• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konflikti i Ligjit 7501 me atë të kthimit të pronave !

by Java News
26/08/2018 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatmir Merkoçi

Ligjet, janë tërësia e rregullave të një vendi. Ato zbatohen vetëm aty ku dhe bëhen. Çdo ligj ka forcën e tij zbatuese. Të gjitha ligjet, pikësëpari, duhet të jenë në përputhje me kushtetueshmërinë, për të mos prodhuar më pas, përplasje apo anarshi. Por a ka ndodhur kjo në vendin tonë ? A ka përplasje ligjesh dhe si pasojë dhe institucionesh ? Nga pikëpamja juridike, nuk duhet të ketë ligje të tillë. Po në realitetin aktual, themi se këto ligje janë prezent. Ndaj dhe kanë krijuar anarshi. Kanë krijuar konflikte, jo vetëm gjyqësore, por dhe personale. Jo rrallë herë kemi parë konflikte të tilla, të cilat kanë përfunduar në dhunë, e deri në marrje jetësh. Si shembull po marrim pronën, çështja më e përfolur deri më tani.

Në se i referohemi kushtetutës, Neni 41 i saj thotë:

  1. E drejta e pronës private është e garantuar. 2. Prona fitohet me trashëgimi, dhurim, blerje, dhe me çdo mënyrë  tjetër klasike të parashikuar në Kodin Civil 3. Ligji mund të parashikojë shpronësim………… …… vetëm për interes publik.  Deri këtu dakord. Por a u fitua prona si e tillë? Ligji 7501, i cili në thelb, është një ligj, i cili i ngjan një “reforme agrare”. Por dhe një ligj ( i gjykuar për kohën si më i drejtë) i cili, toka bujqësore, i jepej fshatarit për të punuar e prodhuar.

Kontradikta lindi kur, u miratua ligji 7638 viti 1993 i ndryshuar me ligjin 9235 i vitit 2004 i ndryshuar me ligjin 133 i viti 2015 për kthimin dhe kompensimin e pronës. Në bazë të këtij ligji, toka i kthehet pronarit. Ajo kompesohet kur është e zënë. E në këtë rast, pronari kompensohet. Por prona i kthehet të zotit, kur ajo ndërron destinacion. Pyetja lind vetiu.- kjo tokë arë, e pa punuar ose e kthyer për ndërtim ( si në asnjë vend tjetër, toka arë kthehet në tokë ndërtimore) duhet ti kthehej pronarit, sipas ligjit.

Shteti nuk mbrojti pronën e shtetasve, sipas kushtetues e ligjit. Përkundrazi, ai e lejoj anarshinë. E lejoj duke prodhuar ligje të tjera. ( asnjëherë në favor të pronarit) Kështu, nxorri dhe një V.K.M.  për fermat ( ndërmarrjet bujqësore. N.B.) Kjo V.K.M, ( që u quajt- për ristrukturimin e N.B-ve.) ndoshta është më famëkeq se vetë ligji 7501. Pasi, toka dhe ndërtesat e fermave,ju jepej personave që ishin punëtorë të fermës, por jetonin në qytet ( Fermat u prishën dhe nuk patën asnjë eficensë më pas), kurse ligji, pronarin vetëm e kompensonte. Me Ligjin 7699 pati kompesime me obligacione, por obligacionet nuk patën asnjë vlerë. Ato nuk u vunë kurrë në efiçensë. Ndaj pronarët, vetëm i morën ato si vendime të komisionit. Por asnjëherë nuk u zbatua nga vetë qeveritë. Në se, ligji i pronave, do zbatohej me “dashamirësi”, sot, situata do ish ndrysh.

