• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Konflikti nuk është midis Bashës dhe Berishës”/ Ristani: Pas Kuvendit do të ketë zgjedhje në të gjitha degët e PD

by A R
01/12/2021 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, shprehet i sigurt se në datën 11 Kuvendi do mblidhet për të ndryshuar statutin e Partisë Demokratike.

Risatini thekson se pas Kuvendit do të ketë zgjedhje në të gjitha degët e PD, dhe zgjedhje të kryetarit të PD me sistemin një anëtar një votë.

Mes të tjerash ai u shpreh se konflikti nuk është midis Bashës dhe Berishës dhe nuk mund të zgjidhet midis tyre. Sipas tij, ai është mes anëtarëve të PD dhe kryetarit Basha.

“Tashmë është e sigurt që në datën 11 kuvendi i PD i thirrur nga mbi 1/4 e anëtarëve do të mblidhet për të ndryshuar statutin e PD, për të shqyrtuar veprimtarinë anti statutore të kryetarit të PD dhe për të rifutur në statutin e PD dispozita të cilat do të bëjnë të mundur mbajtjen e referendumeve në PD. Është dorëzuar para disa kohësh siç jeni në dijeni, mbi 4200 firma të anëtarëve të kuvendit të PD, firmat janë në masë të mbledhura nga anëtarët e kuvendit, sigurisht me vullnetin e plotë të tyre.

Janë dorëzuar në zyrat e këshillit kombëtar të PD, kanë qenë të hapur për median e për çdo të interesuar për tu verifikuar. Nga ana tjetër keni deklarime të përditshme të anëtarëve të kuvendit nga degë të ndryshme të PD, shembuj të deputetëve të cilët kanë shkuar për ti verifikuar këto firma kështu që është jashtë çdo dyshimi që firmat janë me vullnet të plotë. PD vepron në kushte të sovranitetit të saj, është vullneti i anëtarëve jo vetëm të kuvendit por të të gjithë PD, për të zgjedhur atë që ata mendojnë se e drejtojnë drejt fitores dhe prosperitetit. Se çfarë do zgjedhin, e se si do e zgjedhin, kjo mbetet për tu parë gjatë zgjedhjeve. Ky kuvend nuk do ta mbyllë këtë proces por do ta hapë atë.

Pas kuvendit do të ketë zgjedhje në të gjitha degët e PD, dhe zgjedhje të kryetarit të PD me sistemin një anëtar një votë. Thashë kjo mbetet në vullnetin e anëtarëve të PD. Ndërkohë zoti Berisha është tërësisht i lirë në vullnetin e tij, për të ofruar punën e tij dhe mundësitë e tij për PD. Për mendimin tim kuvendi i vetëm është ai i vullnetit të anëtarësisë të PD i cili do të mblidhet në datën 11. Kini parasysh demokracia është vullneti i shumicës dhe shumica do të mblidhet në datë 11. Kini parasysh npm mediave dhe publikut do të shohim se si shumica e anëtarëve të kuvendit të PD në dt 11 do të mblidhen, nuk mund të ketë një kuvend tjetër sepse nuk mund të krijohet një shumicë tjetër për datën 18. Nuk do të ketë në 18 një kuvend, të paktën jo një kuvend shumice.

Do të ishte në nder dhe të pakicës të vinte në kuvendin e shumicës, të kishte mundësinë të verifikonte mbledhjen e shumicës dhe në këtë mënyrë të shkonim të gjithë drejt një procesi të rregullt e të pranuar nga të gjithë. Është në detyrën e pakicës të vijnë sepse organet drejtuese të PD edhe për aq sa në gjithë procesin e parregullt në të cilën janë zgjedhur sekretariatet, por përsëri e kanë për detyrë të vijnë. Që në fillim të kësaj lëvizje kurrë nuk e kemi patur një problematikë midis Berishës dhe Bashës.

Është një problematikë dhe një konflikt midis anëtarëve të PD dhe kryetarit i cili shkel statutin në mënyrë të vazhdueshme. Konflikti nuk është midis Bashës dhe Berishës dhe nuk mund të zgjidhet midis tyre, ai është mes anëtarëve të PD dhe kryetarit Basha. Kryetari i cili e përsëris edhe një herë e ka çuar partinë nga një humbje në një tjetër”, u shpreh Ristani.

/a.r

Next Post
Misteret e krimit/ Kë takoi piloti Babis pas vrasjes së Caroline? Çdo ditë që kalon, shton dyshimet tek financat, do kontrollojnë transaksionet bankare

Vrasja e Caroline/ Gjyshërit i ndryshojnë mbiemrin vogëlushes, reagon Babis: Është e padrejtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjergj Luca hap nesër kompleksin e tretë “Fish City”, këtë herë në Apoloni të Fierit

Gjergj Luca hap nesër kompleksin e tretë “Fish City”, këtë herë në Apoloni të Fierit

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Parku i Liqenit me syte nga qielli dhe SPAK

Parku i Liqenit me syte nga qielli dhe SPAK

September 11, 2026
“Nuk e pret Amerika”, Ngjela zbulon çfarë fshihet pas vizitës së Berishës në SHBA

“Nuk e pret Amerika”, Ngjela zbulon çfarë fshihet pas vizitës së Berishës në SHBA

September 11, 2026
Aksident i rëndë në Fier, përplasen tre mjete në aksin rrugor Strum-Roskovec, një i vdekur

U prangos në Greqi! Kush është trafikanti i kokainës që kërkohej nga Shqipëria për vrasje?

September 11, 2026
Me qeverinë dhe partinë në Pogradec, Rama me drejtuesit politikë, krerët e komisioneve dhe ministrat

A e sheh veten President? Rama flet për të ardhmen: Nuk zgjedh pasardhës. Do vazhdoj të jem anëtar i PS

September 11, 2026
Sulmohet tubacioni i naftës në Arabinë Saudite, shpërthejnë zjarre në disa pika

Sulmohet tubacioni i naftës në Arabinë Saudite, shpërthejnë zjarre në disa pika

September 11, 2026
Rama zbulon “Thembrën e Akilit” në negociatat për Sazanin: Çfarë më tha Kushner

Rama zbulon “Thembrën e Akilit” në negociatat për Sazanin: Çfarë më tha Kushner

September 11, 2026
Rama sqaron projektet: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci është pronë private!

Rama sqaron projektet: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci është pronë private!

September 11, 2026
Nufi: Shqipëria, kontribuese e mbrojtjes kolektive, stabilitetit rajonal dhe gatishmërisë së NATO-s

Nufi: Shqipëria, kontribuese e mbrojtjes kolektive, stabilitetit rajonal dhe gatishmërisë së NATO-s

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com