• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Konflikti për fëmijën/ Gruaja hedh nga shkallët burrin me paterica, ai ja kthen me grushte

by A R
30/05/2016 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri rastet e dhunës në familje ndaj grave janë tashmë një fenomen masiv, por po aq të shpeshta janë edhe rastet kur viktima të dhunës janë burrat. I tillë është rasti i një shtetasi nga Tirana i cili është dhunuar dhe rrëzuar nga shkallët nga bashkëshortja e tij. Gjithçka ka nisur për kujdestarinë e djalit të çiftit në proces divorci.

Kur shtetasi G.K. shkoi në banesën e vjehrrit të tij, u konfliktua me bashkëshorten E.K që ishte larguar nga banesa dhe priste nisjen e procesit të divorcit. Ai kërkonte të merrte djalin, por gruaja reagoi ashpër duke e shtyrë dhe duke e rrëzuar atë nga shkallët. Por, konflikti nuk mbaroi me kaq, burri i’u kundërvu dhe goditi disa herë me grushte gruan. Pas ngjarjes, burri denoncoi dhunën e gruas në polici. Të njëjtën gjë bëri edhe shtetasja E.K. Në përfundim të procesit gjyqësor, të dy bashkëshortët u dënuan me nga 3 muaj heqje lirie me kusht për secilin.

Si ndodhi ngjarja

Në datën 04.06.2015 rreth orës 18 :00 shtetasi G. K. është goditur nga bashkëshortja e tij duke rënë më pas nga shkallët pas goditjes. Edhe shtetasi G. K. nga ana e tij ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes duke e goditur atë me grusht në fytyrë. Pas incidentit G. K. ka njoftuar nëpërmjet 129 se bashkëshortja e tij shtetesja E. K. ka ushtruar dhunë ndaj tij. Më pas si shtetasit G. K. ashtu edhe E. K. kanë bërë kallëzim penal ndaj njëri-tjetrit në Komisariatin e Policisë nr.3 Tiranë. I është marrë kallëzim shtetasit G. K. i cili sqaron se në datën 04.06.2015 ai ka shkuar te shtëpia e bashkëshortes së tij E. për të çuar djalin e vogël, pasi është në proces divorci dhe nuk jeton më me bashkëshorten.

Në momentin që kam lënë djalin filluam duke biseduar për seacën gjyqësore për ndarjen. Gjatë bisedës po diskutonim për fakte dhe prova që unë disponoj kundrejt saj të cilat i kam në telefon. Në këtë moment E. donte të më merrte telefonin për të fshirë provat që unë kam. Më ka shtyrë nga shkallët dhe unë jam rrëzuar pasi jam me paterica. Kam pësuar një aksident të rëndë dhe kam shumë dëmtime në trup. Kam kërkuar ndihmë, por askush s’më ka ndihmuar, E. është afruar dhe më ka gërvishtur në qafë, për tu vetëmbrojtur i kam gjuajtur me një shuplakë në fytyrë.

I është marrë kallëzimi penal shtetases E. K., e cila sqaron se në datën 04.06.2015 ka takuar shtetasin G. K. i cili solli djalin në banesën time. Gjatë kësaj kohe kemi filluar të debatojmë në lidhje me kujdestarinë e djalit dhe gjatë këtij debati shtetasi G. K. më ka goditur më grusht në fytyrë. Menjëherë jam futur brenda në banesë. Mbas disa minutash është bërë shoqërimi për në ambjentet e komisariatit të policisë./Javanews/a.m.

Next Post

Pak ditë nga Euro2016 vijojnë protestat në rrugët e Parisit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin

Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin

May 18, 2026
Kriza e naftës, Berisha: Rama po vjel nga qytetarët miliona pa u dhënë asnjë ndihmë

“Raporti i IBAR nuk miratohet” / Sondazhi: 76.6 për qind e shqiptarëve mendojnë ndryshe nga Berisha

May 18, 2026
Blindohet spitali i Traumës, një nga të plagosurit e atentatit në Durrës i plagosur rëndë

E plagosën me armën e tij, polici transportohet te Trauma, mjekët: Gjendja e 20-vjeçarit është…

May 18, 2026
Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

May 18, 2026
“Kosova nuk është Shqipëri, pranojeni!”, Spahiu: Duan që t’i shkojë Edi Rama dhe t’u fshijë plehrat…

“Kosova nuk është Shqipëri, pranojeni!”, Spahiu: Duan që t’i shkojë Edi Rama dhe t’u fshijë plehrat…

May 18, 2026
E padëgjuar! Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet

E padëgjuar! Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet

May 18, 2026
Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mexhiti: Mickoski së shpejti në Tiranë

“Do ta japin shqip provimin”, Mexhiti u jep lajmin studentëve shqiptarë pas protestës

May 18, 2026
Avokati i Thaçit kritika Speciales: Për më shumë se 5 vitesh s’na ka pranuar asnjë ankesë!

Avokati i Thaçit kritika Speciales: Për më shumë se 5 vitesh s’na ka pranuar asnjë ankesë!

May 18, 2026
Ministria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

Ministria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

May 18, 2026
Trafikonin drogë në vende të ndryshme të Europës, Europoli vë në pranga 25 shqiptarë (Foto)

EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revolucionare të Iranit

May 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In