Ligji i pronave, nuk kish forcë mbi ligjin 7501. Fshatarët u bënë pronar. Por prona e tyre nuk u vu në efiçencë. Kështu që, fshatarët nuk e punuan dhe nuk prodhuan asgjë. Shteti nuk ju kërkoi asnjë taks, ndërkohë që pronari duhej shpronësuar ( shpronësim që paguhej po nga buxheti i shtetit) dhe paradoksi vazhdoi. Toka e fituar me ligjin 7501, në kohën e ndërtimit të infrastrukturës rrugore, pronari i ri ( fshatari) dëmshpërblehej po nga shteti. Pra një pronë shpronësohej në pagesë dy herë. Kjo rriti koston e hapi gropën ekonomike të buxhetit. Por fshatari e ktheu në tokë ndërtimi dhe e shiti për ndërtime e biznese. Pra kemi në këtë rast, hpërblimin e pronarit, pasurimin e fshatarit dhe dëmin e vetë tokës arë.

A mbaron këtu kjo katrahurë? Vetë shteti, ngriti institucione të tjera, të cilat, kishin të drejtë të privatizonte objektet. Pra, neni 16 i ligjit thotë- në rast privatizimi të objektit, të drejtën e parablerjes e ka pronari i tokës. Në shumicën e rasteve, ky nen i ligjit nuk u zbatua. Por të drejta mbi pronën, kishin dhe ministritë, si ajo e mbrojtjes, apo dhe ajo e kulturës, ku, ndërtesat apo trojet ishin në emër të tyre. Dhe këto kishin të drejtë të privatizonin këto objekte, duke anashkaluar ligjin e pronave.

Në të gjithë këtë katrahurë, pas lëvizjes demografike të pa kontrolluar ku, gjithkush zuri tokën ( kryesisht bujqësore) dhe ndërtoi pa asnjë kriter e sistem urbanistik, politika, në interes të tyre. Në interes të votave. Miratuan ligjin tjetër më famëkeq e më anti-kushtetues, që shkel çdo parim të pronësisë, ligjin e legalizimit. Për këtë ligj u ngrit dhe një dikaster i veçantë, i quajtur ALUIZEM.

Aluizmi, me anën e anti- kushtetutshmërisë së ligjit doli mbi gjykatat, doli mbi të drejtën e pronës, mbi Kodin Penal. Ai tashmë, bënte “amnisti”, duke ja hequr pronën pronarit, e ja dhuronte hajdutit, tashmë me ligj e madje, me çmim tepër qesharak.

Kjo situatë, tregoi hapur se shteti i së drejtës nuk ekzistonte realisht në Shqipëri.  Kjo solli, jo vetëm pasoja ekonomike për arkën e shtetit, por dhe një konflikt të hapur mes zaptuesit dhe pronarit.

Por kjo ka sjell dhe mos besimin e investitorëve të huaj në vend. Kjo pasi ata, pikë së pari kërkojnë sigurinë e pronës, para se të investojnë. Kjo më së shumti është më e prekshme në bregdet. Dhe pse me ligj, toka pa frut, nuk kthehet ( pasi dhe pronar nuk ka) e Ligji 7501 veproi në këto toka. Ajo jo në pak raste ju nda fshatarëve në mënyrë abuzive. Por dhe frenoi investitorët, të cilët, para se të investojnë, kërkojnë origjinën e pronës.

Në një kohë kur, zaptuesi, bëhet pronar me çmim simbolik, pronari, duhet ta riblejë pronën e tij, me çmim të kripur. Rasti i oborreve të shtëpisë, është rasti më flagrant. I cili tregon se, qeveritë kanë qenë gjithmonë, kundra dëshirës për t’ja rikthyer pronën pronarit.

Në këtë katrahurë ligjore, hynë në lojë gjykatat. Për ta rifituar të drejtën, pronarët duhet ti drejtohen gjykatës. Konflikti ligjor dhe korrupsioni në drejtësi. bëri që pronarët ( apo ish pronarët, siç i quan dhe me ligj shteti ynë demokratik) jo vetëm mos e gëzojnë pronën e tyre, por të humbasin dhe jetën e tyre, me vite të tëra, nëpër dyert e gjykatave. Gjykatat, jo vetëm që i sorrollatën pronarët me vite me rrallë, por në sajë të korrupsionit, arritën deri aty, sa nëpërmjet korrupsionit, pronën t’ja kthejnë hajdutit e jo pronarit.

