• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Konflikti që ‘trazon’ botën, Kina pushton Tajvanin ushtarakisht në vitin 2020?

by A R
04/01/2018 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta “South China Morning Post”, me bazë në Hong Kong, ka publikuar dje shkrimin e një analisti kinez që flet për mundësinë e pushtimit të Tajvanit nga Kina në vitin 2020.

Gazeta i referohet fjalimit të presidentit kinez, Xi Jinping, mbajtur në kongresin e 19-të, ku foli për “ribashkimin si një strategji themelore të një ere të re të Kinës”.

“Sipas raportit, kjo erë e re i referohet periudhës nga tani deri në mesin e këtij shekulli.

Deri në vitin 2050, Kina duhet të ketë arritur rilindjen e kombit kinez dhe të jetë bërë një fuqi socialiste moderne”, shkruan gazeta.

Por ka edhe disa zhvillime të kohëve të fundit.

Gazeta citon një diplomat në Ambasadën kineze në SHBA, të jetë shprehur se “ditën që marina e SHBA mbërrin në Kaohsiung, është dita kur Ushtria jonë e Çlirimit të Popullit do të bashkojë Tajvanin duke përdorur forcën ushtarake”.

Gazeta shkon më tej me hipotezat e ndërhyrjes kineze.

Sipas saj, është kombinimi i disa faktorëve që mund të çojë në konfrontimin ushtarak, si p.sh, etiketimi nga administrata Trump, si rival strategjik dhe përfshirja e këtij përkufizimi në strategjinë e sigurisë kombëtare, shqetësimi i Pekinit për një lëvizje pro-pavarësisë në Tajvan dhe besimi se “tani ka aftësinë për ta zgjidhur problemin njëherë e mirë”.

Gazeta gjen edhe atë që mungon në këtë strategji: Pretekstin e sulmit, raporton Respublica. Ky mund të jetë vendimi i Tajvanit për të shkëmbimin e anijeve me SHBA, ndërkohë që eventualiteti i luftës hap një perspektivë tjetër për karrierën e presidentit kinez, Jinping, të cilit i përfundon mandati në vitin 2022.

Në kushtet e luftës Xi Jinping do të vijojë të qëndrojë në detyrë për të siguruar suksesin e strategjisë dhe të vetë luftës.

Po kështu, një skenar lufte në këtë zonë, do të inkurajonte Korenë e Veriut në sulm ndaj Jugut, nisur nga fakti se sot, Kina është aleati kryesor i Phenianit dhe aktor kryesor në zhvillimit në atë zonë të botës.

Një arsyetim pse viti 2020 shikohet si kohë e ndërhyrjes është fakti se ky vit është afër me vitin 2021, vit i përmbushjes së një prej “dy objektivave të shekullit”, që është statusi i një shoqërie me zhvillim të moderuar.

2021është edhe 100 – vjetori i themelimit të Partisë Komuniste të Kinës, që është një jubile që mund të shërbejë për të vënë në lëvizje akte force.

E vetmja e panjohur është aftësia ushtarake e Kinës për të përmbushur këtë objektiv.

Gazeta referon burime të ndryshme, por përtej këtij aspekti teknik, i rëndësishëm mbetet fakti se çështja e Tajvanit shikohet e zgjidhur vetëm përmes opsionit ushtarak.

Është interesant fakti se në artikull përjashtohet çdo analizë e ndërlikimeve ndërkombëtare që mund të sjellë një zhvillim i tillë, gjë që është e pamundur.

http://www.scmp.com/comment/insight-opinion/article/2126541/china-planning-take-taiwan-force-2020

Next Post
GREQI/ Tre shqiptarë arratisen nga qelia e paraburgimit, njëri i dënuar për vrasje

GREQI/ Tre shqiptarë arratisen nga qelia e paraburgimit, njëri i dënuar për vrasje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

August 22, 2026
Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com