Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prizren.
Mësohet se nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të plagosur tre persona, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën i shtruar në spital.
Ngjarja ka ndodhur në një parking në rrugën e ‘Pushkatarëve’ në Prizren.
Sipas hetime paraprake dyshohet se sherri ka nisur në një parking automjetesh në rrugën e ‘Pushkatarëve’ në Prizren.
Ndërkaq mësohet se janë arrestuar dy të dyshuar.
Autoritetet përkatëse vijojnë punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.