• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Konflikti mes policit të rrugores dhe qytetarit në Shëngjin, arrestohet 27 vjeçari

by Java News
21/08/2016 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është zbardhur e vërteta e videos ku një polic rrugor qëllon me grusht një drejtues automjeti. Sipas videos së plotë të publikuar nga “Jeta Osh Qef”, drejtuesi i mjetit ka tentuar të kryejë në parakalim të gabuar në sy të policit rrugor.

Ky i fundit i ka bërë shenjë që të ndalojë, por ai jo vetëm që nuk ka ndaluar, por edhe e ka shkelur me makinë në këmbë. Pas kësaj, Policia e ka nxjerr jashtë drejtuesin dhe ka tentuar ta arrestojë, por ai përsëri ka kundërshtuar me forcë.

Në videon e plotë dallohen momentet se si polici rrihet dhe dhunohet nga drejtuesi i mjetit dhe një tjetër.  Ndërsa ne pjesen e dyte te videos se publikuar mbreme, duket vetem polici i cili qellon dhe hedh ne toke drejtuesin e makines.

Arrestohet njëri nga autorët

Policia e Lezhës ka arrestuar 27­vjeçarin Blerti Kola dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij Daniel Kola 30 vjeç, pasi të dy qëlluan me grushte dhe dhunuan një efektiv të policisë rrugore në Shëngjin.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 21.08.2016 është arrestuar shtetasi Blerti Kola, 27 vjeç, banues në Lezhë, si dhe po punohet për kapjen dhe të vëllait të tij shtetasit Daniel Kola, 30 vjeç, banues në Lezhë.

Nga veprimet hetimore të kryera nga oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, këta 2 shtetas duke udhëtuar me mjetin tip “Rover” në rrugën Shëngjin­Lezhë, në bashkëpunim me njeri ­tjetrin, për shkak të detyrës, nuk i janë bindur urdhërit si dhe kanë ofenduar dhe goditur punonjësin e policisë të qarkullimit rrugor, inspektorin A.B., i cili pasi ka marrë ndihmen e nevojshme në spitalin e Lezhës është larguar për në banesë jashtë rrezikut për jetën.

Vepra penale “Goditje për shkak të detyres” në bashkëpunim, parashikohet nga neni 237 e 25 i Kodit Penal. Në lidhje me këtë ngjarje, eshte publikuar dhe nje video ne mediat online. Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, ka nisur menjëherë verifikimet për veprimet e punonjësit të policisë rrugore, si dhe po bëhet kqyrja e kamerave të ambienteve përreth për të siguruar videon e plotë te ngjarjes.

Policia e Shtetit bën me dije nga ana tjetër, se goditja e punonjësit të policisë është vepër penale dhe çdo punonjës policie , në bazë të nenit 133 të ligjit 108/2014 “Për policinë e shtetit” ka tagrin të reagojë, duke përdorur forcen, ndaj çdo shtetasi që e godet atë për shkak të detyrës./Panorama/a.k

VIDEO E PARË

https://youtu.be/kmoBbVkeMJk

Next Post
Surprizat e reformës në drejtësi/ Magjistratët me pension më të lartë sesa rroga neto

Trajtimi financiar për magjistratët e rinj, rrogë 3 mln lekë dhe bonuse të majme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In