidhet me gjithë performancën e opozitës në Shqipëri dhe për ndërhyrjet e papranueshme në politikën e një vendi”.

Sipas tij nuk po kërkohet rishikimi i vendimit, por transparenca e marrjes së tij nga ana e DASH, që ndikoi skenën politike shqiptare dhe çarjen e opozitës në Shqipëri.

“Nuk marr përsipër komentin për politikat e SHBA dhe vendimmarrjen e DASH. Ajo që po kërkohet është transparenca se kjo vendimmarrje ka ndikuar në skenën politike shqiptare dhe çarjen e opozitës në Shqipëri edhe sot një pjesë e grupit PD vijon të mbetet e distancuar nga lidershipi zyrtar i PD që është Berisha me votën e demokratëve. Çdo parti politike e zgjedh vetë se kë do të ketë kryetar partie. Këto çështje kanë çuar në pikën që Shqipëria sot shihej si vend eksperimental pasi tentohej të shkrihej opozita dhe të lihej vendi pa opozitë”.

Deputeti demokrat tha se gjatë takimit me kongresmenë u diskutua edhe çështja e inceneratorëve, liria e medias, apo financimet ruse. Për këtë të fundit ai tha se është një njollë e turpshme për të cilën duhet bërë transparencë dhe PD kushdo që ka qenë i përfshirë të distancohet njëherë e mirë nga PD. Këlliçi hodhi dyshime se kjo çështje mund të jetë shkaku i mos udhëtimit të Bashës drejt SHBA.

“Nuk është njollë që i takon anëtarësisë së PD. Kjo është një njollë shumë e rëndë. Për financimet ruse unë gjykoj që duhet bërë transparencë. Logjika ta thotë që nuk ka qenë i vetëm, kushdo që ka qenë i përfshirë të bëjë transparencë dhe PD të mos ketë asnjë lidhje. Kushdo që ka qenë i përfshirë të distancohet njëherë e mirë nga PD. Kjo mund të ketë një marrëveshje kontraktuale e zotit Basha. Në asnjë mbledhje të PD e grupit të PD edhe pse nuk kam qenë deputet nuk di të jetë diskutuar ndonjë kontratë apo çështje lobimi. Në forume asnjëherë kjo çështje nuk është diskutuar. Do të ishte mirë të bëhej transparencë për këtë çështje brumi i parave dhe origjina e tyre. PD nuk ka asnjë lidhje me fondet ruse. Pas këtij episodi Basha nuk ka udhëtuar drejt SHBA pavarësisht mbështetjes që ka marrë nga diplomatët në Tiranë. Escobar e ka ftuar publikisht në SHBA dhe nuk ka shkuar dhe nuk shkon dot”.

/a.r

Next Post
Humoristja e Tik Tok-ut: Mami im ka një veçori, ka një shenjestër kur të gjuan shapkën…

Humoristja e Tik Tok-ut: Mami im ka një veçori, ka një shenjestër kur të gjuan shapkën…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eurovision 2026/ Kush është Dara, artistja që i dhuroi Bullgarisë trofeun e parë

Eurovision 2026/ Kush është Dara, artistja që i dhuroi Bullgarisë trofeun e parë

May 17, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Sulm me dron pranë centralit bërthamor Barakah në Emiratet e Bashkuara

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Sulm me dron pranë centralit bërthamor Barakah në Emiratet e Bashkuara

May 17, 2026
Tatimet: Afat deri më 5 qershor për “Paqen Fiskale”, kush përfiton dhe kush përjashtohet

Tatimet: Afat deri më 5 qershor për “Paqen Fiskale”, kush përfiton dhe kush përjashtohet

May 17, 2026
New York Times: Izraeli ka ndërtuar baza sekrete ushtarake në Irak

New York Times: Izraeli ka ndërtuar baza sekrete ushtarake në Irak

May 17, 2026
Humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali, ky është 19-vjeçari shqiptar

Humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali, ky është 19-vjeçari shqiptar

May 17, 2026
Grabitja e argjendarisë në Kamëz, si hynë dy të maskuar dhe morën bizhuteritë me vlerë 7 milionë lekë

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, si hynë dy të maskuar dhe morën bizhuteritë me vlerë 7 milionë lekë

May 17, 2026
Mbi 150 mijë çështje presin zgjidhje, KLGJ kërkon ndihmë nga Beogradi për stokun e dosjeve

Mbi 150 mijë çështje presin zgjidhje, KLGJ kërkon ndihmë nga Beogradi për stokun e dosjeve

May 17, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse “nacionalisti” Albin Kurti i doli në krah nacionalistit Mickoski për të defaktorizuar shqiptarët?

May 17, 2026
Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, kthehet në shtëpi pas 326 ditësh misioni

Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, kthehet në shtëpi pas 326 ditësh misioni

May 17, 2026
Dy gjysmat e PD me dy drafte/ Zbulohet formula e demokratëve për reformën territoriale: Ja sa bashki më shumë kërkon Alibeaj!

Territorialja/ Deputetja e PS: E rëndësishme që kryetarët të delegojnë kompetencat në njësitë administrative

May 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In