Në lidhje me konfliktin në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit midis ministres teknike, Mirela Karabina dhe ish-sekretarit të Përgjithshëm, Plarent Ndreca, ka reaguar Policia.
Mësohet se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është njohur jo zyrtarisht me konfliktin institucional ndërmjet Ministrit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të MAS, ndërsa pohoi se nuk është detyrë e strukturave policore dhe kompetencë e saj, zgjidhja e kësaj situate.
“Policia e Shtetit ju ka bërë me dije zgjidhjen e situatës duke ju drejtuar Gjykatës Administrative dhe Prokurorisë. Për sa i përket shërbimit të sigurisë fizike, të dy shoqëritë janë kontraktuar nga i njëjti institucion”, thuhet në reagimin e policisë.
a.ç