• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konflikti në PD/Skenarët pas 5 janarit, në fakt beteja e Berishës për statutin paralel mund të zgjasë një dekadë

by Java News
25/12/2021 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Pas disa tentativave për të pushtuar me forcë selinë e Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka lënë afat Lulzim Bashës deri në 5 janar 2022, për t’u larguar nga selia bashkë me lidershipin e tij. Në të kundërt, Sali Berisha ka sinjalizuar se do të rrethojë me mbështetësit e tij selinë blu, duke nënkuptuar mundësinë e largimit të Bashës me forcë. Nga ana tjetër, Lulzim Basha ka deklaruar se po përgatitet për të përballuar të gjithë skenarët e Sali Berishës, përfshirë edhe një sulm të mundshëm të këtij të fundit, për të marrë me forcë selinë. Dy grupet, pasi kanë shkarkuar dhe nuk njohin njëri-tjetrin, duket se po shkojnë drejt një përplasje fizike.

Krahas rrugës së vetëgjyqësisë, Lulzim Basha dhe Sali Berisha kanë nisur edhe një betejë ligjore. Është pikërisht kjo përballje ligjore, e cila në fund do të përcaktojë se kush do ta kontrollojë selinë e Partisë Demokratike.

Sali Berisha ka dërguar për konfirmim në gjykatë statutin paralel që miratoi në Foltoren e Madhe në stadium, në 11 dhjetor 2021. Mbi këtë statut, Berisha ka shkarkuar Lulzim Bashën dhe rrethin e tij, ndërsa ka kaluar PD-në në duart e një të ashtuquajturi Komision për Rithemelimin e partisë. Statuti i Berishës është miratuar nga një Kuvend qartësisht i paligjshëm, jashtë statutit zyrtar të PD-së dhe mbi rregulla arbitrare të sajuara nga Berisha, pasi është shmangur verifikimi i firmave të delegatëve, ndërsa Kuvendi është drejtuar nga një komision i paligjshëm i caktuar nga Berisha.

Për konfirmim në gjykatë ka dërguar ndryshimet statutore edhe Lulzim Basha, ndonëse 5 muaj me vonesë. Mbi këto ndryshime, Lulzim Basha, në Kuvendin e 18 dhjetorit 2021, nxori jashtë lojë të gjitha vendimet e njëanshme dhe strukturat paralele të ngritura nga Berisha. Basha largoi Sali Berishën nga çdo forum të PD-së për shkak të shpalljes non grata nga SHBA dhe mentalitetit komunist.

Skenarët

Gjyqtari milioner dhe me karrierë të dyshimtë Agron Zhukri do të shqyrtojë statutin e grupit të Berishës. Nëse Agron Zhukri refuzon konfirmimin e statutit paralel si paligjshëm dhe bazuar në dokumente të falsifikuara, një vendim i tillë do të bënte të pavlefshëm jo vetëm statutin, por edhe Kuvendin e 11 dhjetorit, komisionin e rithemelimit si dhe të gjitha vendimet e Kuvendit dhe komisionit të Berishës.

Nëse gjyqtari Agron Zhukri konfirmon statutin paralel, Lulzim Basha mund ta ankimojë vendimin e konfirmimit në Gjykatën e Apelit. Një lëvizje e tillë bllokon hyrjen e në fuqi të vendimit deri kur të shprehet Apeli me formë të prerë.

Në progres-raportin e fundit të Komisionit Evropian për Shqipërinë thuhet se për të shqyrtuar një çështje në Apel duhen mesatarisht 5 vite. Vendimi i Apelit është i zbatueshëm, por nëse Apeli rrëzon Berishën, ku i fundit mund t’i drejtohet Gjykatës së Lartë, e cila për të shqyrtuar një çështje kërkon një kohë më shumë se sa 5 vite, për shkak të numrit të madh të dosjeve, rreth 40 mijë. Palët më pas mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese dhe Strasburgut.

Gjykata mund të konfirmojë të dy statutet

Nuk përjashtohet mundësia që Gjykata e Tiranës të konfirmojë të dy statutet e PD, statutin zyrtar dhe atë paralel. Kjo për arsyen se ligji për partitë politike parashikon që gjykata ka një rol krejt formal në shqyrtimin e statuteve të partive politike. Sipas ligjit për partitë politike gjykata verifikon nëse ndryshimet në statutin e partisë u përmbahen ose jo parimeve kryesore demokratike. Të dy statutet, si dokumenti zyrtar ashtu edhe statuti paralel, u përmbahen parimeve të përgjithshme demokratike. Ka gjasa që gjykata të kufizohet vetëm tek parimet demokratike dhe jo tek ligjshmëria e procesit që ka prodhuar statutin paralel./ Shqiptarja.com

Next Post
SKANDALI/ Ndihmonte vjehrrën e nënkomisarit, tutore prostitutash në një lokal në Tiranë

SKANDALI/ Ndihmonte vjehrrën e nënkomisarit, tutore prostitutash në një lokal në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

March 26, 2026
Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

March 26, 2026
Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

March 26, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

 Kur na e thonë të vërtetën në sy

March 26, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

March 26, 2026
Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

March 26, 2026
Formacioni i mundshëm/ Sylvinho lë Jasir Asanin në tribunë, luan me ‘9-të fals’ kundër Polonisë

Formacioni i mundshëm/ Sylvinho lë Jasir Asanin në tribunë, luan me ‘9-të fals’ kundër Polonisë

March 26, 2026
Tjetër dramë për familjen korçare, vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

Tjetër dramë për familjen korçare, vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

March 26, 2026
A duhet të garojë Salianji përballë Berishës për kreun e PD? Ja si përgjigjet deputeti Boçi

A duhet të garojë Salianji përballë Berishës për kreun e PD? Ja si përgjigjet deputeti Boçi

March 26, 2026
Publikoi sërish pamje të motrës së tij të zhveshur, Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri

Publikoi sërish pamje të motrës së tij të zhveshur, Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In