• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konflikti në PD, Çollaku: Dje s’kishte takim të Këshillit Kombëtar, asnjë anëtar i PD zyrtare s’ka qenë! Nesër zgjedhjet për kreun e ri

by Java News
28/07/2023 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku ka komentuar në Report Tv zhvillimet në Partinë Demokratike, ku palët po vijojnë përplasjen për vulën, por edhe për procesin zgjedhor për kryetarin e ri. Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti thotë se dje nuk ka pasur mbledhje të Këshillit Kombëtar, por e gjitha ka qenë një takim i presupozuar nga grupi pro Bardhi. Ai shprehet se asnjë nga anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së zyrtare nuk kanë marrë pjesë në takim, ndërsa thotë se grupi Bardhi nuk ka bërë asnjë provë publike për të vërtetuar që takimi është zhvilluar.

“Dje s’ka patur asnjë mbledhje të Këshillit Kombëtar, e konfirmuar jo vetëm nga unë por edhe nga informacionet që kemi s’ka pasur asnjë prani të anëtarëve të këshillit. Është njoftuar një takim i presupozuar si takim. Ne dijeni time nuk kam asnjë prove për të provuar që është realizuar një mbledhje, qoftë edhe pjesës së Rithemelimit me deputetët. Kam parë disa deputetë që janë ngjitur në zyrë dhe kanë deklaruar pas një ore që është kryer një mbledhje e këshillit online. Skam parë asnjë plan video, asnjë diskutim, u bënë 24 orë s’kam informacion për pjesëmarrësit, emrat kush kanë marrë pjesë. Kam hapësirë për të dyshuar. Asnjë anëtar i PD zyrtare s’ka marrë pjesë dje në mbledhje. Çdo gjë që mund të jetë organizuar, peticion për të ndaluar Lul Bashën në PD, por s’ka asnjë vlerë satutore. Kjo është në spekulim, s’kam parë asnjë provë publike që është zhvilluar takim”, tha Çollaku për Report Tv.

Çollaku thekson se nesër do të ma bahen zgjedhjet për kryetar dhe se synojnë që deri në fund të shtatorit partia të jetë strukturuar.

“Ndjej keqardhje, në mënyrë të posaçëm për bardhim që e kam vlerësuar. Nesër në datën 29 korrik janë zgjedhjet. Pastaj fillon procesi për ristrukturimin plotë të PD, synimi ynë është që në shtator-tetor PD të jetë një strukturë aktive për tu përballur me çdo situatë. Në fund të shtatorit ky proces duhet ët jetë i përfunduar dhe PD do jetë funksionale”, tha ai.

Një ditë më parë Keshilli Kombetar i thirrur nga Bardhi mori vendimin për të pezulluar funksionin e Kryesisë së PD, pasi sipas Këshillit që prej datës 6 qershor, kur u vendos edhe hapja për garën për kryedemokratin e ri, ka marrë vendime në skelje të statutit. Pas përfundimit të mbledhjes, Bardhi tha se vendimet e Kryesisë janë nul dhe se sipas tij kanë falsifikuar edhe vulën. Zgjedhjet për kryetarin, krijuan një krisje të re në PD zyrtare. Pas Rithemelimit, Gazment Bardhi me grupin parlamentar të PD ju kundërvunë rikthimit të Lulzim Bashës, me argumentin se kthimi i tij do të pengonte bashkimin e PD./m.j

Next Post
Dogji veten pas varrimit të djemve të vrarë nga serbët/ Shteti merr nën kujdes gurin e nënë Pashkës, dërgohet në Mejë-Gjakovë

Dogji veten pas varrimit të djemve të vrarë nga serbët/ Shteti merr nën kujdes gurin e nënë Pashkës, dërgohet në Mejë-Gjakovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In