Një familje ka kaluar momente paniku në fshatin Poran të Malësisë së Madhe pasi një person ka qëlluar me armë drejt banesës së tyre.
Bëhet fjalë për familjen e Lek Ndout. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga ngjarja.
Të shtënat kanë ardhur pasi më herët Ndou dyshohet se kishte qëlluar me armë drejt furgonit të shtetasit Tonin Pepkolaj.
Mësohet se konflikti ka ardhur pas një sherri për pasagjerët.
Arma u gjet në shtëpinë e shtetasit Lek Ndou, i cili u shpall në kërkim nga policia. Konflikti i dy familjeve ka nisur disa kohë më parë pasi djali i Lekës është konfliktuar me Tonin Pepkolajn.
Policia po punon për kapjen e Ndout dhe po heton sulmin ndaj banesës së tij që dyshohet se ka lidhje po me ngjarjen e një dite më parë./a.m.