Tashmë hipoteka, komisioni i pronave dhe aluizmi, janë subjekte të Qeverisë që ka të gjitha mundësitë që, me paligjshmërinë e ligjshme, Pronarit t’ja heq pronën e t’ja dhuroi atë gjithkujt që ka interes.

Por kaq tmerr është kjo situatë? Kaq pa zgjidhje është? Për të mos mbetur në kuadër të konstatimit. Po jap vetëm një zgjidhje të thjeshtë: Dihet që me Kushtetutën e vitit 1976 prona u shtetëzua. Shqiptarët nuk kishin të drejtë mbi pronën. Kështu, të gjitha oborret u regjistruan si ” oborre në përdorim”. Kur u bë ligji, paraqita një amendament nëpërmjet një deputeti, i cili e paraqiti në komisionin e ligjeve. Amendamenti ishte i thjeshtë: Me që kushtetuta e vitit 1976 u shfuqizua, në bazë të kushtetutës së re, Me ligj, ZRPP ( hipoteka) të bënte ndryshimin në regjistrin hipotekor të fjalës. Nga “pronë shtet” në  “pronë në emër të pronarit”. Ky amendament me gjithë argumentet ligjorë, u pranua. Por çuditshëm, po në të njëjtën mbledhje u hodh poshtë dhe u vendos që pronari ta blinte tokën e tij nëpërmjet Agjencisë të Kthimit e Kompesimit të pronave. Kjo tregoi se, politika nuk ishte në favor të drejtësisë. Ajo kërkonte, jo vetëm riblerjen e pronës nga pronari, por dhe sorrollatjen e tij më dyert e institucioneve.

Kjo tregon se çështja e pronave, nëse ka vullnet politik mundet të rikuperohet plotësisht. Kjo do të bënte që, pronarit, mos ti drejtohen më Strasburgut. Shqiptarët mos të ngarkohen më, jo vetëm me vlerën e kompensimit të pronarëve, por dhe me gjobat e majme të gjykatës së Strazburgut.

Ligjet i bëjnë njerëzit, ndaj ato bëhen sa më të zbatueshme e jo kontradiktorë. Kjo gjë u trumpetua dhe për Reformën në Drejtësi. Por miopia verbuese partiake e jo profesionale bëri që sot, shteti mbeti pa Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë të Lartë, ku rrezikohen dhe Gjykatat e Apeleve në të gjithë vendin. Si pasojë, qytetarët do rrinë pa zhvillim gjyqesh apo me gjyqe gjysmake. Kjo gjendje, e rëndon së tepërmi çështjen e pronës, fakt që sjell pasoja të pa rikoperueshme. Siç janë konfliktet familjare, të cilat, siç thamë më lartë kanë degjeneruar jo radhë në dhunë e marrje jete.

Next Post
Deputeti i PD/ Publikon foton kur emigroi me anije si fëmijë: Solidar me emigrantët

Deputeti i PD/ Publikon foton kur emigroi me anije si fëmijë: Solidar me emigrantët

Comments 2

  1. Aqif Cala. says:
    6 years ago

    Ju pershendes per shkrimin.
    Do deshiroja ta pergjithsoj me historin e komplikimit te tyre/pronave/, rerez_berat?
    Me te drejte mund te themi se anarshia me pronat mbetet produkt i papergjegjshmeris se klases politike, arrogances se saj dhe paaftesis se qeverisjeve te tyre!
    C’do shqiptar shpreson te shteti ligjor dhe funksjonimi i tij,me mbeshtetjen e nderkombtarve.

    Reply
  2. Aqif Cala. says:
    6 years ago

    Ju pershendes per shkrimin.
    Do deshiroja ta pergjithsoj me historin e komplikimit te tyre/pronave/, rerez_berat?
    Me te drejte mund te themi se anarshia me pronat mbetet produkt i papergjegjshmeris se klases politike, arrogances se saj dhe paaftesis se qeverisjeve te tyre!
    C’do shqiptar shpreson per zgjidhjen perfundimtare te pronave, te shteti ligjor dhe funksjonimi i tij,me mbeshtetjen e nderkombtarve.

    Reply

Leave a Reply to Aqif Cala. Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In