• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KONFLIKTI/ Vjehrra tregon live ligësitë e nuses: Ishte shumë e ndyrë nga goja

by Java News
27/03/2017 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ajo ishte e egër. Që në fillim nuk isha dakord për lidhjen e tyre. Ajo shumë e ndyrë nga goja që për një femër mirditore është turp”. Kështu deklaron Liza Lleshi, nëna e 37-vjeçarit Hektor Lleshi, i cili ndodhet në burgun e Fushë-Krujë, pasi ish-bashkëshortja e ka denoncuar për dhunë. Si prindërit ashtu edhe Hektori, baba i një djali 2 vjeç mohojnë dhunën, madje thonë se ka qenë Pavlina ajo që e ka dhunuar pasi nuk pranon ndarjen. Ndërkohë në rrëfimin për emisionin “Me zemër të hapur”, vjehrrit akuzojnë nusen, me profesion ushtarake se është e egër dhe se xhelozonte për ta.

Zonja Liza, kur janë martuar Hektori dhe Pavlina?
Në vitin 2012 u njoh me këtë gocën. Unë i thashë ‘jo mam se njihemi në rreth miqësor dhe e njoh që të vogël’. Ajo ishte vajzë e vetme dhe egoiste dhe janë dy persona me karakter diametralisht të kundërt. Ajo është shumë e egër. Djali im është shumë i urtë, jo budalla, i urtë. Ajo shumë e ndyrë nga goja që për një femër mirditore është turp. Më shumë vetë u njohën.

Si u njohën?
U njohën përmes një shoku të përbashkët. Djali im e pëlqeu dhe shoku i tha që ‘mos Hektor se është vajzë e egër’. ‘Jo’ tha djali im, ‘se do zbutet’.

Nëna e Pavlinës nuk donte, se donte një burrë 2 metrosh për vajzën, i dukej djali im i shkurtër. Ata janë njësoj. Më 14 korrik 2013 fejohen, vënë unazë. Nëna vuri kusht që vajza nuk do vijë në shtëpinë tuaj.

Pra, ju nuk ishit dakord që në fillim për lidhjen?
Nuk doja sepse ne kishim një miqësi me ta, boll ishte. Pastaj nëna e vajzës e ofendonte djalin tim edhe në syrin tim. Që nuk e di… të ishte Helena e Trojës nuk do e lejoja. I thoshte, ‘budalla’, ‘shemo’, ‘ti s’je për vajzën time’. Edhe djali me Pavlinën ziheshin shumë. Edhe ditën e premte para dasmës u zunë. Ishte shumë e ndyrë nga goja. Se di si fliste ashtu, me dy fakultete. Për hir të djalit, nëna e mbylli gojën.

Arrite të bëheshe shoqe me të?
Tre ditë ka ndenjur në shtëpinë time dhe iku në shtëpi më vete, erdhën në Tiranë.

Unë e kam trajtuar si vajzën time. Ndonëse ajo thotë se nëna më ka ndarë. Por s’mund të na vinte në rresht, ne se s’jemi ushtarë në Zallherr. Mirë mua, po burrit 67 vjeç s’mund t’ia bëjë me gisht. Ajo është ushtarake në Zallherr.

Ata kishin kontradikta edhe para se të lindte djali?
Po, po vetëm ziheshin. Edhe pasi lindi djali. Hektori e mori dhe iku në Gjermani tek e motra me të. Kur erdhën nga Gjermani, erdhi kjo e më tha ‘djali jot mos të ardhtë gjallë nga Gjermania’. Mos moj nënë i thashë se jam e sëmurë.

E mora djalin në telefon, i thashë keni bërë sherr në Gjermani, po më tha. I thashë më lini me këtë sëmundje dhe shkoni në shtëpinë tuaj, mos më shqetësoni. Ikën në Tiranë, ajo e kërcënonte djalin, i kishte grisur bluzën, e kishte bërë gjithë shenja. Ai lajmëroi policinë dhe shkoi në rajon. Gjithë natën atje luftë me u rregullu.

Ditën e 65-vjetorit të burrit, djali i thotë kam qejf t’i bëjmë një surprizë babit e shkojmë me djalin dhe hamë një drekë. Filloi sherrin ajo. E nuk u bë dreka, ikëm në shtëpi ne. Ajo ishte xheloze, pse flet me nënën, pse flet me motrën që vinte një herë në vit.

MA.ME

 

Next Post
Vendimi për ‘bandën e tritolit’/ Sinanaj dënohet 30 vite burg, Mëhillaj prapa hekurave përjetë

Dyshohet për tritolin në Gjykatën e Selanikut dhe 4 vrasje në Greqi, 3 hetues grekë marrin në pyetje killerin Julian Sinanaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

Pickimet, pikënisja e një infeksioni nëse neglizhohen, mjekët: Kërkoni ndihmë në kohë

August 2, 2026
“Më e keqja kaloi, por asgjë nuk ka përfunduar”, Ceuta rikthehet ngadalë në normalitet pas krizës së emigrantëve

“Më e keqja kaloi, por asgjë nuk ka përfunduar”, Ceuta rikthehet ngadalë në normalitet pas krizës së emigrantëve

August 2, 2026
Mbi 12 mijë shkelje të konstatuara në një javë, Policia Rrugore “blindon” Tiranën

Mbi 12 mijë shkelje të konstatuara në një javë, Policia Rrugore “blindon” Tiranën

August 2, 2026
Shqiptarët drejt atdheut | Ministria e Jashtme: Koordinim me Kroacinë e Malin e Zi për kalim më të shpejtë

Shqiptarët drejt atdheut | Ministria e Jashtme: Koordinim me Kroacinë e Malin e Zi për kalim më të shpejtë

August 2, 2026
SHBA-të shqyrtojnë blerjen e kompleksit në Londër ku Kina planifikon ambasadën e re

SHBA-të shqyrtojnë blerjen e kompleksit në Londër ku Kina planifikon ambasadën e re

August 2, 2026
Shkrirja me Fierin, kryebashkiaku i Patosit kundër: Renditemi të 10-ët në Shqipëri, pse të humbasim statusin?

Shkrirja me Fierin, kryebashkiaku i Patosit kundër: Renditemi të 10-ët në Shqipëri, pse të humbasim statusin?

August 2, 2026
SPAK dhe Policia e Shtetit operacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave

Kur virtyti bëhet autoritet

August 2, 2026
Muzikë mbi normat e lejuara në Velipojë, gjobitet me 200 mijë lekë administratorja e një lokali

Muzikë mbi normat e lejuara në Velipojë, gjobitet me 200 mijë lekë administratorja e një lokali

August 2, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 3 Gusht 2026

August 2, 2026
Zjarr në një pallat në Vlorë, flakët përfshijnë një apartament në katin e tretë, detajet e para

Zjarr në një pallat në Vlorë, flakët përfshijnë një apartament në katin e tretë, detajet e para

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com