• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Konflikti Rusi-Ukrainë ndikon në Ballkan”/ Peleshi: Shqipëria krah Kosovës nëse cenohet siguria e saj

by Java News
21/02/2022 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Niko Peleshi, në një intervistë për emisionin “Top Talk” ka komentuar ndikimin e tensionit Ukrainë-Rusi në Ballkanin Perëndimor.

Një konflikt i mundshëm në Lindje, do të ndikonte menjëherë në rajonin tonë, sipas ministrit, dhe kjo për disa arsye:

“Nuk po themi që jemi të kërcënuar nga një konflikt ushtarak, jemi dhe larg, dhe afër Ukrainës. Një konflikt i mundshëm ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, ka valët e veta. Dhe ne jemi një ndër vendet më pranë gjeografikisht, por dhe më pranë problemeve politike që shumë vend e të Ballkanit Perëndimor kanë, mund të sjellë një cenim të stabilitetit politik dhe ulje të nivelit të sigurisë në rajonin tonë”.

Disa deklarata nga qeveria ruse, mes të cilave dhe ajo se në Ukrainë ka mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova, Peleshi i cilësoi si shqetësuese, ndërsa shtoi se duhet marrë seriozisht:

“Kemi disa deklarata shqetësuese, të cilat nuk duhet t’i marrim si spontane, duke filluar nga presidenti rus Vladimir Putin, që në takim me kancelarin gjerman Scholz, hoqi një paralele të rrezikshme, sepse u mundua të heqë një paralele, sepse u mundua të sjellë ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në Kosovë, në Serbi, në paralel me bombardimet. Ishte diçka shumë ndryshe. Kishte genocid në Kosovë. Kishte filluar spastrimi etnik dhe nuk ka lidhje fare me atë që ndodh në Luhansk dhe Donesk. Janë situata krejt të ndryshme”.

Sipas tij, komentet e presidentit Putin tregojnë shumë për planet e tij. “Nuk e përmend kot Putini apo Lavrov, as Kosovën, as Shqipërinë, as Bosnjën. Lavrov për medien ruse ‘Russia Today’ ka thënë se ka mercenarë nga Shqipëria, Kosova, Bosnja”, shprehet ministri i Brendshëm.

Një tensionim i mëtejshëm i situatës në lindje të Ukrainës, sipas Peleshit, do të ndikonte në prishjen e ekuilibrave në rajon:

“Një skenar i mesmë është prishja e ekuilibrave në Bosnjë, natyrisht nëpërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jemi në një situatë ku shteti i pavarur i Kosovës nuk njihet nga Serbia. Të gjitha këto, në kushtet e një agresioni rus, do të fillojnë të bëhen më keq”.

Por, sa i cenushëm është stabiliteti në rajon aktualisht që po flasim?

“Ballkani Perëndimor është në mes të rrugës që e çon për te stabiliteti i qëndrueshëm. Destinacioni është integrimi i plotë në strukturat euro atlantike. Themi është në mes, sepse asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk e ka kryer këtë integrim”, përgjigjet ministri.

I pyetur nga gazetari Densi Dyrnjaja, nëse Shqipëria do të mbrojë Kosovën, në rast rreziku, meqë kjo e fundit nuk është pjesë e NATO-s, ministri tha:

“Nuk ka paqe të përjetshme, nuk ka siguri të përjetshme, çdo gjë varet nga rrethanat, sidomos këtu në Ballkan. Sidomos kur jemi në një kohë që vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë mbyllur procesin e integrimit, ndërkohë që dy pikat më të nxehta në Ballkan janë Bosnja me Dodik dhe Serbia që nuk njeh Kosovën. Kosova nuk është e cenueshme, aty ka prezenca të KFOR-it, edhe SHBA ka bazë atje, Ministria e Mbrojtjes në Kosovë po ashtu p[o bën punë të mirë. Edhe Shqipëria, në rast cenimi të Kosovës, do të jemi menjëherë krah saj, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë”./m.j

Next Post
FOTO: ‘Evolucioni’ ndër vite! Ja magjia e Botox-it tek Monika Kryemadhi

Komisioni Hetimor për Inceneratorët/ Kryemadhi: Vazhdim i marrëveshjes së 17 majit mes Bashës e Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama tregon tre arsyet pse zgjodhi Spahiun në krye të Shëndetësisë: Është besnike dhe…

Rama tregon tre arsyet pse zgjodhi Spahiun në krye të Shëndetësisë: Është besnike dhe…

September 3, 2026
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Korçë, një person dërgohet në spital i plagosur! Ja për çfarë dyshohet

September 3, 2026
PD kërkon interpelancë me Ramën për Ballukun: Kryeministri vepron si avokat i saj

“Rama si Vuçiçi, algoritmi i censurës kundër opozitës”- Bardhi akuza qeverisë për bllokimin e rrjeteve sociale të protestës: S’e ndryshon dot bindjen e shqiptarëve

September 3, 2026
Më e madhja që nga Lufta e Dytë Botërore, mbi 2 mijë persona në stërvitjen e mbrojtjes civile në Finlandë! Frikë nga lufta dhe katastrofat

Më e madhja që nga Lufta e Dytë Botërore, mbi 2 mijë persona në stërvitjen e mbrojtjes civile në Finlandë! Frikë nga lufta dhe katastrofat

September 3, 2026
BE ndaloi importin e mishit nga Brazili, AKU merr vendimin: Ja çfarë ndodh me ngarkesat e kontratave të firmosura, por që vijnë në Shqipëri pas 3 shtatorit

Hyn në fuqi vendimi, nga sot ndalohet importi i mishit që vjen në Shqipëri nga Brazili! AKU: Produkt i pasigurt!

September 3, 2026
“SpaceXAI” e Elon Musk paditet për publikimin e imazheve s*ksuale të gjeneruara me Inteligjencë Artificiale!

“SpaceXAI” e Elon Musk paditet për publikimin e imazheve s*ksuale të gjeneruara me Inteligjencë Artificiale!

September 3, 2026
Shpërthen spiunazhi me “Pegasus” në Serbi, në shënjestër aktivistët studentorë dhe opozita! Zbulohen detaje se si funksionon rrjeti

Shpërthen spiunazhi me “Pegasus” në Serbi, në shënjestër aktivistët studentorë dhe opozita! Zbulohen detaje se si funksionon rrjeti

September 3, 2026
“Jini të sigurt, do i arrestojmë që të gjithë!”- Ministri grek ngre alarmin: Call-Centerat shqiptarë po mashtrojnë grekët, janë bërë si epidemi !

“Jini të sigurt, do i arrestojmë që të gjithë!”- Ministri grek ngre alarmin: Call-Centerat shqiptarë po mashtrojnë grekët, janë bërë si epidemi !

September 3, 2026
“Po rekrutohen njerëz në rrjetet sociale”- Pas Gjermanisë edhe Danimarka në alarm, Inteligjenca: Rusia po përgatit sabotime!

“Po rekrutohen njerëz në rrjetet sociale”- Pas Gjermanisë edhe Danimarka në alarm, Inteligjenca: Rusia po përgatit sabotime!

September 3, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç reagon për marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK më 12 shtator: Jam i shqetësuar, do flas edhe në Asamblenë e OKB-së

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com